'Rithemelimi' mban primaret! Dorëhiqen 8 kandidatë, akuza për manipulime të procesit! Berisha: Largimet, shprehje e lirisë

4 Dhjetor 2022, 07:29| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 22:44

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme, 4 nëntor, Partia Demokratike e Sali Berishës ka zhvilluar ‘primaret’ për të zgjedhur kandidatët zyrtar për 14 maji. Referuar të dhënave që kanë ardhur nga vetë ‘Rithemelimi’, deri në orën 17:00 kanë votuar në total 51 797 persona në 51 bashki. Megjithatë duhet theksuar se nuk kishte informacionin se sa anëtarë ka gjithsej PD-ja që kanë të drejtë vote dhe sa simpatizantë kanë vendosur të bëhen pjesë e procesit të primareve.

Pikërisht, paqartësia me këto lista ka sjellë problematika në disa bashki të vendit. Procesi nuk ka vijuar i qetë, mes akuzave të disa kandidatëve për manipulime dhe fitues të përcaktuar. 8 kandidatë dhanë dorëheqjen në një kohë kur po vijohet me votimin. Më konkretisht në Tropojë, Lushnje, Belsh, Gramsh, Devoll, Krujë dhe Kuçovë. Këto dorëheqje Berisha i ka cilësuar si shprehje e lirisë.

Kandidatët e primareve në Fier thanë se janë hequr nga lista demokratët e vjetër, mes tyre dhe ish-kryetarë komunash. Problematika të ngjashme janë vërejtur dhe në Roskovec, ku kishte dublime emrash në listën e votuesve.  Ndërsa Shemsi Prençi, kandidat i Primareve në Kamëz deklaroi në rrjetet sociale se nuk e njeh procesin e votimit për shkak të parregullsive. I pakënaqur edhe ambientalisti, Sazan Guri, i cili kandidon në Primaret e Beratit. Ai deklaron se Kryesia e Rithemelimit në Tiranë orienton votën e anëtarësisë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 18:00, ndërsa janë shpallur fituesit në disa bashki të vendit.

Kandidatët e dorëhequr
Tropojë
Feride Rrahmana
Lushnje
Erjon Iljazi
Belsh
Dritan Cani
Gramsh
Kodhel Çala
Devoll
Arben Miza
Krujë
Denis Hidri
Ilir Ndreu
Kuçovë
Brikena Koroveshi

Ora 22:28
Mori vetëm 32 vota në ‘Primaret’ e Beratit, Guri akuza për manipulim të procesit: Nuk e kuptoja si është të vidhesh brenda llojit

1661364823_SazanGuri.jpg

Sazan Guri ka reaguar pas përfundimit të numërimit për ‘Primaret’ e Rithemelimit në Berat, ku edhe kishte kandiduar duke marrë në total 32 vota nga 642 të mundshmet.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Guri hodhi akuza për manipulim të procesit të votimit, duke shtuar se kishte pasur simpatizantë të kandidatit votues të shtuar me porosi në lista. Ai tha se nuk kishte caktuar vëhgues sepse nuk e kuptonte sesi mund të ndodhnin vjedhje brenda llojit.

“Nuk vura vezhgues sicc më kerkuan se nuk e kuptoja dot të vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri ne fund, se kur delnin pas votimit më thoshin ‘profesor i madh’ dhe të shkretët i tradhëtonte fytyra, zëri, mbi të gjitha sytë që i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashe cc’pashë ika nga mesdita. duke mos iu dhënë dorën atyre qe nuk e meritonin dhe pas disa oresh me thane rezultatin:  une, nga 610 persona që votuan prej 2400 antarëve të PD që ishin shtuar me 500 simpatizant të kandidatit me porosi deri ne 2900 votues, fitova 30 kalorës, ose trima që s’pyetën për presion, ose luftëtarë që vranë frikën vetëm në një qytet. Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tanë me dy milion banorë në 1870-1912 ne gjithë trevat në shqiptare,  kështu që jemi mirë boll”- shkruan Guri në reagimin e bërë.

Ora 17:08
Pjesëmarrja në Primaret e 'Rithemelimit', Bozdo: Deri në orën 15:00 kanë votuar 42.365 simpatizantë dhe anëtarë

 

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo tha se deri në orën 15:00 pjesëmarrja totale e simpatizantëve dhe anëtarëve të Rithemelimit në Primaret që po zhvillohen në bashkitë e vendit në total është 42.365 persona.

Ai mes të tjerash bëri edhe thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në protestën që pritet të mbahet në 6 dhjetor ditën kur në Tiranë mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Kemi marrë të gjitha masat për të qenë një protestë shembullore e jashtëzakonshme ku populli shqiptar do të dalë të protestijë si një popull europian. Sot vërtet kemi një ditë të mirë deri tani. Thirrje edhe një herë për të votuar por gjithashtu më lejoni të bëj thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e datës 6”- u shpreh Bozdo.

Pjesëmarrja në bashkitë përkatëse:

Shkodër: 2365

Lezhë: 3850

Kukës: 3690

Dibër: 3250

Durrës: 2380

Tirane: 12127

Elbsan: 3147

Korçë: 3855

Berat: 1296

Fier: 3135

Vlorë: 2207

Gjirokastër: 1063

Total deri në orën 15:00 janë:  42.365 votues.

Sa i përket parregullsive të procesit të denoncuara nga pjesëmarrësit në votime apo nga kandidatët, Bozdo tha se po ndiqeshin të gjitha problematikat e hasura në procese të ndryshme.

“Po e ndjek në vazhdimësi jo vetë ato denoncime për parregullsi por të gjithë problematikat që hasen në procese të ndryshme. Deri tani procesi ka shkuar vërtet shumë mirë dhe pjesëmarrja është tepër e lartë, gjë që tregon se simpatizantët e kanë kuptuar rëndësinë”- u shpreh Bozdo.

Ora 15:56
Spahia voton për veten në 'Primaret' e Shkodrës: Procesi është garë më vete! Në 6 dhjetor qeveria nuk do t'i ndalë dot protestuesit shkodranë

1643578721_bardhi.JPG

Bardh Spahia, Kryetari i Bashkisë Shkoder, i vetmi kandidat në primaret e Rithemelimit ka votuar pranë qendrës së votimit në qytetin e Shkodrës.

Në intervistën e dhënë për mediat ai është shprehur se kjo është një ditë e rëndësishme per te gjithë demokratët. I pyetur nëse ndjen keqardhje që ska kandidatë përballë ai është shprehur se ky proces është një garë në vetvete.

Spahia ka komentuar edhe protestën e 6 dhjetorit ku ka deklaruar se qeveria nuk do t’ja dalë të ndalë protestuesit nga Shkodra.

Ora 15:21
Primaret për bashkinë e Tiranës, Kalaja: Edhe nëse nuk fitoj garën, do dal në krah të fituesit

 

Kandidatja e primareve të Rithemelimit për bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja tha se do të pranonte rezultatin e votimit dhe se do të mbështeste fituesin kushdo të ishte.

Mes të tjerash ajo shtoi se edhe personat të cilët kishin qenë skeptikë për primaret e organizuara, tashmë ishte momenti që t’i bashkoheshin kësaj gare.

“Sot është një ditë shumë e bukur, historike. Ju e shikoni edhe vetë fluksin e demokratëve dhe simpatizantëve që presin. Ky është një proces historik jo vetëm për PD për gjithë Shqipërinë. Nga gara e sotme fiton PD, fiton Tirana me 14 maj, fiton Shqipëria në ditët në vijim. Unë do pranoj të gjithë rezultatin që do dalë nga ky votim dhe nesër do jem edhe në krah të atij që do dalë fitues, nëse unë nuk fitoj. Kam shumë besim tek ky proces sepse ky proces bashkon edhe PD. Edhe ata që deri dje kanë qenë pak skeptik lidhur me primaret, garën dhe të drejtën e votes, mendoj se sot është moment që t’i bashkohen kësaj gare. Sepse çdo gjë kalon nëpërmjet votës. Me këtë proces Partia Demokratike del me e fuqishme përballë këtij regjimi”- u shpreh Kalaja.

Ora 14:56
Vokshi: 30 mijë votues morën pjesë në primare deri në 13:00! Nuk jep shifër për numrin e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD

 

"Deri rreth orës 13:00 kanë votuar deri në 30 mijë votues në procesin e primareve. Janë organizuar thuajse në të gjitha degët e PD. Votohet për 57 bashki". Kështu bëri me dije kryetarja e KOKOE, Albaana Vokshi duke shtuar se ka interesim të madh të votuesve pavarësisht kushteve atmosferike të rënduara në Tiranë dhe rrethe të tjera.

Numri i votuesve sipas qarqeve

Qarku Shkodër – 1595

Qarku Lezhë – 3020

Qarku Kukës – 2855

Qarku Dibër – 2200

Qarku Durrës – 1970

Qarku Tiranë – 7300

Qarku Elbasan – 2149

Qarku Korcë – 2620

Qarku Berat – 975

Qarku Fier – 2555

Qarku Vlorë – 1872

Qarku Gjirokastër - 1063

Ora 14:37
S’e gjeti emrin në listë, Merkoçi: Brenda PD ka persona që financohen nga Soros

 

Fatmir Merkoçi nuk e gjeti emrin e tij në listë e PD-së, ndonëse ishte një kandidat për primaret në Bashkinë e Tiranës. Kjo sipas tij është bërë edhe me qëllim nga njerëz që i quan të “paguar nga Soros”.

“Nëse unë marr bashkinë rrëzohet edhe Rama. Ka element të Sorosit brenda partisë, financohen nga Soro, komunizmin e kam luftuar me gjënë time, nuk kam asnjë financim përveç atyre të miat. Ngre kauza që janë bërë kauza për të gjithë shqiptarët, nëse demokratët do të më votojnë e kanë të sigurt fitoren në Bashkinë e Tiranës”, tha Merkoçi.

Ora 13:07
FOTOT/ Garojnë në Primaret e PD për Tiranën, Alimehmeti prezanton bashkëshorten! Këlliçi bën nusen demokrate! Liria krah Berishës

Në procesin zgjedhor të primareve kandidatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë prezantuar edhe partneret e tyre. Krah Këlliçit, Ana Shkreli, që është edhe vajza e socialistit Artan Shkrelit.

Nga ana tjetër, për herët të parë krah bashkëshortores së tij është shfaqur edhe Alibehmeti. Nuk ka munguar edhe në këto zgjedhje, edhe Liri Berisha krah Sali Berishës.

Ora 12:56
‘Përplasje’ mes PD e Partisë së Lirisë në Kuçovë/ Maliqi për Report TV: Rivalja dha dorëheqjen se mendonte ishte e vetme në garë

 

Në një lidhje për Repor Tv, Lefter Maliqi kandidat i primareve është shprehur se kolegia e tij, Brikena Koroveshi është larguar pasi ka menduar se ka qenë e vetme në garë, por kur ka mësuar se do ketë rival përballë.

“Ne nxorëm 2 kandidat, të dy kandidat u prezantuam sipas udhëzimit, zonja e nderuar, që do jetë në krahun tim në betejën finale, u prezantua fillimisht, pastaj më tha “isha kandidate e vetme dhe s’mund të vij në takime për arsye familjare”, nuk e di pse është larguar kryetari i PD, procesi është i rregull, 3 anëtarët e Komisionit janë nga PD, me bindje do jemi të bashkuar në sfidën e ardhshme”, tha Maliqi.

Nisur nga pakënaqësia ka që baza e PD-së për kandidimin e tij, ai shpreson se do e votojnë simpatizantët dhe socialistët e zhgënjyer.

“Janë edhe simpatizantët, nuk janë vetëm anëtarët e PD, dhe socialistët e zhgënjyer”, përfundoi Maliqi në Report Tv.

Ora 12:07
Dorëheqjet nga gara për primaret, Berisha: Tregues i lirisë së shprehjes! Në Malësinë e Madhe është shtyrë gara

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në Malësi të Madhe është shtyrë gara, për shkak të disa problemeve. 

“Kishte kandidat, por kishte disa problem për të cilat është shtyrë gara”, tha Berisha. 

Dorëheqjen e kandidatëtve, ai tha se është një tregues se në PD ekziston liria e shprehjes. 

“Primaret kanë funksionuar mbi bazën e vetë shpalljes dhe këto janë absolutisht shprehje e lirisë që ekziston brenda PD-së”, shtoi Berisha. 

Ai tha se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor, do të jetë një mundësi për të treguar se çfarë përfaqëson Rama. 

“Mesazhi i samitit është i jashtëzakonshëm dhe e mirëpresim, por ky samit është i bekuar se i jep mundësi popullit opozitar se çfarë përfaqëson Rama. Nuk do kishte rast më të brilant sesa ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi para 1000 gazetarëve të botës. Rama ulet aty një i pakallur, populli opozitar me zërin  e tij të fuqishëm do i dëshmoj botës e Rama nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, që bredh nga samiti në samit për të mbrojtur interesat ruse”, tha Berisha.

Ora 12:02
Primaret/ ‘Plas’ në Kuçovë, tërhiqet kandidatja dhe dorëhiqet kreu i degës: I falën bashkinë kandidatit të Partisë së Lirisë

 

Kryetari i degës se PD në Kuçovë, Myslim Haxhiu ka dhënë dorëheqjen, në shenjë proteste për mbështetjen e hapur, në shkelje të  udhëzimit, nga ana e PD në qëndër, në mbështetje të Lefter Maliqit. Edhe Brikena Koroveshi kandidatja e vetme perballe tij ka dhënë dorëheqjen. 

Ora 11:59
Jozefina Topalli për Primaret: Jam e surprizuar, në 3 dekada nuk kam parë kaq shumë njerëz

Jozefina Topalli thotë se është e surprizuar nga pjesëmarrja e lartë ne Primare. Teksa tregon për emocionet e saj në këtë garë që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ajo nënvizon që ka edhe probleme, të cilat vinjë si pasojë e hapjes me vonesë e listës së simpatizantëve.

“Nuk e kisha marre me mend që mund të ishte një pjesëmarrje kaq e lartë në një ditë me shi. Në Shqipëri nuk e kam parë kurrë një pjesëmarrje kaq të madhe në 3 dekada politikë dhe nuk e di nëse ka vende të tjera të tilla me kaq shumë pjesëmarrje, përvec në SHBA. Po ndodh për herë të parë që aplikohet një metodë e tillë, e cila është aplikuar vetëm në vende demokratike të zhvilluara që ne nuk e kemi, por duket se qytetarët e kanë përkrahur këtë gjë dhe është e paimagjinueshme", thotw Jozefina Topalli

Ora 11:06
PD-ja e Berishës asnjë të dhënë për numrin e votuesve në Primare! Burime: Në Bashkinë Tiranë votojnë 29 mijë anëtarë e simpatizantë

 

PD-ja e Sali Berishës nuk ka dhënë asnjë shifër se sa është numri i anëtarësisë, apo edhe i simpatizantëve që do të votojnë për primaret. Report Tv ka mësuar se në Tiranë bëhet fjalë për një shifër rreth 29 mijë, përfshirë anëtarë e simpatizantë.

Ora 11:02
Akuza për garë të pabarabartë/ Kush janë 7 kandidatët e dorëhequr nga ‘Primaret’ e Berishës

 

7 kandidatë janë tërhequr nga gara për Primaret e Sali Berishës. Report Tv sjell listën e emrave të dorëhequr. Disa prej tyre kanë hedhur akuza për garë të pabarabartë që është favorizuar nga lart.
Kandidatët e dorëhequr
Tropojë
Feride Rrahmana
Lushnje
Erjon Iljazi
Belsh
Dritan Cani
Gramsh
Kodhel Çala
Devoll
Arben Miza
Krujë
Denis Hidri
Ilir Ndreu

Ora 10:58
Primaret në Elbasan/ ‘Pa shantazh dhe blerje votash’, Boçi: Edhe kur je i vetëm, vota ka vlerën e saj

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është kandidati i vetëm që votohet sot në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryebashkiak të Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se edhe pse i vetëm ngë garë, vota ka vlerë.

 “Simpatizantët kanë ardhur të shprehin të drejtën e tyre me votë. Unë jam i vetëm, por dhe kur je i vetëm vota ka vlerën e saj, anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet. I tillë është procesi në të gjithë Shqipërinë. Ky proces duhet të jetë shembull sesi votohet. Pa shantazh e blerje të votës. Themeli i demokracisë është vota e lirë.”, tha Boçi.

Ora 10:51
Kandidatja e primareve për Tropojën jep dorëheqjen: Gara e njëanshme e favorizuar nga lart

 

Feride Rrahmanaj, kandidate e Primareve për Bashkinë e Tropojës është tërhequr nga gara vetëm pak orë para se të niste procesi i votimit, ku do zgjidhet kandidati përfundimtar që do garojë në zgjedhjet lokale të 2023. Ajo thotë se është larguar për shkak se gara është e padrejtë.

“Te nderuar demokrate dhe simpatizante te PD, dega Tropoje! Pas publikimit te listave rreth ores 19 : 00 dhe verifikimit te tyre nga ana ime me rezultoi se lista e simpatizanteve dhe antareve te PD regjistruar nga kryetaret e seksioneve ( 0446, 0445 ,0441,0443) qyteti Bajram Curri, seksionet Buçaj, Papaj,(0552) , seksioni Gegaj( 0520), Kerrnaje (0511), seksioni Begaj(0514),seksioni Sopot(0514) , seksioni Kovaç  Myhejan (0524) , Kojel ( 0517), Markaj (0456), Lekurtaj (0450), Rosuje (0455) etj jane hequr nga lista mbi 600 simpatizante dhe antare te PD dega Tropoje te gjithe mbeshtetes te mi ne kete fushate.

Po perseritet e njejta skeme si ne zgjedhjet per kryetare te PD dega Tropoje duke mos u dhene te drejten e votes qindra demokrateve dhe simpatizanteve te PD te Tropojes. Ne keto lista te Primareve kandidate te ardhur nga Tirana qe nuk jetojne, punojne e kontribojne ketu, dhe gjitha investimet e tyre i kane ne Tirane arriten te regjistrojne shume te majte. Eshte nje fushate teresisht e njeanshme ku simpatizanteve dhe demokrateve po u mohohet e drejta e votes, ku edhe pse formularet u plotesuan konform udhezimit per Primaret nuk jane ne listat e votuesve. Eshte i vetmi rreth qe nuk kishim perfaqesues nga lart per mbarevajtjen e proçesit ku gjitha strukturat ishin ne sherbim te kryetarit  dhe dyert e selise se PD dega Tropoje ishin pothuajse te mbyllura. Me gjithe perpjekjet e mia duke ngritur zerin kudo ne te gjitha strukturat e PDSH nepermjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita qe ju te vendosni me voten tuaj per te zgjedhur kandidatin qe ju e deshironi pasi nuk figuroni ne listat e votimit per keto Primare.

Prandaj ne keto kushte une terhiqem nga kjo gare teresisht e njeanshme te favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votes brenda partise se tyre demokrateve dhe simpatizanteve te Tropojes. Falenderoj pa fund gjithe mbeshtetesit e mi ne kete fushate dhe kerkoj mirekuptimin tuaj per doreheqjen time sepse Ju  iu mohua  e drejta e votes per te zgjedhur ne keto Primare”, shkruan Rrahmanaj.

Ora 10:48
Primaret e Berishës në Berat, Guri në Report Tv: Jepen orientime nga lart se kë duhet të votojnë anëtarët

 

Në degën e Partisë Demokratike Berat votohet për 3 kandidatët: Zija Ismaili, Sazan Guri dhe Klejdi Spahiu dhe zgjedhjet për primaret po kryhen në Pallatin e Kulturës "Margarita Tutulani".

Por Guri pretendon se jepen orientime se kë duhet të votojnë anëtarët.

“E dëgjoja që drejtimi i PD në Berat pororiste. E dëgjoja kur erdhi dje një rast flagrant kur isha me një të PD dhe kunata i thoshte që më porositën të votoj filanin. E përgjithshmja nuk është keq. Votimi është shumë normal, kjo ka ndodhur gjatë javës. Po të duan të besojnë njeriun e duhur, le ta thyejnë dhe orienhtimin që është dhënë, por më duket se ka organizim dhe nga lart. Ka orientime plot. Duket që në sy, në dhënien e dorës, në organizimin e mbledhjeve, është e qartë”, tha Guri për Report Tv.

Ora 10:39
Primaret në Lezhë/ Maksim Kola i pakënaqur nga procesi: Nuk po menaxhohet dot! Simpatizantët nuk gjejnë dot emrat në lista

 

Kandidati Maksim Kola është i pakënaqur nga procesi i primareve në Lezhë. Ai ka folur për Report Tv duke thënë se kjo ka ardhur pasi kryetari i PD së Rithemelimit ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka marrë pjesë as në zgjedhjet e sotme.

“Për shkak se filloi vonë dhe njerëzit kishin ardhur nga ana e anës, pikat më ekstreme të Lezhës janë Zadrima, Shën Kolli. Ditë e diel ëshhtë, njerëzit erdhën që në mëngjes që të kthehen për të bërë punët. Por për shkak se shkoi 1 orë me vonesë, kjo solli një problematikë. Nga simpatizantët e regjistruar, ka shumë mungesa. Kryetari i PD, Arben Ndoj ka dhënë dorëheqjen një ditë para heshtjes zgjedhore. Normalisht duhet të ishte brenda procesit. Nuk është se po menaxhohet procesi në maksimumin e tij. Ka pasur dyshime në disa formularë por këtë nuk e them dot që ka pasur të tjerë. Gjithë mbështetësit e mi janë optimistë për rezultatin në fund. Është fillimi tani dhe nuk kam pasur mundësi që të kontaktoj me shumë, por kanë shprehu shqetësimin se kanë kartë identiteti dhe formular që s’i gjejnë dot në listë”, tha Kola.

Ora 10:38
Primaret në Durrës/ Cara: Demokratët nuk kanë inate me njëri-tjetrin! Dervishi: Të bashkohemi

 

Në Bashkinë e Durrësit, procesi i votimit të primareve ka shkuar qetë. 2 kandidatët i janë drejtuar kutive të votimit, teksa iu kanë bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në këtë votim.

“Ka një rëndësi të veçantë sepse është risi, sot fjalën e kanë demokratët. E rëndësishme është që sot procesi të jetë i rregullt dhe të tregojë një pjesëmarrje të madhe, demokratët nuk kanë inate me njëri tjetrin, 14 do na çojë më të fortë e më të bashkuar”, tha Igli Cara.

“I bëj thirrje të votojnë masivisht. Të bashkohemi që të sjellim ndryshimin, procesi po shkon qetë, unë besoj se kështu do të vazhdoj deri në fund t ditë, i falënderoj të gjithë”, tha Armand Dervishi. 

Ora 10:33
Në Krujë, numri më i madh i kandidatëve për primaret! 2 japin dorëheqjen

Bashkia Krujë ka numrin më të madh të madh të kandidatëve për primaret e Berishës. Nga 11 që ishin, 2 kanë dhënë dorëheqjen. Ata janë Denis Hidri dhe Ilir Ndreu.

Lista e kandidatëve për Krujën
 
Ora 10:31
Kandidatët në Lezhë të pakënaqur me primaret: Probleme me listat e simpatizantëve dhe të anëtarësisë

 

2 kandidatët në Lezhë, Ergin Mataj dhe Pashk Gjoni kanë akuzuar për parregullsi në lista në primaret e Lezhës.

“Problematikat te fletët, jam për një proces të hapur dhe një proces të lirë, ka parregullsi si të listat e simpatizantëve dhe të anëtarësisë, uroj që fituesit ta meritoj fitoren”, tha kandidati Ergin Mataj.

“Ka qenë një proces që kanë filluar me një orë në vonesë për shkak të rrëmujës në lista, pasi diskutuam me komisionin u vendos që procesi të fillojë, fillimi duket pak me rrëmujë, njerëzit po presin në radhë. Pjesëmarrja është e madhe, ka interes të lartë të anëtarëve dhe simpatizantët”, u shpreh kandidati Pashk Gjoni.

Ora 10:21
Primaret e Berishës në Devoll, dorëhiqet Arben Miza: Kandidatët e tjerë kanë dhënë kontribute! T'i hapet rrugë të rinjve

1670145991_devoll1024x576.jpg

Largohet nga lista e kandidatëve në Devoll Arben Miza, ish kryetar i degës së PD Devoll.

Njoftimi për largimin e tij është bërë që ditën e enjte por vetëm sot me shpalljen e listave u vu re edhe mungesa e tij.

Sipas Mizës tërheqja ka ardhur me arsyen se gratë që janë kandidate kanë dhënë kontribute dhe janë të afta e për këtë arsye sipas tij duhet t’i hapen rrugë figurave dhe kandidatëve të rinj.

Mesazhi i Arben Mizës shkon edhe më tej kur thotë që duhet të ndjekin dhe të tjerë rrugën e tij pasi  jo të gjitha pozicionet duhet të mbahen nga të njëjtët persona.

Kandidatët në Devoll tashmë janë:

  • Elvis Hajderelli
  • Vojsava Bregu
  • Xhensila Kapo
Ora 10:15
Primaret e Berishës në Tiranë, kandidati Alimehmeti: E kemi të qartë listën e votuesve! Shifrat i merrni në Komision

 

Ilir Alimehmeti, i cili kandidon për bashkinë Tiranë foli për mediat sapo përfundoi votimin në primaret e Berishës. Ai u shpreh se nuk ka parregullsi ndërsa nuk dha një numër për anëtarët që do të marrin pjesë në proces.

“Në listë jam kandidati i gjashtë, të gjithë listat janë bërë të mundura me email. I kanë shkuar të gjithë kandeidatëve në formë zyrtare në afatet e përcaktuar. Të gjitha janë të dhëna. Jo të gjithë simpatizantët mund të vijnë për të votuar por numri është i madh. Ne e kemi të qartë listën e votuesve nga fillimi në fund, shifrat mund t’i merrni te komisioni. Fushata ka qenë pozitive, s’ka pasur incidente. Situata të vogla që zgjidhen në mënyrë të thjeshtë. Të gjitha janë zgjedhur sipas modaliteteve dhe afateve”, tha Alimehmeti.

Ora 10:10
Primaret në Elbasan, procesi i votimit për 7 bashki! Dorëhiqen 2 kandidatë: I hapim rrugë bashkimit të PD

 

Edhe në qarkun Elbasan ka nisur procesi i votimit për primaret e Berishës. Luciano Boçi është kandidat i vetëm për bashkinë e Elbasanit. Nga procesi janë dorëhequr Dritan Cani që garonte për Belshin duke thënë se do t’i hapë rrugë bashkimit të PD. Ndërsa Kodhel Cala që garonte për Gramshin tha se dorëheqja është paqësore.

Në Bashkinë Cërrik garojnë:

  • Ankelita Çela
  • Servet Duzha

Në Bashkinë Peqin garojnë:

  • Albert Kurti
  • Mustafa Pashja

Në Bashkinë Gramsh garon vetëm Hasim Çekrezi.

Në Bashkinë Prrenjas garojnë:

  • Suzana Topi
  • Mehdi Leka

Në Bashkinë Belsh garon vetëm Bedri Qypi.

Në Bashkinë Librazhd garojnë:

  • Agron Mekshi
  • Arjanit Leka
  • Mereme Zeneli
  • Ndriçim Lila
  • Shaqir Kuka
  • Shefki Çota
Ora 09:57
Primaret në Sarandë, nis votimi për kandidatët që garojnë në 3 bashki

 

Proçesi i votimit për Primaret e Bashkisë Sarandë  zhvillohet në selinë e Degës së PD Sarandë. Përveç 1200 anëtarëve, për procesin e votimit janë regjistruar edhe 1040 simpatizantë. 

Kanditatët për Primaret Sarandë janë:

  • 1. Ardit Cikuli
  • 2. Armando Magllara 
  • 3. Ilir Nikolla
  • 4. Spiro Vaso

Për Bashkinë Konispol do të jenë 3 qendra votimi: Konispol, Mursi dhe Shalës.

Kanditatët për Primaret Konispol janë :

  • 1. Aleksandër Lokoshi 
  • 2. Fatmir Shero

Kandidatët për bashkinë Delvinë

  • Bati Cucuri
  • Ilir Mehmeti  
  • Hasan Alizoti
Ora 09:42
Primaret në Dibër, nis procesi i votimit në 4 bashki

 

Ka filluar nga ora 08:00 procesi i votimit në 4 bashkitë e qarkut Dibër për primaret e partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit 2023 për pushtetin lokal. 

Bashkia Dibër votojnë 1400 anëtarë:

1-Alketa Agolli

2-Besnik Alku

3-Fadil Begu

4-Ismail Uka

5-Margarita Markja

6-Përparim Noka (tërheq nga gara)

Bashkia Bulqizë  2800 anëtarë

1-Defrim Fiku

2-Fatos Hoxha

Bashkia Klos

1-Basir Çupa

2-Bedri  Hoxha

3-Veri Kuka

Bashkia Mat

1-Bukurosh Ballabani

2-Lindita Doda

3-Ymer Barçi

4-Nezir Rizvani

5-Skënder Gjuci

Ora 09:30
Primaret në Korçë, 10000 anëtarë pritet të marrin pjesë në votimet për 5 bashki

 

Në Qarkun Korçë ka nisur votimi për primaret e Partisë Demokratike që do të nxjerrin kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Votuesit që do të zgjedhin kandidatët janë anëtarët e PD dhe simpatizantët të cilët janë pajisur me një kartë të posaçme anëtarësie për të votuar gjatë gjithë ditës së sotme.

Në Korçë reth 4000 votues ndërsa votohet për kandidatët:

  • Ledina Alolli
  • Gjergji Gjata
  • Entela Dvorani

Në Pogradec rreth 1000 votues për kandidatët:

  • Zihni Tollozhina
  • Oligert Mucllari

Në Devoll mbi 2000 votues ndërsa votohet për kandidatët:

  • Vojsava Bregu
  • Arben Miza
  • Elvis Hajderlli
  • Xhensila Kapo

Në Maliq mbi 2000 votues ndërsa votohet për kandidatët:

  • Alfred Berberi
  • Alfred Gega

Në Kolonjë më pak se 1000 me një kandidat të vetëm:

  • Ethem Lumani
Ora 09:20
Primaret në Lushnje/ Nis votimi! Tërhiqet nga gara Erjon Iljazi

 

Në qarkun e Lushnjes ka nisur procesi i votimit për primaret. Në ditën e votimit, kandidati Erjon Iljazi është tërhequr nga gara. Kështu për Lushnjen kandidojnë Eduard Sharka dhe Erjon Kërçuku. Në primarët e shkuara, për krerët e degëve të partisë votuan 1056 anëtarë, nga 1800 që mendohet të jetë numri i anëtarëve.

Në Divjakë, kandidojnë Gjergji Janko dhe Aurel Malaj. Nga sa raportohet në këtë bashki janë 800 anëtarë.

Ora 09:19
Primaret në Durrës, në garë Igli Cara dhe Armand Dervishin! Në Shijak, 700 anëtarë pritet të votojnë për 4 kandidatë

 

Në primaret e Berishës për bashkinë Durrës do të garojnë Igli Cara, kandidat me mbështetje të gjerë dhe Armand Dervishi, i ri i kthyer nga studimet në Londër por familja e tij njihet mes radhëve të demokratëve për kontributin disa vjecar në PD. Në listat e votuesve përfshihen anëtarësimet e ditëve të fundit por edhe listat e vjetra të anëtarëve që kanë qenë të anëtarësuar më herët.

Ndërsa kandidatët për primaret e Shijakut janë:

  • 1. Agim Rameta
  • 2. Astrit Hoxha
  • 3. Fatbardh Gjata
  • 4. Rezeart Tusha

700 anetarë ka në lista e PD Shijak që pritet të votojnë.

Ora 09:15
Rithemelimi: Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit për primaret! Ja kur do të votojnë 7 kandidatët për bashkinë Tiranë

1669037783_PDselia4.jpeg

Në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike, e para e këtij lloji në politikën shqiptare.  Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.  Në selinë qëndrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.

Pas votimit kandidatët do të prononcohen për median.

Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30.

Kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00.

Kandidati Julian Deda në orën 10.15.

Kandidatja Adriana Kalaja në  orën 10.30.

Kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45

Kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00

Kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30
 

Ora 09:08
Sazan Guri pesimist për primarët e ‘Rithemelimit’: Vota po diktohet me telefon

1670141380_img2128800x4451.jpg

Sazan Guri kandidati në primaret e ‘Rithemelimit’ për Beratin shprehet pesimist për këto zgjedhjeve brenda të djathtëve.

Në reagimin që ia ka bërë pak minuta para nisjes se procesit, hedh akuza se fituesit janë paracaktuar. Sipas tij, organizatorët e procesit kanë telefonuar votuesit në këto zgjedhje duke iu diktuar se kë duhet të votojnë për të dalë fitues.

“Pse te Zoti dhe te zgjedhësit qe me duan ne fakt.

Po sepse ku tjeter dhe me kujton nje ngjarje te vertete ne Miredite. Nje cub i vrau djalin e fundit nje Nane. Meqenese s’kish djale tjeter, Nana i drejtohet cubit - marrte hak Zoti dhe Pal Ndue Frroku. E degjon Pali dhe i vete Nenes! Me ke zene ne goje, oj Nan! Po te paste Nana dhe Pali mori hak sipas ligjeve te Zotit.

Edhe ketu te primaret sot, besoj se do marr hak Zoti dhe Pal Ndue Frroku (zgjedhesit qe nuk do i binden partise). Flm o Zot. Flm o Pal, pra ju njerez qe kini vrare friken!

Po qe jam pregatitur dhe per humbjen, sepse beratasit ishin ata qe me 1992 nuk i dhane voten dhe besimin prof. Pandeli Cines qe ka shpetuar nga vdekja me qindra, ndersa une mund t’i shpetoja nga skamja qe dtth se rrojne, sigurisht jo dinjitoz, por mbase per ata dinjitet eshte, cik pune, cikez asistence, nje gote raki para me ca koqe ulli qe me shume rri pa mbledhur. Dhe e dini si shitet ulliri sot ne Berat?! Ik mblidhi vete e me jep lek sa te duash! E dini sa eshte vaji futja kot vegjetal qe ben vecse per pushke 400 leke/litri, po vaji i ullirit ne shtepine e fermerit qe ja kerkon biznesmeni 300 leke litri. Po e dini si shitet ulliri ne Angli, jo me racion, por me kokra!

Per kesi gjerash e mori te tjera nga keto do sillja me dhjetra te huaj (gjermane, francez, Italiane) qe duan 10% fonde nga bashkia dhe garanci qe s’ju vjedh fondet dhe besim te Perendia. Kete une e qaj. Dhe cdo benin ata, do sillnin me kete parim qindra e mijra te tjera, dhe jo si rasti ne nje komune te Tepelelenes vite me pare kur nje australian pa femijet qe canin lumin per shkolle se nuk kishin nje ure. Dhe merr ne tel kompanine e vet urgjent 2 milione dollare dhe kryetari i Nj. Administrative i thoshte perkthyesit po une, si them dot, thuaji se ndryshe nuk e bej, packa se djali e nipi ishin ne ate grup femijesh, se bej dot thoshte perkthyesi, beje po te them dhe ja perktheu me ne fund qe ky drejtuesi do perqindjen!? Pa merak se e zgjidh une tha australiani dhe merr kompanine ne tel, ktheji prapsh ato dy milione. Pra, kete do beja?! Do sillja risine sesi nuk vidhet dhe me pak para, por me dashuri te madhe, me perkushtin, me dituri, me besim te tjetri, pa vjedhje or mortje qe mos i gezofshi, plot gjera te mira mund te behen! Por si te thoje Zoti, mbase ska ardhur koha akoma”, tha Guri.

Ora 09:03
Shkodër/ Nis procesi i primareve, nuk ka surpriza! I vetmi kandidat, Bardh Spahia! Në Vau Dejes, garë mes Zef Hilës dhe Kolë Shaben

 

Në bashkinë Shkodër ka nisur procesi i primareve të Berishës. Aty nuk ka surpriza pasi i vetmi kandidat është kryebashkiaku Bardh Spahia. Janë 4000 anëtarë të thirrur për të votuar në këtë proces. Edhe në Bashkinë Vau Dejes ka nisur procesi i votimit. Në garë janë deputeti Zef Hila, dhe kandidati Kole Shaben. Të thirrur për votime në procesin e primareve për bashkinë Vau Dejes janë 1774 anëtarë të kësaj force politike.

Ora 08:42
Lezhë/ ‘Bllokohet’ votimi për primaret, shkak problemet me listat e anëtarësisë

Në Lezhë nuk ka nisur ende votimi për kandidatët e primareve të Rithemelimit, për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”. Në garë për primaret e Bashkisë Lezhë jan Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.

Ora 08:40
LISTA E PLOTË/ Kandidatët e primareve të Sali Berishës në të gjitha Bashkitë

1670142840_387ec8e3989e4075ab0a69c14e15c72d.jpg

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për primaret e Sali Berishës.

 Qarku Korçë

  • Bashkia e Korçës
  • Entela Dvorani
  • Gjergji Gjata
  • Ledina Alolli
  • Bashkia e Maliqit
  • Alfred Beberi
  • Alfred Gega
  • Bashkia Pogradec
  • Oligert  Muçllari
  • Zihni Tollozhina
  • Bashkia Devoll
  • Arben Miza
  • Elvis Hajdërlli
  • Vojsava Bregu
  • Xhensina Kapo
  • Bashkia Kolonjë
  • Et'hem Sajamit Lumani

Qarku Kukës

  • Bashkia e Hasit
  • Bledar Lushi
  • Miftar Dauti
  • Nazlie Laçi
  • Bashkia e Tropojës
  • Besnik Dushaj
  • Feride Rahmanaj
  • Mimoza Hardajmataj
  • Xheme Nezaj
  • Jordan Memia
  • Bashkia e Kukës
  • Atmir Sinamati

 Qarku Lezhë

  • Bashkia Lezhë
  • Ergin Mataj
  • Kristian Gjidodaj
  • Maksim Kolaj
  • Pashk Gjoni
  • Pashk Ndoci
  • Salvador Kaçaj
  • Bashkia Mirditë
  • Aleksandër Lalaj
  • Albert Mlyshi
  • Artur Lazri
  • Gjon Ndoj
  • Martin Biba
  • Saimir Kola
  • Bashkia Kurbin
  • Alfred Daçi
  • Behar Haxhiu
  • Dalmion Dodaj
  • Edmond Shkoza
  • Gjergj Oroshi
  • Gjovalin Miri
  • Lindita Toma

 Qarku Shkodër

  • Bashkia e Vaut të Dejës
  • Kolë Shaben
  • Zef Hila
  • Bashkia Pukë
  • Astrit Kuqi
  • Demir Hyseni
  • Ndue Suma
  • Rroka Dodaj
  • Bashkia Shkodër
  • Bardh Spahia
  • Bashkia e Malësisë së Madhe
    Nuk ka kandidat
  • Bashkia e Fushë Arrësit
  • Ded Zef Bajraktari
  • Hil Ndue Kola
  • Hil Zek Curri
  • Nik Ded Nika
  • Pjetër Zef Qafa

  Qarku Tiranë

  • Bashkia e Tiranës
  • Adriana Kalaja
  • Belind Këlliçi
  • Enkelejda Fejzo
  • Fatmir Merkorçi
  • Gerti Bogdani
  • Ilir Alimehmeti
  • Julian Deda
  • Bashkia Kamëz
  • Arjan Xhevit Hoxha
  • Asllan Shaban Dogjani
  • Shemsi Selim Prençi
  • Bashkia Kavajë
  • Eris Xhihani
  • Fisnik Qosja
  • Isa Sakja
  • Bashkia Vorë
  • Agim Subashi
  • Indrit Hoxha
  • Bashkia Rrogozhinë
  • Shkëlqim Hoxha
  • Shkëlqim Kalemi

Qarku Vlorë

  • Bashkia e Vlorës
  • Alta Haluci
  • Hysmni Sharra
  • Luman Kapaj
  • Nada Daullja
  • Bashkia e Selenicës
  • Bejto Alliaj
  • Dhurata Meçorapaj
  • Leonard Rakipaj
  • Jani Dapaj
  • Klajdi Runaj
  • Sezai Balilaj
  • Bashkia e Delvinës
  • Bati Çuçuri
  • Hasan Alizoti
  • IIir Mehmeti
  • Bashkia e Sarandës
  • Ardit Cikuli
  • Armand Magllara
  • Robert Haxhi
  • Spiro Vaso
  • Ilir Nikollo
  • Bashkia e Konispolit
  • Aleksandër Loloshi
  • Fatmir Shero

Qarku Berat

  • Bashkia e Beratit
  • Kejdi Spahiu
  • Sazan Guri
  • Zija Ismail
  • Bashkia Kuçovë
  • Brikena Koroveshi
  • Lefter Maliqi
  • Bashkia Poliçan
  • Behar Xhaferraj
  • Bashkia Skrapar
  • Besnik Osmeni
  • Eugen Mustafallari
  • Bashkia Skrapar
  • Besnik Osmeni
  • Eugen Mustafallari

Qarku Dibër

  • Bashkia Bulqizë
  • Dëfrim Mufit Fiku
  • Fatos Jaho Hoxha
  • Bashkia Klos
  • Basir Çupa
  • Bedri  Hoxha
  • Veri Kuka
  • Bashkia Mat
  • Bukurosh Ballabani
  • Lindita Doda
  • Ymer Barçi
  • Nezir Rizvani
  • Skënder Gjuci

·         Qarku i  Elbasanit

·         Bashkia e Elbasanit

  • Luçiano Boçi
  • Bashkia e Belshit
  • Bedri Qypi
  • Dritan Cani
  • Bashkia e Librazhdit
  • Agron Mekshi
  • Arjanit Leka
  • Mereme Zeneli
  • Shaqir Kuka
  • Shefki Çota
  • Ndriçim Lila
  • Bashkia e Përrenjasit
  • Mehdi Leka
  • Suzana Topi
  • Bashkia e Gramshit
  • Hasim Çekrezi
  • Kodhel Çala
  • Bashkia e Peqinit
  • Albert Kurti
  • Mustafa Pashja

Qarku Fier

  • Bashkia Fier
  • Albano Zhapaj
  • Artur Mahmutaj
  • Denisa Muçaj
  • Ermal Hamataj
  • Evdar Kodheli
  • Bashkia e Lushnjes
  • Eduard Sharka
  • Erjon Kërçuku
  • Bashkia e Patosit
  • Ardian Rama
  • Gazment Halimi
  • Sofie Alushaj
  • Bashkia e Mallakastrës
  • Neim Begaj
  • Resmi Shanaj
  • Bashkia e Roskovecit
  • Dhurata Malka
  • Nazar Plaka
  • Erdit Hazizaj

Qarku Gjirokastër

  • Bashkia Gjirokastër
  • Dorjan Lami
  • Enkelejda Shefki Mushi
  • Shemsho Lamja
  • Telnis Abaz Skuqi
  • Bashkia Këlcyrë
    Arjan Kapllan Kasaj
    Edmond Gole Nano
  • Bashkia Memaliaj
  • Albert Abedin Malaj
  • Bukurosh Qani Ajdini
  • Bashkia Tepelenë
  • Baftjar Et'hem Imeri
  • Hysni Asllan Kasëmi
  • Bashkia Libohovë
  • Adil Fahri Xhelili
  • Bashkia Përmet
  • Edmond Lefter Komino
  • Niko Spiro Shupuli
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZENUN TYTA: 04/12/2022 13:14

    Po si ska turp kjo Zhelefina qelbësina që lu rolin e petagoges. Po kjo bëri partin e vet ça pune ka kjo me pd e pabesushme çfar fundërinash mban kjo tok.

    Përgjigju
  • Kalaja Rozafes: 04/12/2022 12:27

    PD nuk asht si PS asht e drejt si DRAPNI.

    Përgjigju
  • Skrd: 04/12/2022 09:35

    Lushnja nuk eshte Qark, o gazetare budallenj. Eshte bashki e qarkut Fier.

    Përgjigju
  • Laluci: 04/12/2022 09:30

    Pse u terhoç Iljazi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?