Me siguri që zëri i këngëtares Kamela Islamaj i mungon shumë të apasionuarve pas netëve të muzikës live në kryeqytet. Megjithatë këngëtarja ka dhuruar herë pas here gjatë ditëve të karantinës këngë, si për t’ju hequr sadopak ‘mallin’ e kohës kur Tirana kishte një jetë aktive, me bare të mbushura me muzikë të mirë.
Këngëtarja, e shoqëruar nga i fejuari i saj ka sjellë për publikun virtual ‘Just the two of us’.
“Ju kërkojmë ndjesë për pianon e çakorduar dhe për mungesën e profesionalizmit”. shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Në kohë distancimi social është arti që na bashkon! Artistët: Edhe pak ka mbetur! Shmangni lëvizjet e panevojshme
D.M.//ReportTv.al