Shqipëria mirëpret edicionin e 100-të të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes.
Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti prestigjioz ndërkombëtar morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohamed Jalood, Presidenti i Federatës Shqiptare të peshëngritjes Elez Gjoza, përfaqësues dhe sportistë të Federatës Shqiptare, Evropiane dhe Botërore të Peshëngritjes.
Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi tha se ky aktivitet kaq i rëndësishëm, Kampionati i 100-të Evropian të peshëngritjes, vjen në një kohë kur brenda pak ditësh Shqipëria mirëpriti edhe ngjarje të tjera të bukura të sportit.
"E filluam duke pritur Kupën e Botës e më pas Conference League. Sot jemi në këtë event që unë jam e bindur që nuk është rastësi, ky event zhvillohet këtu falë punës së jashtëzakonshme që ka bërë Federata e Peshëngritjes Shqiptare dhe sportistët tanë të mrekullueshëm. Na kanë bërë krenarë sepse e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë. Dhe kanë treguar se një vend sado i vogël të jetë mund të prodhojë edhe sportistë e talente të mëdha," është shprehur ministrja.
Kushi shprehet se organizimi i këtyre lloj eventesh ka është tregues se Shqipëria, jo vetëm që Shqipëria një potencial të jashtëzakonshëm për sportistët, por ka edhe kapacitetet të mjaftueshme për të organizuar aktivitete të këtij niveli, jo vetëm evropian por edhe botëror.
Ministrja shtoi se sporti i Peshëngritjes është konsideruar për një kohë të gjatë si një sport mashkullor, por është kaq bukur të shohim kaq shumë vajza t'i bashkohen këtij sporti, madje edhe si fituese medaljesh.
Lajmi kryesor:
Nis në Tiranë kampionati europian i peshëngritjes, Veliaj: Tifozllëk për kuqezinjtë, por i lumtur për Ukrainën
S.C/ReportTv.al