Kandidati i Partisë Socialiste në Himarë, Jorgo Gora , mbështetur edhe nga drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi dhe deputeti Vullnet Sinaj zhvilloi një takim me banorët ne Pilur të Himarës.
Teksa fliste mbi punën që është bërë në Himarë dhe në Pilur këto 4 vite, kryebashkiaku aktual i Himarës premtoi se nëse fiton mandatin edhe për 4 vitet e ardhshme do të vijojë projektin për rrugën e nisur ne bashkinë e Himarës dhe projektet e tjera zhvillimore për zonën.
Mbështetje nuk ka munguar edhe nga banorët, që kanë shprehur besimin, në vijimin e punës se mire te kryer deri tani nga kryebashkiaku Goro.
Teksa foli për projekte dhe punën e bërë deri më tani në Himarë dhe në Pilur, ai tha se transformimi që është bërë do të vijojë edhe më tej për të përmirësuar jetën e të gjithë banorëve.
“Kemi punuar bashkë për transformimin e Himarës dhe Pilurit për ti dhënë mundësi qytetarëve për të pasur kushte më të mira për të jetuar, punuar dhe për të bërë biznes. Në këto 4 vite jemi mundur ti japim Pilurit një mënyrë tjetër të të jetuarit, duke e kthyer këtë shesh në një vend ku ka shumëllojshmëri aktivitetesh dhe turistë të vazhdueshme” u shpreh ai.
“Ajo që mendojmë është ta kthejmë Pilurin në qendrën e turizmit kulturor dhe natyror dhe gjatë gjithë vitit të ketë turistë. Nuk do të flisja me kaq kompetencë nëse nuk do të kisha mbajtur disa premtimet që kam dhënë dhe nuk do të kisha mbështetjen e qeverisë. Qeveria do projekte dhe unë këto projekte i kam gati, ku një nga projektet më të rëndësishme është rruga e vjetër e fshatit, i jep një mundësi të gjithë banorëve të kenë hyje të re në fshat”.-përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Dita e 13-të e fushatës/ Kandidatët premtime nga terreni! Filo: Projektet që kemi do zhvillojnë ekonominë! Sharka: Do kthejmë barakat e të persekutuarve në muze
M.T//ReportTv.al