Foto ilustruese

Kaluan ilegalisht 24 emigrantë sirianë nga Shqipëria drejt Kosovës, ndalohen 3 shqiptarë, një në kërkim

10 Qershor 2020, 08:44| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 09:47

  • Share

3 shtetas shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Vërmicë, pasi kaluan ilegalisht 24 emigrantë sirianë nga Shqipëria drejt Kosovës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia në pikën kufitare të Vërmicës ka vërejtur një grup prej 24 personash me shtetësi siriane duke hyrë ilegalisht nga Republika e Shqipërisë në territorin e Kosovës. Gjithashtu policia pikasi dhe dy automjete, brenda të cilëve ndodheshin 4 shtetasit shqiptarë. Ata ishin në pritje të transportit të 24 emigrantëve sirianë, por pas pikasjes nga polica kanë tentuar të largohen.

Policia e Kosovës bëri të mundur kapjen e 3 prej tyre si të dyshuar për kryerje të veprës penale “Trafikim me emigrantët”, ndërsa personi i katër është ende në kërkim, pasi ka mundur të largohet.

Pas ndalimit policia e Kosovës sekuestroi telefonat dhe dy automjeteve me të cilat është tentuar që të kryhet trafikimi i emigrantëve.

Shqipëria prej vitesh është përdorur si një vend tranzit për emigrantët nga lindja e mesme për të shkuar drejt vendeve të BE. Për kalimin e paligjshëm të emigrantëve sirianë nga vendit ynë drejt vendeve të BE, Report Tv bëri një investigim ku intervistoi 5 prej tyre duke treguar të gjithë itinerarin se si kanë mbërritur deri në vendin tonë dhe se si do  e shfrytëzojnë Shqipërinë si vend tranzitë për të shkuar drejt perëndimit.

Ata kishin ardhur nga Bilishti nga kufiri i gjelbër dhe se të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave për t'u larguar sërish drejt BE. Report Tv i filmoi ata në autostradën Elbasan-Tiranë që erdhën me mjetin e një trafikanti. (Lexo këtu investigimin e plotë)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?