Momenti kur Stiljan Pasho zbret nga makina ku fshihej ngarkesa me 26 kg drogë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, shefi i kufirit në Korçë doli nga makina pasi e kaloi në Kapshticë pa kontroll! Përjashtohet nga policia

1 Dhjetor 2023, 18:06| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 22:57

  • Share

Report TV siguron fotot kur shefi i kufirit të Korçës, Stilian Pasho hipën në makinën e ngarkuar me 26 kg kanabis në vendin e pasagjerit për ta kaluar në Kapshticë pa kontroll drejt Greqisë. I arrestuar dje nga AMP, Stilian Pasho urdhëroi vartësit e tij të mos e kontrollonin makinë që drejtohej nga Lorenco Lika. Siç shihet në 27 nëntor, mjeti ka hyrë në pikën e kalimit kufitar ku para tij gjendet në kontroll një mjet tip ‘Benz’, ndërsa ‘Pasati’ me kanabis parakalon nga e djathta e tij për të kaluar në tokën greke. 

Ashtu sikurse u mësua dje, kryekomisari e ka shoqëruar disa metra brenda tokës greke dhe më pas është kthyer në këmbë drejt kufirit shqiptar ndërsa Lika vijoi dërgimin e drogës në Greqi. Sasi e cila u kap në 28 nëntor 2023 nga antidroga greke.

Shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, Stiljan Pasho u arrestua dje 30 nëntor 2023 nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore me akuzën se ka ndihmuar kalimin e një ngarkese me 26 kilogramë drogë e cila është kapur në Greqi në datën 28 nëntor.

Pasho ka urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin ku pas bashkëpunimit me policinë greke u sekuestruan 26 kg lëndë narkotike e nisur nga Shqipëria. Më 28 nëntor policia greke njoftoi arrestimin e 36 vjeçarit për trafikimin e 27- pakove me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 26 kilogramë.

Droga ishte transportuar në një shtëpi ndërkohë që nga hetimet, rezultoi se kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria më 27 nëntor 2023 në orët e mëngjesit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit. Gjatë kontrollit, policia greke sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë. 

Sot policia e shtetit ka njoftuar përjashtimin nga rradhët të saj të Stiljan Pashos, me detyrë shef i sektorit të Kufirit në Korçë. 

 

Momenti kur Stiljan Pasho zbret nga makina ku fshihej ngarkesa me 26 kg drogë
 

 

Ora 19:45
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, përjashtohet nga policia kryekomisari Stiljan Pasho

1701370073_stiljanpasho.jpg

Shefi i sektorit të Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho është përjashtuar nga policia e shtetit pas arrestimit të tij ditën e djeshme nga AMP nën akuzën e përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike.

Pasho ka kryer shkelje të rëndë disiplinore të disa pikave në rregulloren e policisë, siç janë veprimtaria korruptive, përdorja e pozitës për interesa private ose për të tjerët.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar menjëherë, përjashtimin e  punonjësit të Policisë, Kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Përjashtimi i menjëhershëm i tij u bë për  shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Më datë 30.11.2023, Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan–Korçë ndaloi punonjësin e Policisë Kryekomisar Stiljan Pasho, në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”.

Konkretisht, nga hetimet rezulton se Kryekomisar Stiljan Pasho, me veprime konkrete dhe të drejtperdrejta, si dhe duke përdorur detyrën e tij ne DVKM Korçë, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin L. L., të kalojë kufirin në PKK Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, dhe ka urdhëruar dhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll.

Policia e Shteti mbetet e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me qytetarët, të largojë nga rradhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën apo përfshihet në veprimtari kriminale.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 02/12/2023 07:47

    Perjashtimi nga rradhet e policise eshte si ti thuash "bravo,vazhdo".Ai person dhe kushdo tjeter duhet te pergjigjet para drejtesise.

    Përgjigju
  • Rrapi: 02/12/2023 00:14

    A ka ngel n'ai polic APO n'ai komisar APO ndonje duputet APO ndonje punjones shteti te punoj e jetoj me ndershmeri ne shqiperi a ka mundesi me n'ai tregu edhe ju gazetaret n'a tregoni se vetem delenxhi po shohim

    Përgjigju
  • Gripi: 01/12/2023 22:33

    Konfiskim i pasurise deri te corapet dhe e shikoni si pyesin veten here tjeter policet bashkepuntore te krimit. Keshtu do denohen me gjykim te shkurtuar dhe se kane problem.

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 01/12/2023 20:28

    Idioti nuk e ka kuptu se puna ne shtet eshte privilegj. Bashkepunon me krimin kur duhet ta luftoje ata. Tani qaje punen dhe familjen. Rriti dhe edukoje femijte nga burgu.

    Përgjigju
    • Alex: 01/12/2023 22:48

      Sikur e kane nxjere nga burgu me Arest shtepie ose Detyrim paraqitje , ku kane bese ne shqiperi

  • sapa: 01/12/2023 19:06

    Shqiptaret kane degraduar! I madh e i vogel deshirojne te bejen para me cdo mjet dhe me cdo menyre!!Dhe nuk ka shprese as 200 vjet te filloje te behet ky vend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?