Rama, Orban dhe postimi në rrjete sociale

Politikë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse, mezi pres t’ju shoh të premten në samitin e Komunitetit Politik në Tiranë 

14 Maj, 10:15| Përditesimi: 14 Maj, 11:59

  • Share

1747210315_victororbanedirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër urim për fitoren e thellë që shënoi në zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, në një postim në rrjetin social X, i uron triumfin Ramës, ndërsa shkruan se mezi pret që të takohen të premten në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë. 

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan Orban.
 

Postimi i Orban

Nga ana tjetër Rama ka falenderuar Orban për urimin dhe ka thënë se do të vijojë bashkëpunimin me kryeministrin e Hungarisë.

"Faleminderit nga zemra, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të mirën më të madhe të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian — një kauzë që ti e ke mbështetur prej kohësh. Dhe po, mezi pres gjithashtu të të mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas atij takimi fantastik që patëm në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti e vendose shumë lart standardin, miku im."-shkruan Rama. 

 


Lajmi kryesor:

Liderët e BE njohin zgjedhjet dhe urojnë fitoren e Ramës! Merz dhe Macron mesazh në shqip: Urime mik i dashur! Von der Leyen: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria përparoi drejt BE


Xh.D/H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?