Politikë

Kandidati i BF-së theu heshtjen zgjedhore, KQZ: Deklaratat politike cenojnë procesin e zgjedhjeve

23 Korrik 2023, 11:07| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 11:08

  • Share

1685691596_kqz.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pasi kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ theu heshtjen zgjedhore. KQZ kërkon që të respektohet heshtja zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sipas KQZ-së sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.

Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.

Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ’- thuhet në reagimin e KQZ-së.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Rrogozhinë 'shuplakë' më e fortë Berishës e Metës! Edison Memolla i PS-së fiton thellë: Ia dolëm! Do e transformoj në qytet elitar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?