Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Benet Beci, ka vijuar fushatën e tij me banore te lagjeve te qytetit te Shkodrës.
Banoret qe jetojnë pranë stacionit të trenit kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e infrastrukturës në ketë zone prej shumë kohësh ndërsa kandidati Beci theksoi se duhet një ndërhyrje emergjente në infrastrukturë për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.
Takimet elektorale Beci i ka vijuar me banoret e lagjes Xhabije, ku ka marrë edhe mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit.Fokusi kryesor në punën e kandidatit Beci për bashkinë e Shkodrës është përmirësimi i Infrastrukturës dhe projektet për zhvillimin e qytetit
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Beci premton ndërhyrje urgjente në infrastrukturë! Spahia: PS nuk është alternativë, s'ka punuar për qytetin
M.T//ReportTv.al