Feride Rrahmanaj, kandidate e Primareve për Bashkinë e Tropojës është tërhequr nga gara vetëm pak orë para se të niste procesi i votimit, ku do zgjidhet kandidati përfundimtar që do garojë në zgjedhjet lokale të 2023. Ajo thotë se është larguar për shkak se gara është e padrejtë.
“Te nderuar demokrate dhe simpatizante te PD, dega Tropoje! Pas publikimit te listave rreth ores 19 : 00 dhe verifikimit te tyre nga ana ime me rezultoi se lista e simpatizanteve dhe antareve te PD regjistruar nga kryetaret e seksioneve ( 0446, 0445 ,0441,0443) qyteti Bajram Curri, seksionet Buçaj, Papaj,(0552) , seksioni Gegaj( 0520), Kerrnaje (0511), seksioni Begaj(0514),seksioni Sopot(0514) , seksioni Kovaç Myhejan (0524) , Kojel ( 0517), Markaj (0456), Lekurtaj (0450), Rosuje (0455) etj jane hequr nga lista mbi 600 simpatizante dhe antare te PD dega Tropoje te gjithe mbeshtetes te mi ne kete fushate.
Po perseritet e njejta skeme si ne zgjedhjet per kryetare te PD dega Tropoje duke mos u dhene te drejten e votes qindra demokrateve dhe simpatizanteve te PD te Tropojes. Ne keto lista te Primareve kandidate te ardhur nga Tirana qe nuk jetojne, punojne e kontribojne ketu, dhe gjitha investimet e tyre i kane ne Tirane arriten te regjistrojne shume te majte. Eshte nje fushate teresisht e njeanshme ku simpatizanteve dhe demokrateve po u mohohet e drejta e votes, ku edhe pse formularet u plotesuan konform udhezimit per Primaret nuk jane ne listat e votuesve. Eshte i vetmi rreth qe nuk kishim perfaqesues nga lart per mbarevajtjen e proçesit ku gjitha strukturat ishin ne sherbim te kryetarit dhe dyert e selise se PD dega Tropoje ishin pothuajse te mbyllura. Me gjithe perpjekjet e mia duke ngritur zerin kudo ne te gjitha strukturat e PDSH nepermjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita qe ju te vendosni me voten tuaj per te zgjedhur kandidatin qe ju e deshironi pasi nuk figuroni ne listat e votimit per keto Primare.
Prandaj ne keto kushte une terhiqem nga kjo gare teresisht e njeanshme te favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votes brenda partise se tyre demokrateve dhe simpatizanteve te Tropojes. Falenderoj pa fund gjithe mbeshtetesit e mi ne kete fushate dhe kerkoj mirekuptimin tuaj per doreheqjen time sepse Ju iu mohua e drejta e votes per te zgjedhur ne keto Primare”, shkruan Rrahmanaj.
Lajmi kryesor:
'Rithemelimi' mban primaret! Dorëhiqen 8 kandidatë, akuza për manipulime të procesit! Berisha: Largimet, shprehje e lirisë
B.K.//ReportTv.al