Për disa minuta rruga në Qafën e Llogarasë ka qendruar e bllokuar duke krijuar radhë të gjata makinash. Shkak ishte bërë një kamion, i cili kishte ngecur në kthesë pasi ishte spostuar. Sipas policisë në “Qafën e Llogarasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor. Rruga qendroi e bllokuar për disa minuta, ndërsa u punua për hapjen e saj dhe lëvizja e mjeteve vazhdon normalisht, në këtë aks rrugor.
Lajmi kryesor:
Temperatura deri në -16 gradë, ngricat 'mbërthejnë' Dibrën! Zona të thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës e Kalasë së Dodës të izoluara nga dëbora! Një pjesë prej tyre pa energji elektrike
M.Q./ReportTv.al