Petro Gjikuria

Kandidati i opozitës, Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot

3 Gusht, 11:43| Përditesimi: 3 Gusht, 14:37

  • Share

Në Bashkinë e Himarës sot është heshtje zgjedhore, ndërsa nesër do të votohet për krybashkiakun e ri.

Dy kandidatët për kryebashkiakë, Vangjel Tavo e Petro Gjikuria kanë pasur rreth një javë kohë për fushatë, ndërsa sot që është heshtje zgjedhore ndalohen reagimet apo deklaratat e partive politike dhe subjekteve me të cilat ato përfaqësohen në garë.

Por, Petro Gjikuria ka shkelur heshtjen zgjedhore, duke postuar në rrjetin e tij social Facebook disa postime. Nga një vëzhgim në profilin e Gjikurisë dallohen postime në gjuhën shqipe dhe atë greke, të cilat tregojnë angazhimet dhe propozimet e Gjikurisë për Himarën.

Gjikuria është kandidati i opozitës, i cili synon të zgjidhet kryebashkiak pas djegies së mandatit të Fredi Belerit.

 


Lajmi kryesor:

Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?