Bota

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

28 Gusht, 21:27| Përditesimi: 28 Gusht, 21:29

  • Share

Foto: Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

“Është e qartë se një takim i tillë nuk do të ndodhë, ndryshe nga ajo që ishte rënë dakord më parë midis presidentit Trump dhe presidentit Putin,” u shpreh Merz, në praninë e presidentit francez Emmanuel Macron.

Dy liderët u takuan për një darkë pune në Fort Bregançon, në jug të Francës, ku dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat para se të nisnin bisedimet zyrtare.


Lajmi kryesor:

Rusia shënjestron gjatë natës Kievin, 19 të vrarë, mes tyre 4 fëmijë! Dëmtohet zyra e BE-së, Zelensky: Koha për sanksione të reja (VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?