Doku feston pas golit me fanellën e Manchester Cityt

Sport

VIDEO/ Man. City me 'pesë yje', turpëron 2-5 Juventusin! 'Zonja' gjen Real Madridin në 1/8

27 Qershor, 08:49| Përditesimi: 27 Qershor, 09:12

  • Share

Në "Camping World Stadium" të Orlandos, Manchester City dominoi me lojë dhe gola duke turpëruar 2-5 Juventusin. "Zonja" u duk me të vërtet e vjetër në fushë dhe Igor Tudor ka shumë punë përpara nëse bardhezinjtë duan të jenë konkurrues sezonin e ri. Dominimi i Cityt u pa që në minutat e para, aty ku Doku shënoi pas një asisti fantastik të Ait Nouri. Vetëm dy minuta më vonë Juvja barazoi shifrat, kjo pasi Koopmeiners përfitoi nga një gabim i portierit Ederson. Në minutën e 26-të ishte Kalulu që me një autogol qesharak i vendosi "kapakun" ditës së zezë për Juventusin.

Me avantazhin 1-2 të pjesës së parë, City nuk e ndali ritmin dhe gjeti golin e tretë me Haaland në minutën e 52-të. Më pas Foden dhe Savinho shënuan edhe dy gola të tjerë për Man. Cityn, para se Vlahovic gjashtë minuta nga fundi të dërgonte rezultatin përfundimtar në 2-5. Me nëntë pikë të plota City e mbyll Grupin G në krye dhe në fazën e 1/8 të Kupës së Botës gjen Al Hilal. Nga ana tjetër Juvja me gjashtë pikë renditet në pozitën e dytë dhe në turin me eliminim direkt do duhet t'i bëjë llogaritë me Real Madridin.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ City turpëron Juventusin me 5 gola, Real Madridi fiton dhe gjen 'Zonjën' në 1/8 e Botërorit të Klubeve! Inzaghi kundër Guardiolës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?