Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të vendit.
Në një postim në rrjete sociale, Merz e uron kreun e qeverisë në shqip me fjalët: “Shumë urime”.
Më pas, mesazhin e përcjell në gjuhën gjermane, teksa shkruan se mezi pret që të vijojnë bashkëpunimin. Ai përmend edhe faktin se ditën e nesërme, më 16 maj, do të takojë kryeministrin në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, takimi i tyre i parë pas zgjedhjes së tij si kancelar i Gjermanisë.
“Urime, @ediramaal, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të takohemi për herë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”, shkruan Merz.
Ndërkohë kryeministri i është përgjigjur mesazhit të Merz, duke kujtuar se kur janë takuar për herë të parë.
“Faleminderit shumë, Kancelar, dhe mezi pres t'ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam një kujtim shumë pozitiv të takimit tonë të parë dhe do të jetë një privilegj të punoj me ju për të zhvilluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkruan Rama.
Postimi i Merz
Postimi i Ramës
Lajmi kryesor:
Liderët e BE njohin zgjedhjet dhe urojnë fitoren e Ramës! Merz dhe Macron mesazh në shqip: Urime mik i dashur! Von der Leyen: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria përparoi drejt BE
Xh.D/ReportTv.al