Kandidati i PS-së për Vlorë takime me banorët e fshatit Panaja: Do punojmë të kemi turizëm 12 mujor

26 Prill 2023, 10:43| Përditesimi: 26 Prill 2023, 11:07

  • Share

 

Kandidati i Partisë Socialiste për Kryebashkiak në Vlorë zhvilloi një takim me banorët e fshatit Panaja duke prezantuar programin e tij për zhvillimin e Vlorës gjatë mandatit të tij në drejtimin e bashkisë.

Në takim Dredha theksoi rëndësinë e turizmit, i cili është një komponent kyç i ekonomisë së Vlorës. Ai theksoi planet e tij për të krijuar hapësira të dedikuara në hotele dhe restorante për të promovuar produktet vendase.

"Do të punojmë që të kemi një turizëm, jo më tre apo katër mujor por e kemi si vizion që ta çojmë deri në 12 muaj. E vetmja mënyrë që ta çojmë përpara këtë lloj projekti është një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha fshatrat"- tha Dredha, "Kemi nevojë të promovojmë prodhimin vendas edhe me ndihmën e bashkisë edhe në bashkëpunim me të gjithë operatorët turistike dhe hoteleritë në Vlorë, me qëllim të krijojnë një harmoni të përbashkët. Duke krijuar një kënd të caktuar në të gjithë hapësirat e operatorëve, që është i dedikuar vetëm me prodhimet që rrethojnë gjithë Vlorën ne mund të arrijmë të promovojnë produktin vendas."- vijoi ai.

Kandidati i PS për Vlorën vendosi gjithashtu në vëmendje se turizmi dhe ekonomia është e lidhur ngushtë dhe me infrastrukturën, duke përmendur investimet që Qeveria Shqiptare ka bërë për Bashkinë e Vlorës.

"Kulinaria është shumë e rëndësishme dhe është e lidhur ngushtë me të gjithë prodhimet që ka fshati. Prandaj ne do të krijojmë kushte komode, sidomos në infrastrukturën e brendshme që është shumë e rëndësishme. Kemi parë pafund nga viti 1991 deri më sot. Shumë qeveri vijnë e ikin, premtojnë, por realisht në dhjetëvjeçarin e fundit me qeverinë e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është bërë një investim gjigand dhe është projektuar një vizion i qartë për Vlorën dhe jam i sigurt që edhe me ndihmën tuaj, edhe me ndihmën e bashkisë do të ecim përpara." - u shpreh Ermal Dredha.

Fushata e mbjelljes së pemëve, nuk mungoi as në këtë aktivitet me synim shkurtimin e shpenzimeve elektorale dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për natyrën.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për bashkitë e vendit në terren, Socialistët: Do punojmë për turizmin! BF: S’kanë mbajtur premtimet


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?