Trafiku i klandestinëve 'rrëzon' kufirin shqiptar! Itinerari si futen, lëvizja në Tiranë dhe destinacioni në BE (Dëshmitë ekskluzive)

6 Qershor 2020, 13:31| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 16:09

  • Share

Prej vitesh vendi ynë pret me qindra refugjatë kryesisht nga lindja e mesme, që përdorin Shqipërinë si “trampolinë” për të depërtuar në vendet e BE. Report TV sjell ekskluzivisht rrugëtimin e 5 refugjatëve sirianë që pas futjes ilegalisht në Shqipëri përfundojnë në kryeqytet të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave.

Bilishti është toka e parë shqiptare që ata kanë shkelur, ku nga kufiri i gjelbër në pikën kufitare në Kakavijë shkelin në Shqipëri.

Të ndihmuar nga teknologjia, trafikantët e qenieve njerëzore dhe taksistët që përfitojnë duke i 5-fishuar çmimin, ata enden nëpër Shqipëri duke kaluar nën hundën e policisë dhe herë-herë duke krijuar karvan njerëzish anës rrugëve urbane.

Kamera jonë i filmoi ata në autostradën Elbasan-Tiranë, por deri këtu ata nuk erdhën në këmbë po me mjetin e një trafikanti, siç thonë në dëshmitë e tyre.

“Unë jam nga Siria, qyteti Afrin. Kam ardhur nga Greqia në Bilisht.

Duke ecur?

Po nga Greqi në Bilisht duke ecur. Më pas nga Bilishti këtu në Tiranë kemi ardhur me makinë” – u shprehën klandestinët.

Prania e tyre në rrugët e kryeqytetit tashmë është kthyer prej kohësh në një shqetësim për komunitetin në periferi, në zonën e Babrrusë dhe Laprakës. Pas rrugëtimit ngado nëpër Tiranë ata tentojnë të strehohen në kampin e azilantëve në Babrru apo në policinë kufitare në Laprakë, por askush nuk i pret qoftë edhe për t'i kontrolluar.

Kur ata nuk marrin lëmoshën për të mbijetuar, përfshihen në vjedhje grabitje siç denoncojnë për Report TV banorët e Babrrusë që prania e tyre i ka transformuar jetesën dhe përfshirë në ankth.

Nuk dalim dot nga dera e shtëpisë, na vjedhin, policia vjen përditë. Alarm nëpër lagje. Terror. Kampi I largon. Përplasje ka çdo darkë, I ka shoqëruar policia në kamp i kanë çuar. Vijnë përditë, nuk merret vesh a është kamp a është burg. Nuk ka rregull. Nuk jemi të sigurt. Kemi marrë policinë, komunën, ata s'kanë frikë as nga policia, zihen me thika, vijnë ambulancat përditë. Kanë mbështetjen e azilit, si vinë ata deri këtu. Duket sikur policia me kampin janë bashkë”- u shpreh banori në Babrru.

Të vetmit në dukje që nuk shqetësohen nga ky fakt janë uniformat blu që ndonëse i evidentojnë ata në rrugë nuk marrin mundimin as ti ndalojnë.

“Ne ju pamë që kaluat tek një post-bllok policie çfarë ju thanë kur ju panë?

Po ne e pamë pikën e kontrollit të policisë, ato nuk na thanë asgjë.

Asgjë?

Jo, jo asgjë“-u shprehën klandestinët.

Pas kësaj ndalese të 5 refugjatët me çanta në duar dhe të rraskapitur nga rruga e përshkruar vijojnë ecjen e tyre me destinacion kampin në Babrru.

Fillimisht përballja me grupin e xhirimit të Report Tv është paksa problem për 5 të rinjtë por njëri prej tyre, Jilmaz me një anglisht të çalë aq sa për të komunikuar është I pari që thyen akullin e rrëfimit të gjithë rrugëtimit të tyre.

Nga jeni?

Nga Siria

Ku po shkoni?

(I kemi problem kamerat)

Po ikim për në Tiranë

Duke ecur?

Po

Nga po vini?

Unë po vij nga Bilishti. Unë jam nga Siria, qyteti Afrin. Kam ardhur nga Greqia në Bilisht.

Duke ecur?

Po nga Greqi në Bilisht duke ecur. Më pas nga Bilishti këtu në Tiranë kemi ardhur me makinë.

Tani ju po shkoni në kampin e azilkërkuesve?

Po, ne jemi duke shkuar në kamp.

Ju doni të qëndroni në kampin në Tiranë?

Jo ne do shkojmë për të qëndruar për pak kohë pasi jemi shumë të lodhur.

Çfarë prisni këtu në Shqipëri?

Jo ne do të shkojmë në Serbi, nga Kosova më pas duam të shkojmë në Europë.

Po shkoni për të punuar atje?

Po diçka e tillë.

Si e gjetët rrugën për të ardhur deri në Tiranë, ju ndihmoi dikush?

Jo, u orientuam duke parë tabelat, ku lexon Tirana.

Emri juaj është?

Jilmaz“- u shprehën klandestinët.  

Ai na tregon se gjithçka ka nisur nga qyteti I tyre i lindjes në Afrin të Sirisë në Irak rrugëtimi në Turqi për të kaluar më pas në Greqi e deri mbërritja në Shqipëri si dhe arsyen e zhvendosjes nga vendlindja e tyre.

“Nga Siria në Irak nga aty në Turqi, më pas në Greqi dhe në Shqipëri.

Tani kufiri shqiptar është i mbyllur si kaluat ju?

Po, ne gjetëm një rrugë në mënyrë ilegale për t’u futur, nga mali të ndihmuar edhe nga GPS.

Nuk ishit të frikësuar?

Jo, pse duhet të kemi.

As nga policia atje?

Jo as nga policët.

Çfarë ju thanë ato kur ju panë?

Asgjë na panë dhe ne vazhduam rrugën.

Ato ju kontrolluan dhe nuk ju thanë gjë edhe pse është e paligjshme?

Jo ata thjeshtë na thanë rrugë të mbarë, asgjë nuk ndodhi. E gjithë familja ime është në Danimarkë, vëllai i shokut tim jeton në Suedi.

Po përse ju qëndruat në Siri dhe familja tuaja shkuan në Danimarkë apo Gjermani?

Po për shkak të situatës problematike në Siri të gjithë duan të largohen.

Po çfarë ndodhi pse nuk jeni dhe ju me familjen?

Sepse më parë në qytetin e Afrinit asgjë nuk ndodhte me kurdët e Sirisë. Tani është një problem i madh. Ne nuk mund të jetojmë aty sepse është ISIS, gjithashtu ka dhe shumë turq që kanë ardhur në Afrin.

Por çfarë po ndodh atje, ka luftë?

Po.

Luftë mes kujt?

Luftë ndërmjet Asad, ISIS dhe Turqisë.

Po ku jetonit ju atje, keni shtëpi?

Po të gjithë ne kemi shtëpi në Afrin.

Dhe tani ju po leni gjithçka për tu larguar?

Po lëmë gjithçka atje ose duhet të vritesh ose do vrasësh dikë.” – u shprehën klandestinët.

Pas këtij komunikimi ecja e tyre vazhdon normalisht të udhëhequr nga GPS.

Në këto moment kur duket se energjitë e tyre kanë shteruar dhe kampi është disa kilometra larg Jilmaz kërkon një taksi për të dërguar 5 sirianët në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.

“Ecët për 3 kilometra nga momenti I parë që ndaluam për intervistë.

Po ndaluam 2 herë për të pushuar pak.

Jeni të frikësuar se ndonjë post-bllok policie në qytet do iu ndalojë?

Jo.

Për të shkuar në kamp, ka dy rrugë, pse zgjodhët këtë rrugë që jeni aktualisht?

Lexova tabelën që lexonte Tiranë dhe eca.

Jeni lodhur nga rruga?

Jo, miqtë tanë pyesin ku është kampi. Se tani nuk kam internet ta ndjek me GPS.  Tani do të shkojmë në kamp, i pyetëm njerëzit dhe na thanë të marrim këtë drejtim. Nuk po shoh taksi sepse duam të shkojmë në taksi“- u shprehën klandestinët.

Gjatë komunikimit Jilmaz zbulon dhe një detaj tejet të rëndësishëm, ai tregon se ardhja nga Bilishti në Tiranë është kryer me një makinë tip “Jeep” ngjyrë e zezë por pa dhënë detaje për shoferin pasi sipas tij do i prishte punë shumë bashkëkombësve të tij që përshkruajnë po të njëjtin itinerar.

Çfarë iu tha polici në post-bllokun që iu ndaloi?

Polici më ndaloi dhe më tha nga erdhe? Unë I thash erdha nga Bilishti. Më pyeti erdhe me makinë apo me këmbë? Unë i thash erdha me një makinë Jeep. Ai më pyeti çfarë ngjyre? Unë i thash një Jeep i zi, por nuk i dhashë targën e makinës.

Pra erdhët me makinë të zezë?

Po

Kush është shoferi?

Është një djalë, nuk flas për këtë.

Shoferi ishte shqiptar?

Nuk flas për këtë. Sepse kam shumë miq, janë njerëzit e mi që vijnë po me të.

Kush iu lidhi me të?

Disa njerëz.

Ai është nga Bilishti apo nga Tirana?

Nuk mund ta them”- u shprehën klandestinët.

Kështu të 5 së bashku ndonëse me një ritëm më të ulët për shkak të orëve të tëra ecje, refugjatët futen në zemër të kryeqytetit në zonën e ish bllokut aty ku dhe vëmendja qytetare është e pashmangshme.

Pas disa minutash negocim me taksistët 5 refugjatët të ndarë në dy taksi marrin rrugën për në kampin e azilkërkuesve në Babrru.

Grupi xhirimit të Report TV i ndjek sërishnga pas në përpjekje për të mos u evidentuar nga taksistët. Teksa kanë përshkruar disa kilometra rrugë, në zonën e njohur si “Oxhaku” një prej taksistëve ndalet për tu bashkuar me tjetrën dhe për të vazhduar rrugën drejt kampit në Babrru.

Sapo mbërrijnë në Babrru i pari që del për të komunikuar me përfaqësuesin e qendrës së azil kërkuesve është një prej taksistëve. Diskutimi zgjat shumë pak dhe dy taksitë së bashku me 5 refugjatët largohen.

Vetëm pak metra nga kampi refugjatët vendosin të zbresin dhe teksa paguajnë tarifën e udhëtimit dalin dhe nga taksitë. E ndërsa për postbllokun në hyrje të Tiranës kalimi i refugjatëve nëpër Shqipëri ilegalisht nuk i shqetëson aspak, kjo patrullë e cila i pikas ata të zbresin nga taksia nis ti marrë në pyetje.

Jilmaz, i cili është dhe rrëfyesi i të gjithë rrugëtimit na tregon bisedën me efektivët e policisë.

Çfarë biseduat me taksistin?

I thash taksistit dua të shkoj në kamp. Ai më tha të duhet një letër nga policia.

A folët me policinë që erdhi këtu?

Po na thanë do vijmë, por tani nuk e dimë ku janë.- u shprehën klandestinët.

Por edhe për këtë patrullë prania e emigrantëve illegal që ecin nëpër Shqipëri lirisht dhe pse të paidentifikuar apo regjistruar, nuk ishte një shqetësim.

Gjatë diskutimit ai na rrëfen se nga komunikimi me përfaqësuesin e kampit atyre u është thënë se qëndrimi në kamp nuk mund të bëhet pa qenë të pajisur me një leje nga policia e migracionit.

“Në kamp na thanë ikni në polici merrni një dokument dhe pastaj hajdeni

Doni që unë ta telefonoj policinë?

Po.

Sa paguat për taksitë?

26 euro për të dyja taksitë ”- u shprehën klandestinët.

Të vënë përballë kësaj situate dhe pa asnjë rrugë zgjidhje Jilmaz që tanimë në rolin e “liderit” të grupit kërkon të komunikojë me një mikun e tij në whatsapp. Ai tregon se personi që po komunikon  është një miku i tij që i ka thënë atij ta kontaktojë për çdo problem gjatë rrugëtimit.

Fole me një mik në telefon tani?

Po.

Çfarë te tha?

Më tha që rri aty, të shoh ç'mund të bëj, mbase kam miq në Shqipëri, shkoni tek ata. Ai ka shumë miq në Shqipëri.

Ku jeton ai?

Në Greqi. Ai ka dokumente, vjen në Shqipëri, ikën.  Më tha nëse ndodh diçka vetëm më telefono. “u shprehën klandestinët

Pasi këtij komunikimi, Jilmaz na tregon disa detaje të tjera lidhur me rrugëtimin e tyre që nga pakti që ka bërë me shokët e tij në momentin që vendosën të zhvendosen nga Siria e deri tek shija që i ka lënë Tirana.

Si ishte udhëtimi deri këtu?

Sigurisht që jemi të lodhur të gjithë, se erdhëm në këmbë nga Kosturi në Greqi deri në Bilisht. Makinën e morëm nga Bilishti deri këtu. Në momentin e parë që ai pa policinë më la atje, dhe më tej ju e dini rrugën tonë.

Si ju duk Tirana?

Shumë bukur, I thash edhe miqve të mi, që është shumë e bukur.

Tani do të rrini këtu?

Do të shkojmë në kafe, do të karikojmë telefonin. Pastaj do të shohim çfarë do të bëjmë. Tani nuk e dimë.

Sa keni pa fjetur?

Dy ditë. Maksimumi kemi fjetur 10 minuta në rrugë, ose pak në makinë.

Ne do të qëndrojmë dy ditë në hotel, të relaksohemi, dhe pastaj do të ikim në Kosovë.

Do të shkoni në Kosovë me makinë apo?

Nuk e di, kur të shkoj në hotel do ta shoh në GPS pastaj do të vendosim.

Çfarë i thua miqve të tu?

Duhet të pushojmë, kemi një rrugë të gjatë për të bërë.

Doni të qëndroni në Shqipëri?

Jo, më falni. Është bukur, por unë kam vetëm miqtë e mi me vete dhe të gjithë duam të ikim pranë familjeve tona. Unë nuk kam vëllezërit, nënën, babain, ata janë në Danimarkë.

Jeni miq të ngushtë?

Po

Si ishte i gjithë rrugëtimi? A tha ndonjëri, nuk mund të ecë më dua të kthehem pas?

Jo, sepse ti bën një zotim me veten para se të largohesh nga shtëpia. Duhet të jemi të fortë. Të gjithë thanë, nuk ka problem, të gjithë duhet të ikim “- u shprehën klandestinët.

Teksa ne merrnim rrëfimin e 5 refugjatëve sirianë pranë nesh afrohet një tjetër azilkërkues nga Maroku. Ai na tregon se prej 3 ditësh është në Shqipëri dhe se e ka të pamundur për të qëndruar në kamp.

Unë jam emigrant këtu për 3 ditë më parë, jam nga Maroku, erdha në këmbë nga Turqia në Greqi, pa autobus. Unë nuk vij në Shqipëri për të qëndruar këtu. Shqipëria është një rrugë për të vazhduar rrugën drejt Europës. Në Mal të zi, Bosnje, Kroaci. E dimë se Kroacia është e vështirë, e kemi dëgjuar prej miqve tanë më parë. Ata po vuajnë shumë në Kroaci. Por ne duhet ta kalojmë me patjetër. Më tej duam të shkojmë në Itali. Është dhe një rrugë tjetër. Nëse je në Greqi, shkon në Maqedoni, Serbi, Hungari, Rumani, Otrish, Gjermani. Ka dy rrugë. E di se unë isha në Greqi 3 muaj e gjysmë më parë. Unë mora një fluturim nga Maroku në Turqi, më pas në Edernia, shumë afër kufirit me Greqinë, më tej morëm një shofer me 100 euro.  “- u shprehën klandestinët.

Nga ana tjetër ai tregon dhe një episod me policinë në momentin që ai së bashku me shokët e tij tentuan të strehoheshin në një shtëpi të braktisur.

“Ne ishim tre persona. Qëndruam në një shtëpi të braktisur. Unë shkova në market, por kur u ktheva nuk i gjej më miqtë e mia. Besoj se ata janë në kamp, por nuk më lënë të shkoj në kamp. Ky është problemi që unë kam. Ata nuk kanë se ku të shkojnë tjetër, përveçse në kamp. Kisha dëgjuar që kampi ka një derë tjetër që mund të futesh pas orës 6 pasdite. Kështu që besoj se ata janë në kamp.”- u shpreh marokeni.

Ai tregon se është larguar vetëm pak minuta nga miqtë e tij dhe kur është kthyer nuk i ka takuar më që prej atij momenti ndërsa hedh dhe akuza ndaj policisë se i ka dhunuar.

Nuk jam në kamp, sepse policia dhunoi miqtë e mi. Ndërsa unë I thash të mos më prekin, unë isha duke filmuar, por më pas ata e kuptuan dhe vrapova. Ata e kuptuan dhe më ndoqën me makinë, më kapën. Por e fshiva me njëherë videon, dhe më çuan në kamp në zyrën e drejtorin. Ata më thanë më jep telefonin, por nuk panë asgjë sepse i kisha fshirë. Atje I dhunojnë emigrantët. Kjo më inatosi. Ne duam të ikim të kamp, por ata na thanë që duhet të shkoni në stacionin e policisë dhe ata t’iu sjellin në kamp”- u shpreh marokeni.

Report Tv u interesua dhe një ditë më pas për fatin e rrëfimit të 5 sirianëve dhe mësoi se ata e kishin kaluar natën në verandën e një bar kafeje dhe më pas ishin larguar. Tashmë enigmë mbetet se si ka vijuar rrugëtimi i tyre i gjatë që nisi nga Siria dhe që destinacion final kishte depërtimin në Europë me ndihmën e trafikantëve që nga Tirana i dërgojnë në Shkodër e Han të Hotit kundrejt 200 eurove.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 08/06/2020 07:30

    Iris: Se cfare jane ata nuk i din ti, por ta them me gojen plot qe jane funderrina , nivel barbar dhe bastard, nuk harroj une se skam ca te harroj por nuk jane shqiptaret si keta plera te rendomt...

    Përgjigju
  • Iris: 07/06/2020 00:51

    /BENI/mos I quaj funderina,ata jane njerez te vuajtur,tek-tuk me ta kalon edhe ndonje terrorist,por shumica jane hallexhij.Edhe shqiptaret keshtu e filluan ne 90',apo harruat?!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/06/2020 18:24

    Kthejini ne jorgjeri të jorgjete !

    Përgjigju
  • Latif: 06/06/2020 18:04

    Na myten ne Vasil Shanto, Myslym Shyri, vetem kshu shikon, neper kryqzime dhe ne lagjet brenda

    Përgjigju
  • Beni: 06/06/2020 15:50

    Ca jane keto budaleqe, kush eshte ai polic qe te le, te paketen policia kufitare eshte dukenu bere copa per ti kapur keta funderrina te rendomte.. policia e rendit nuk veorin kjo eshte e vertete...

    Përgjigju
  • Bepi: 06/06/2020 15:36

    Kshtu ishim na por kena harru Origjinal kena ba kena vjell kena shit drog kena gacmu tani do ti durojm edhe na

    Përgjigju
  • Bon bon: 06/06/2020 15:14

    Po ja iket ne Itali Gjermani,apo vendet Skandinave,po pse o te uruar kujtoni se do ju presin krah hapur,as qe keni shance te merrni letrat,do pastroni halet apo do ktheheni ne hajdute,ne fund nga erdhet do ktheheni prap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?