Gjergji Gjata, i cili u vendos nga Partia Demokratike si kandidat për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara një ditë më parë bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë, ndërsa ai ka bërë një tjetër reagim në të cilin sqaron arsyet e largimit të tij nga gara. Gjergji Gjata thotë se kryetari i Komanduar Enklelejd Alibeaj bashkë me një ish-deputet kanë ndryshuar listën për Këshilltar bashkiakë në mesnatë, pak para se listat të depozitoheshin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ai thotë se ndryshimi i listës për këshilltarë u bë nga Alibeaj pa informuar as anëtarësinë e partisë, as kandidatët për këshilltarë, apo pa njoftuar as kandidatin për kryebashkiak, pra vetë Gjergji Gjatën. Për një vendim të tillë, për t’u tërhequr nga Gara, Gjata thotë se ka informuar drejtuesit e PD-së se do të largohet bashkë me kandidatët për këshilltarë nëse lista e propozuar nga baza e demokratëve do të ndryshohej.
“PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan atë të ndryshme nga lista e dërguar nga baza e demokratëve dhe kandidati i Korçës, pa informuar as kandidatin, as anëtarësinë e partisë dhe as kandidatët.
Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak”, shkruan ai.
Enkelejd Alibeaj ka prezantuar emrat e 19 kandidatëve për kryetar Bashkie, mirëpo kanë nisur tërheqjet e para dhe refuzimet. Teksa Alibeaj përpiqet të bindë demokratët se vendimet e tij, u bënë për të mos thelluar përçarjen, lista ende e panjohur e kandidatëve të tij nisi të tkurrej. Kandidati i Korçës, Gjergji Gjata njoftoi se është tërhequr nga gara bashkë me 40 kandidatët për këshillat bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto në Librazhd, Ibrahim Bruka në Vorë dhe Genc Doçi në Kurbin.
Mund t'a quash pabesi,ose zhgenjim,por mund t'a quash dhe prishje planesh e premtimesh per tarafet!
PërgjigjuKeta i ka tredhur Saliu dhe nuk munden te bejne hap pa lejen e tij. Beseprem eshte bere trend keto kohe dhe ky eshte nje i tille qe fut thika pas shpines se partise qe e perzgjodhi ta perfaqesoje ne nje bashki te madhe si e Korces. Nuk do mundeshte te fitoje gjithesesi, por tregove qe je pa shtylle kurrizore.
PërgjigjuU tregua tamam kastravece, nuk jane ato qe thote arsyet pse u terhoqe nga gara por dicka tejer qe do te mbetet nje nga karakteret me te urruera nè qytetin e Korces.
Bravo.te pakten paskeni burreri me shume se kta palo politikane.
Përgjigju