Urimet për kryeministrin Edi Rama për fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhjet e 11 majit kanë qenë të shumta nga ndërkombëtarët. Liderët e BE-së, teksa kanë uruar Ramën për fitoren bindëse, duket se japin edhe një mesazh indirekt për kreun e PD-së Sali Berisha, i cili nuk pranoi rezultatin dhe hodhi akuza për vjedhje.
Ditën e sotme, një urim në gjuhën shqipe përcolli edhe kancelari i ri gjerman Friedrich Merz, i cili shkroi: “Urime për rizgjedhjen”. Në mesazhin e tij, kancelari gjerman thekson se mezi pret që të zgjerojnë bashkëpunimin si edhe të takohet me kreun e qeverisë nesër në samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në sheshin ‘Skënderbej”.
“Shumë urime”, i shkruan në shqip Merz, duke shtuar më pas “Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të takohemi për herë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”
Një ditë më parë, një mesazh në gjuhën shqipe edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Teksa iu referua si mik i dashur, Macron, i cili pritet të vijë në një vizitë zyrtare në Tiranë, jo vetëm në kuadër të samitit, shprehu mbështetjen e palëkundur të Francës për Shqipërinë në rrugën drejt BE.
"Urime mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.", thuhet mes të tjerash në mesazhin e tij në shqip.
Nuk mungoi urimi edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyn, e cila vlerëson edhe progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.
"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan ajo.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, që ishte edhe e para ndër liderët që reaguan, theksoi rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve dhe vlerësoi bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë. Ajo u zotua për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në funksion të stabilitetit në Ballkan dhe integrimit europian të Shqipërisë.
"Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, shkroi Meloni.
Kryeministri britanik Keir Starmer e përshëndeti fitoren si “historike” dhe shprehu vullnetin për të çuar përpara bashkëpunimin mes dy vendeve, duke u fokusuar te rezultatet konkrete për qytetarët.
"Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”, uron kryeministri britanik.
Nga Lindja e Mesme, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, shprehu urimet e tij të sinqerta për Ramën, duke nënvizuar rritjen e fortë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të popujve përkatës.
"Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë.”, thuhet në reagimin e presidentit të Emirateve.
Edhe kryeministri spanjoll Pedro Senchez shprehu urime për fitoren bindëse të Ramës dhe e cilësoi mbështetjen e qytetarëve shqiptarë si dëshmi të qartë të përkushtimit për integrimin europian. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përgëzoi gjithashtu kryeministrin Rama për rezultatin dhe vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në kohë lufte, ndërsa e konsideroi Tiranën si një “shtëpi të dytë”.
"E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona.”, shkruan Zelensky.
Urime erdhën edhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, i cili shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, si dhe nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili e cilësoi samitin e ardhshëm në Tiranë si një mundësi historike për Europën.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan Orban.
Mesazhet e liderëve evropianë vijnë në një kohë kur të premten e 16 majit, të gjithë do të ‘zbresin’ në Tiranë, ku do të marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kjo shihet edhe si një përgjigje për Sali Berishën nga gjithë liderët e BE, i cili një ditë më parë nuk njihu zgjedhjet dhe tha se kanë qenë të diktuara nga krimi.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të vendit.
Në një postim në rrjete sociale, Merz e uron kreun e qeverisë në shqip me fjalët: “Shumë urime”.
Më pas, mesazhin e përcjell në gjuhën gjermane, teksa shkruan se mezi pret që të vijojnë bashkëpunimin. Ai përmend edhe faktin se ditën e nesërme, më 16 maj, do të takojë kryeministrin në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, takimi i tyre i parë pas zgjedhjes së tij si kancelar i Gjermanisë.
“Urime, @ediramaal, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të takohemi për herë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”, shkruan Merz.
Ndërkohë kryeministri i është përgjigjur mesazhit të Merz, duke kujtuar se kur janë takuar për herë të parë.
“Faleminderit shumë, Kancelar, dhe mezi pres t'ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam një kujtim shumë pozitiv të takimit tonë të parë dhe do të jetë një privilegj të punoj me ju për të zhvilluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkruan Rama.
Postimi i Merz
Postimi i Ramës
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në "X", komisionerja shkruan se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Më tej shkruan se momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real dhe duhet shfrytëzuar.
Postimi i Marta Kos:
Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!
Foto: Edi Rama dhe Antonio Costa
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt.
Përmes një postimi në X Antonio Costa shprehet se mezi pret që të vij nesër në Tiranë dhe ta uroj nga afër.
"Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t'ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë", shkroi Antonio Costa.
Pas fitores së zgjedhjeve, kryesocialisti Edi Rama ka marrë një mesazh urimi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn.
Përmes një postimi në rrjete sociale, zyrtarja e lartë europian e ka përgëzuar Ramën për rezultatin zgjedhor dhe ka vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.
"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan ajo.
Pas mesazhit të urimit nga Von der Leyen, kryesocialisti Edi Rama përmes një postimi në X shprehet se fjalët e saj janë me shumë vlerë në këtë moment të rrugës së Shqipërisë në BE.
"Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët tuaja kanë shumë vlerë dhe mbështetja juaj ka edhe më shumë vlerë - veçanërisht në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Për më tepër, ky nuk mund të ishte një moment më i mirë për t'ju uruar mirëseardhjen në Tiranë - menjëherë pasi populli shqiptar foli me zë të lartë për ëndrrën e tij të madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t'u bërë anëtar i plotë i familjes së BE-së brenda kësaj dekade. E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ju dhe lidershipi juaj. Dhe duhet ta dini se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për t'u kërkuar, vetëm merita për t'u fituar. Pra, po — le të synojmë më të mirën që ende nuk ka ardhur! Gjithmonë bashkë", shkroi Rama.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren. Me një mesazh në gjuhën shqipe, lideri francez i drejtohet Ramës si mik i dashur, ndërsa shton se vendi i tij do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
Ai thotë gjithashtu se mezi pret që të takohen në premten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë
“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”, shkruan Macron.
Postimi i Macron në gjuhën shqipe
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt.
Ai shpreh bindjen se lidhjet mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të forcohen dhe zgjerohen më shumë si dhe do të promovojnë zhbillimin e mëtejshëm në të mirë të dy vendeve.
“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë.”, thuhet në reagim.
Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër urim për fitoren e thellë që shënoi në zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, në një postim në rrjetin social X, i uron triumfin Ramës, ndërsa shkruan se mezi pret që të takohen të premten në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan Orban.
Postimi i Orban
Nga ana tjetër Rama ka falenderuar Orban për urimin dhe ka thënë se do të vijojë bashkëpunimin me kryeministrin e Hungarisë.
"Faleminderit nga zemra, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të mirën më të madhe të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian — një kauzë që ti e ke mbështetur prej kohësh. Dhe po, mezi pres gjithashtu të të mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas atij takimi fantastik që patëm në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti e vendose shumë lart standardin, miku im."-shkruan Rama.
Keir Starmer
Kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt qeverisës duke e cilësuar historike.
“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje.
Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”,- uron kryeministri britanik
Fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri nga Partia Socialiste është uruar edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Njëkohësisht lideri i partisë Socialiste Spanjolle PSOE, i ka dërguar urimet më të mira për fitoren më 11 maj homologut të tij shqiptar, Edi Rama ditën e sotme.
“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale në rrjetin social X.
Urimi i kryeministrit spanjoll Sanchez në rrjetin social X
Kryeministri Rama ka falenderuar kryeministrin spanjoll për urimin dhe mbështetjen e këtij të fundit për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Me gjithë zemër, faleminderit vëllai im i dashur në këtë betejë. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën periudhë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të PSOE-së dhe të Internacionales Socialiste, duke pasur gjithashtu mbështetjen tënde të çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Përjetësisht mirënjohës”,- përgjigjet Rama.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona.”, shkruan Zelensky.
Kryeministri falenderon liderin ukrainas për urimin dhe i uron mirëseardhje në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian.
"Faleminderit V
Është një nder të jem i numëruar mes miqve të tu dhe akoma më shumë të qëndroj përkrah Ukrainës në këto kohë përcaktuese
Pres me padurim të të mirëpres këtë javë në Tiranë, që është dhe gjithmonë do të mbetet shtëpia jote e dytë",- përgjigjet Rama.
Edi Rama dhe Andrej Plenkovic
Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten', - shkruan Plenkovic.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal on election victory! I look forward to further strengthening of ????bilateral relations and continued cooperation within @NATO and other international forums. I look forward to attending the EPC summit in Tirana on Friday. pic.twitter.com/ilsBYt1DdS
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) May 13, 2025
Komente

EDI RAMA STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE...
PërgjigjuBota e shikon qarte qe ka fituar PS Z. Celibashi nuk eshte i bindur akoma?!
PërgjigjuKu jeni o bazhibozuke te saliut perse ju eshte prere goja ? Edi Rama , visionari per Shqiperine 2030 .Fitore dhe urimet me te perzemerta PS .
Përgjigju