Kamioni rrëshqet në kthesë, bllokohet aksi Orikum-Llogara! Pas 3 orësh bëhet i kalueshëm njëri krah i rrugës

29 Maj, 15:53| Përditesimi: 30 Maj, 09:59

  • Share

Njëri krah i aksit rrugor në Qafën e Llogarasë u bë i kalueshëm, pasi u bllokua mëngjesin e 29 majit për shkak të dëmtimit të një automjeti të tonazhit të rëndë.

Për gati tre orë aksi Orikum- LLogara u bllokua duke krijuar një radhë të gjatë automjetes, në prej më shumë se 2 km rrugë.

Ne zonë mbërritën edhe forcat e policisë së Vlorës për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit.

Policia bëri me dije se dyshohet që kamioni ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij u bllokua rruga. 

Qytetarë, por edhe turistë që mbetën të bllokuar pranuan se pritën prej disa orësh në trafik për normalizimin e situatës së krijuar. Një turist shprehet se ai ishte nisur për të shkuar në Vlorë, teksa ngeli në trafik për shkak të bllokimit të rrugës.

“Kam më shumë se 30 minuta në trafik. Destinacion ishte Vlora. Kjo është hera e parë që unë kam ardhur në Shqipëri”, tha ai.

Ndërsa, një qytetarë tregon se vinte nga Himara kur u bllokua në trafik.

“Kemi dy orë që jemi duke pritur, e kemi lënë makinë më lart dhe erdhën këtu për të parë se çfarë është duke ndodhur. Vijmë nga Himara dhe tani jemi të detyruar të presim”, tha një pushues shqiptar.

Qafa e Llogarasë mbetet problematike, ndërsa edhe herë të tjera mjete të tonazhit të rëndë janë bllokuar disa herë në këtë aks rrugor.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • niku: 29/05/2024 16:04

    cdo me thene kjo qe ne trafik kane ngrecur dhe turiste???? po pse ne qe jemi per pune andej jemi dele dhe mire te na behet hajde gazetari hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?