Kamerat e sigurisë të karburantit ku u ekzekutua Ridvan Ramazani

Kamerat e karburantit tregojnë se Ramazani u qëllua nga dy drejtime! Duel Mehmedaj kërcënoi me armë dy punonjësit

30 Dhjetor 2020, 12:03| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 12:05

  • Share

Vrasja e Ridvan Ramazanit në zonën e Dajçit në Shkodër është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë të një karburanti dhe është parë nga dy punonjësit e këtij biznesi, Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi.

Autori i krimit Duel Mehmedaj, pasi ka zbrazur të gjithë karikatorin drejt Ridvan Ramazanit, i ka bërë me shenjë vëllait të tij, Hydajetit, që të largohet me makinë, ndërsa vetë Dueli me armë në dorë është larguar nga vendgjarja në këmbë.

Siç ka rezultuar dhe nga pamjet filmike, Dueli ka qëlluar nga dy kënde pozicionimi, fillimisht ballor dhe më pas, kur Ramazani ka qëlluar vetëm një herë me armë, Dueli, është shmangur duke u pozicionuar pas makinës së Ramazanit dhe ka vijuar ta qëllojë atë me breshëri nga pas koke.

Pas vrasjes, Duel Mehmedaj, ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, dhe me armë në dorë ka kërcënuar me jetë dy punonjësit e këtij biznesi, në rast se ata do tregonin në polici, se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin autorët.

Edhe pse dy autorët nuk kanë folur asnjë fjalë në polici, ç’ka solli arrestimin e tyre për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, sërish Duel Mehmedaj, është zbuluar nga kamerat e sigurisë së karburantit.

“Shqiptarja.com”, ka mundur të zbardhë proces-verbalin e këqyrjes së kamerave të sigurisë, të cilat japin një dinamikë të qartë mbi atë çfarë ndodhi në 28 nëntor 2020. Sipas dokumentacionit rezulton se:

“…dy vëllezërit Mehmedaj dhe personi i arrestuar Mikljor Gjoka, kanë qenë me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me ngjyrë të zezë me targë “AB 259 BA. Nga dera e pasme e pasagjerit, në krahun e djathtë del një person me armë zjarri automatik në dorë dhe qëllon menjëherë me armë zjarri. Drejtimi i qitjes është automjeti tip BMW me targë AA 666 JH, me drejtues shtetasin Ridvan Hyseni. Po ashtu, nga pamjet filmike, rezulton se pasi personi që ka qëlluar me automatik në drejtim të shoferit të BMW, po ashtu dhe viktima ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij.

Por autori është shmangur dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri me automatik pas kokës së viktimës, që përkon me pozicionin e pasagjerit pas tij. Më pas Duel Mehmedaj, pasi ka realizuar vrasjen e Ridvan Ramazanit, ju ka bërë me shenjë bashkëpuntorëve të tij që ndodheshin në makinë të largoheshin. Ndërsa vetë është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet filmike rezulton se autori i krimit, pas vrasjes ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë…”-thuhet në dokumentacion. Burime policore, tregojnë se Duel Mehmedaj, ka kërcënuar dy dëshmitarët dhe më pas është larguar, ku sot e kësaj dite, kapja e tij nuk është bërë e mundur.


Lajmi kryesor:

Me radio policie e pistoletë në brez, ja si u vra me 30 plumba kallashi, Ridvan Ramazani! Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u qëllua nga dy drejtime


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?