Rama në Malësi të Madhe: Këta përçarës s'meritojnë kokërr vote! Spiropali: S'rrimë peng i halleve të Meta-Berisha

30 Prill 2023, 12:41| Përditesimi: 30 Prill 2023, 18:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Këtë herë është ndalur në Malësinë e Madhe ku ka prezantuar kandidatin Tonin Marinaj. Rama tha se ndryshe ngsa çfarë propagandohej se veriu nuk kishte qenë në vëmendjen e qeverisë, në këtë zonë janë bërë ndryshime radikale që nuk ishin bërë gjatë gjithë qeverisjes nga demokratët. 

Ai tha se qytetarët e Malësisë së Madhe nuk kanë asnjë arsye për të ndryshuar drejtimin, pasi shumë projekte të tjera që do të sjellin zhvillim janë në zbatim e sipër. Ai shtoi se e vetmja arsye përse Ilir Meta dhe Berisha kërkojnë të fitojnë bashki të vendit, është vetëm për t'i mbajtur peng dhe për t'i bërë karshillëk SHBA-ve. 

“Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës. Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante  samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë. Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjëve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve tu bëjnë karshillik SHBA-ve"-tha kreu i Mazhorancës. 

Më pas ai u ndal edhe tek disa prej investimeve të bëra nga qeveria në qarkun e Shkodrës, rrugën Shkodër-Velipojë dhe atë të Thethit, duke theksuar se gjatë kohës që drejtonin demokratët nuk ishte shënuar asnjë zhvillim pozitiv. Sa i përket bashkisë së Shkodrës, Rama u shpreh se pavarësisht investimeve që janë në dorë të qeverisë, në brendësi të qytetit nuk mund të ndërhyjë pasi bashkia nxjerr pengesa ku ndër to përmendi vitet që do të duhen për dhënien e lejes së ndërtimit për ribërjen e Kafes së Madhe të qytetit. 

"Të gjitha këto varen nga ne, nuk pyesim bashkinë. Ndërkohë që kam që kur kam vajtur për Shkodër për herë të parë si ministër i kulturës që kam dashur të kem mundësinë për të ribërë kafen e madhe. Sot Kafja e Madhe është gati për t’u ribërë dhe kushedi sa vite shkojnë për leje dhe budalliqe"- shtoi Rama. 

Mes të tjerash, ai foli edhe për titujt e pronësisë për të cilët u shpreh se shumë shpejt do fillonte shpërndarja me shpejtësi duke nisur që nga zona e Reçit, për të gjithë banorët që nuk pranuan ligjin 7501 dhe të cilët kanë arritur dakordësi për ndarjen e kufijve. Kryesocialisti tha se nuk kishte asnjë arsye përse banorët e Malësisë së Madhe të zgjedhin drejtimin për të kthyer mbrapsht duke votuar kandidatët e koalicionit Meta-Berisha. 

Ora 13:20
Rama nga Malësia e Madhe: Berisha-Meta kërkojnë votën që më pas t'u bëjnë karshillëk SHBA-ve

 

Nga Malësia e Madhe Kryeministri Edi Rama tha se Berisha-Meta duan ta rikthejnë vendin mbrapa kur Shqipëria ishte një vend i kategorisë së dytë para se të vinte në pushtet PS, ndërsa sot Shqipëria është e barabartë në tryeza me më të mëdhenjtë e botës. Rama shtoi se Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve për tu bërë karshillëk SHBA-ve.

 “Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës. Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante  samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë. Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjëve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve tu bëjnë karshillik Shba-ve. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD. Për ne nuk ka demokrat e socialist kur vjen puna për të bërë detyrën”, tha Rama.

Ora 13:20
Rama: Brenda qytetit të Shkodrës nuk kemi çfarë të bëjmë se nuk hyjmë dot, bashkia nxjerr pengesa

 

Gjatë takimit me qytetarët në Malësinë e Madhe kryesocialisti, Edi Rama tha se gjatë viteve që PS kishte pasur në dorë këtë bashki, kanë ndodhur ndyrshime radikale. Ai tha se edhe për edhe për Shkodrën socialistët kanë bërë më shumë sesa PD kishte bërë gjatë gjithë qeverisjes së saj.

Teksa përmendi rrugët kryesore që kanë sjellë edhe shtimin e numrit të turistëve, Rama tha se brenda qytetit të Shkodrës nuk kishte shumë mundësi ndërhyrje sepse bashkia është në duart e kundërshtarëve politikë që ngrejnë pengesa në investime të ndryshme.

“Ne për Shkodrën kemi bërë më shumë se çfarë kanë bërë të gjithë ata që kanë bërë ata. Rrugën Shkodër Velipojë, rrugën në Theth, stadiumin kush e bëri, urën që lidh Velipojën me Shëngjinin po e bëjmë ne apo ata?

Të gjitha këto varen nga ne, nuk pyesim bashkinë. Ndërkohë që kam që kur kam vajtur për Shkodër për herë të parë si ministër i kulturës që kam dashur të kem mundësinë për të ribërë kafen e madhe. Sot Kafja e Madhe është gati për t’u ribërë dhe kushedi sa vite shkojnë për leje dhe budalliqe.

Shkodrën në qytet nuk kemi çfarë bëjmë fare se nuk kemi si të hyjmë aty. Është i vetmi stadium në botë që përballë tribunës vip dhe lavazhe dhe ofiçina që as nuk i prishën për të liruar sheshin para stadiumit”- u shpreh Rama.

Ora 12:59
‘Kandidati i Berishës i fryn përçarjes fetare’, Rama nga Malësia e Madhe: Vetëm kjo mjafton për të mos i dhënë një votë! Në shtëpinë time jemi të tre feve

 

I informuar se kandidati i Berisha-Meta në Malësi të Madhe, Isa Ramaj, flet për dallime fetare mes kandidatëve, Kryeministri Rama bëri thirrje sot që këtij kandidati të mos i jepet kokërr vote. Rama tha se askush nuk mund të tolerojë përçarje fetare në Shqipëri.

“Dëgjova se këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare. Vetëm për këtë arsye atij nuk i duhet më dhënë asnjë votë, Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të mëdha të historisë sonë, figura të mëdha të komunitetit katolik e mysliman por nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare. Përkundrazi, prej tyre kemi mësuar se shqiptarët janë një dhe katolikët e myslimanët

Unë jam katolik, gruaja myslimane, 2 fëmijët nga martesat e para janë ortodoks dhe i vogli do e vendosi vetë.  Nuk ka poshtërsi më të madhe se sa të flasësh shqip dhe t’u thuash njerëzve ndahuni në myslimanë dhe katolikë. Myslimanët në radhë të parë do t’i thonë ‘shko për dreq’ , s’ke asnjë kokërr vote nga ne”, tha Rama.

Ora 12:43
Spiropali: Vendi s’mund të jetë peng i halleve të Metës e Berishës, vota për PS është për punët e mira që na presin

 

Drejtuesja politike e PS-së në Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali, tha nga Malësia e Madhe se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i halleve personale të Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Berisha dhe Meta e duan votën për ta mbajtur peng Shqipërinë për hallet e tyre personale. Epo nuk nuk mund të mbetemi peng i halleve të tyre. Ne do të vazhdojmë përpara me Tonin dhe me Edi Ramën për ta zhvilluar Malësinë njësoj për të gjithë.  Ne nuk e duam Malësinë e Madhe për ta marrë peng por për ta çuar përpara. Kam shumë besim te Tonini sepse punon për Malësinë, punon për malësorët”, tha Spiropali.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 30/04/2023 18:36

    Shume e vertet ato e ketkojn voten qe te marin prng vendin

    Përgjigju
  • Vera: 30/04/2023 18:26

    Populli se do me berishen ,ka ikur koha tij

    Përgjigju
  • Era: 30/04/2023 18:24

    Vetem me ju ecim perpara ,punet e qeverise Rama jane te dukshme ne cdo zone

    Përgjigju
  • gazi: 30/04/2023 18:21

    edhe ne shkoder ps ka per te fituar bindshem

    Përgjigju
  • Kleo: 30/04/2023 16:54

    Askush nuk mund te beje punen tuaj dhe te zhvilloje nje Shqiperi te tere. Keshtu vazhdoni zoti Rama dhe ecni vetem perpara

    Përgjigju
  • Ori: 30/04/2023 16:53

    Popullit i keni vertetuar gjithe keto vite vetem vepra dhe padyshim qe duhet te fitoni vetem ju

    Përgjigju
  • Mondi: 30/04/2023 16:08

    Vetem po te jete budalla populli te votoje keta

    Përgjigju
  • I punesuari: 30/04/2023 15:51

    Mirë lal Deani se do të jash edhe ti, këtë punë të kanë dhënë, këtë po bën. Po të kanë thënë sa vetë që ndryshoje pak tonin se dukesh që je i vetmi që i bën këto komente me emra të ndryshëm. Bëhu pak më krijues. Po se ke fajin ti po punëdhënësi.

    Përgjigju
  • Ana: 30/04/2023 15:39

    Puna juaj tregon gjithcka ndaj kemi besim se do fitoni dhe do keni mbeshtetjen e qytetareve

    Përgjigju
  • Fredi: 30/04/2023 15:39

    Fitoren e keni te garantuar sepse jeni me te miret dhe nuk mashtroni si opozita

    Përgjigju
  • Arber: 30/04/2023 15:37

    Nuk ka kundershar per partine tuaj z.Rama ndaj presim fitore ne cdo bashki

    Përgjigju
  • Irida: 30/04/2023 15:18

    Fitorja juaj ne 14 maj eshte e sigurt dhe kjo eshte e padiskutueshme

    Përgjigju
  • Erisa: 30/04/2023 15:17

    Qytetaret te votojne partine qe ecin vetem perpara dhe ajo eshte partia socialiste

    Përgjigju
  • Joni: 30/04/2023 14:12

    Fitore me 14 maj

    Përgjigju
  • Eni: 30/04/2023 14:12

    Keni bere investime fantastike

    Përgjigju
  • Deani: 30/04/2023 14:01

    Ne 14 maj e meritoni fitoren,se qeveria juaj po ben nje pune te shkelqyer me kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?