Foto: Friedrich Merz
Kancelari Federal Gjerman Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Cornelius.
Merz bëri thirrje për përparim të shpejtë në bisedimet që po zhvillohen në Egjipt, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të menjëhershme për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza.
Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë gjermane, Merz ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Kancelari mbështet në mënyrë të qartë planin e paqes të Presidentit Trump,” thuhet në deklaratë, ku shtohet se “pothuajse dy vjet pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, ky është shansi më i mirë për paqe – si për lirimin e pengjeve, ashtu edhe për të ardhmen e Gazës.”
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Hamasi rrezikon shfarosje të plotë nëse nuk heq dorë nga Gaza! Netanyahu: IDF do të mbetet aty
Xh.K/ReportTv.al