I informuar se kandidati i Berisha-Meta në Malësi të Madhe, Isa Ramaj, flet për dallime fetare mes kandidatëve, Kryeministri Rama bëri thirrje sot që këtij kandidati të mos i jepet kokërr vote. Rama tha se askush nuk mund të tolerojë përçarje fetare në Shqipëri.
“Dëgjova se këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare. Vetëm për këtë arsye atij nuk i duhet më dhënë asnjë votë, Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të mëdha të historisë sonë, figura të mëdha të komunitetit katolik e mysliman por nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare. Përkundrazi, prej tyre kemi mësuar se shqiptarët janë një dhe katolikët e myslimanët
Unë jam katolik, gruaja myslimane, 2 fëmijët nga martesat e para janë ortodoks dhe i vogli do e vendosi vetë. Nuk ka poshtërsi më të madhe se sa të flasësh shqip dhe t’u thuash njerëzve ndahuni në myslimanë dhe katolikë. Myslimanët në radhë të parë do t’i thonë ‘shko për dreq’ , s’ke asnjë kokërr vote nga ne”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Malësi të Madhe: Këta përçarës s'meritojnë kokërr vote! Spiropali: S'rrimë peng i halleve të Meta-Berisha
K.T.//ReportTv.al