Salzburg 0-3 Real Madrid, festa e Vinicius

Sport

VIDEO/ Real Madridi i shënon 3 gola Salzburgut dhe e eliminon nga Botërori i Klubeve! 'Galaktikët' kundër Juves

27 Qershor, 08:51| Përditesimi: 27 Qershor, 08:57

  • Share

Në "Lincoln Financial Field" në Philadelphia, Real Madridi kaloi pa vështirësi 0-3 ekipin e Sazlburgut. "Galaktikët" gjejnë në 1/8 e Kupës së Botës për Klube Juventusin, ndërsa Salzburg është jashtë turneut. Dueli u dominua nga skuadra e Xabi Alonsos, por golat erdhën në fundin e pjesës së parë. Vinicius Junior në minutën e 40-të shënoi pas asistit të Bellingham, ndërsa në shtesën e tretë braziliani shërbeu për Valverden që nuk gaboi dhe mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Në fraksionin e dytë Garcia shënoi për 0-3 duke i dhënë kreun e Grupit H 'Galaktikëve'.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ City turpëron Juventusin me 5 gola, Real Madridi fiton dhe gjen 'Zonjën' në 1/8 e Botërorit të Klubeve! Inzaghi kundër Guardiolës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?