Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Aleanca për Teatrin ndryshon kauzë: Protestë çdo ditë në shesh për të drejtat tona! Të largohet Ardi Veliu, me të Shqipëria ka njohur periudhën më të zezë

20 Dhjetor 2020, 15:39| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 20:49

  • Share

TIRANË- Me shembjen e Teatrit (17 maj 2020), Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar se nuk do të ndalë protestat, kësaj herë do të protestojnë për të drejtat e njeriut që sipas tyre me këtë qeveri janë shkelur. Protesta e parë me këtë ndryshim kauze u zhvillua këtë të diel në sheshin përballë Ministrisë së Brendshme, e cila nisi në orën 18:00 dhe përfundoi rreth orës 19:30 me një deklaratë të përbashkët nga protagonistët kryesorë.

Regjisori Robert Budina tha se kërkojnë që të largohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke thënë se nën drejtimin e tij, Shqipëria ka njohur periudhën më të zezë.

Nga ana tjetër, aktori Neritan Liçaj duke folur si politikan, ka hedhur akuza në drejtim të kësaj qeverie, sipas së cilit duhet t'i kërkojnë falje popullin për këto 8 vite vjedhje. Zgjedhjet nuk kanë kaluar pa u përmendur nga ana e tij, duke folur me një gjuhë opozitare, e duke thënë se duhet t'i jepet fund vjedhjeve "me çunat problematik", deklarata këto të artikuluara nga PD e LSI, referuar një prej thënieve të Damian Gjiknurit.

1608485223_protesta32.jpg

Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Kjo protestë mori spunto pas ndalimit të 4 aktivistëve të kësaj Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani dhe Ergys Mërtiri , ku sipas tyre janë ndaluar me forcë (dhe pse na policia nuk kanë pasur një njoftim zyrtar) dhe dhuna është përshkallëzuar në Komisariat ku i kanë qëlluar me shkelma në fytyrë e shpulla. Nisur nga kjo, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se po shkelen të drejtat e njerëzve, për këtë arsye paralajmërojnë se do të bëjnë çdo ditë të njëjtën gjë siç bënë për Teatrin, do të dalin në shesh duke protestuar.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimit të pak ditëve më parë të Policisë së Shtetit, se nuk do të lejohej asnjë grumbullim mbi 10 persona si një masë e marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, u vu re se uniformat blu nuk u përpoqën që të shpërndanin turmën.

Tre kërkesat e Alencës për Mbrojtjen e Teatrit 
1. Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
2. Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu.
3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo t’i rikthehet qytetarëve.
Sot në orën 18.00 në sheshin para Ministrisë së Brendshme.
Së bashku për ti rikthyer dinjitetin Policisë së Shtetit", thuhet në njoftimin zyrtar. 

Ora 20:42
Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nëpërmjet fotove

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar ditën e sotme një protestë përballë Ministrisë së Brendshme pas shoqërimit dhe dhunimit që iu bënë ditën e djeshme 4 aktivistëve. Të pranishëm ishin një numër i vogël protestuesish, teksa protagonistët kryesorë tha se protesta do të zhvillohet çdo ditë.

Ora 19:30
Budina: Shqipëria ka njohur periudhën më të zezë me Ardi Veliun në krye të Policisë! Kërkojmë largimin e tij

Regjisori Robert Budina ka deklaruar se protesta për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit do të vijojë, por kësaj here është lufta e tyre për të mbrojtur të drejtat e njeriut, që sipas tij po shkelen nga kjo qeveri.

"Zbardhjen e të vërtetës që ushtruan dhunë të pajustifikuar, kërkojmë shkarkimin e Drejtorit të policisë i cili me të cilin Shqipëria ka njohur periudhën më të zezë dhe ka qenë dora e hekurt e këtij pushtetit dhe rikthimin e policisë qytetarëve. Ne nga Teatri e spostuam në rrugë për të drejtat e njeriut dhe ne do të jemi përditë për të protestuar për të drejtat tona", tha regjisori Budina.

Ora 19:28
Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit/ Neritan Liçaj flet si politikan: Stop vjedhjeve të votave me çunat problematik! Të kërkojë falje për këto 8 vite

Aktori Neritan Liçaj, në protestën për lirimin e 4 anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka mbajtur një fjalim i cili më shumë se për të drejtat e njeriut, i ngjante një fjalimi politik. Ai tha se kjo qeveri do të duhet të dalë që t'i kërkojë falje qytetarëve për këto 8 vite dhe të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Zotërinjtë e pushtetit abuzues e kanë parë vendosmërinë tonë, në shkurt bëjmë tre vjet, kot e kanë me këto forma, nuk u prodhojmë më asgjë përveç skandale. Kjo mazhorancë nuk është më legjitime dhe gjëja më e mirë ishte t'i vinin gishtin kokës, të lejojnë zgjedhjet e pastra jo me vjedhje se me dhunë nuk e mbajnë dot pushteti. Ne jemi këtu, nuk trembemi, e kemi treguar, nuk intimidohemi kështu që këtu na kanë, për t'i thënë shtetit, sot se këtu flas unë, ata duhet ta kenë parasysh se janë në shërbimin tonë, ministër do të thotë shërbëtor, janë shërbëtorët e mi prandaj ta lënë agallëgun, arrogancën, të ulin kokën, t'i kërkojnë falje për këto 8 vite vjedhje dhe t'i japin zgjedhje zgjedhjeve të ndershme dhe t'i japin stop vjedhjeve me çunat problematik", tha Liçaj.

Ora 18:12
Budina për Report Tv: Protestat tona paqësore nuk e kanë dhënë rezultatin, ne do vijojmë deri në pikën e fundit

 

Regjisori Robert Budina në një lidhje live me gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri ka deklaruar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë protestë me 3 kërkesa shumë të qarta, teksa shtoi se shokët e tyre janë dhunuar fizikisht nga policia. Ai ka shtuar se nuk do të heqin dorë nga protestat deri sa të fitojnë të drejtat e tyre.

"Ne kemi dalë për aktin e dhunshëm që bëri policia e shtetit pa motive dhe ne gjykojmë që kjo është një dhunë psikologjike e fizike e policisë për të na inditimiduar, e para për të treguar forcën pas djalit dhe për të bërë ç'është e mundur që ne të tërhiqemi nga kjo luftë tre vjeçare paqësore. Pa asnjë motiv i vunë prangat 4 anëtarëve. Kanë quajtur me shkelm në fytyrë, me shpullë një arkitektin, ky është një veprim që dënohet nga ligji është dhe përdhunues, dhe i kanë marrë celularin në rrugë, dhe shkarkimi i drejtorit  të Policisë që t'u kthehet qytetarëve, do kemi protesta të tjera, në këto i kemi zgjatur në kohë për të formuar një mendim, nëse duam të provokojmë apo të përleshemi me paqësore, mjetet tona paqësore nuk e kanë dhënë rezultatin, ne do të protestojmë deri në pikën e fundit, deri sa të fitojmë të drejtat tona", tha Budina për Report Tv.

Ora 18:11
Nis protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, vihet re një pjesëmarrje e ulët

 

Ka nisur këtë pasdite protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Dhjetëra protestues kanë dalë në protestë përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, mes tyre edhe aktorët Neritan Liçaj dhe Robert Budina. Ajo që vihet re është një pjesëmarrje e ulët.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/12/2020 01:23

    Po maska pse nuk mbani?Sa per akuzat qe I kane keqtrajtuar,ata vete te keqetrajtuarit, duhet te bejne akuza ne prokurori.Gjithashtu nuk mund te mos ve re, ne ato tre kerkesa qe keni bere, mungon nje e katert: teatri.Pse nuk keni kerkuar kur do ndertohet teatri? Nuk iu intereson te keni ambient per shfaqje e te merrni fitime per to,apo /dikush/ tjeter po ju'a paguan rrogat qe duhet t'i merrnit per art,por qe po I merrni per protesta?!

    Përgjigju
  • Asqiriu: 20/12/2020 23:32

    Rroft qiveria posht Sala !!!! Posht 21janari Rroft 1prilli kualicionit !!!!!!! Posht 2013-2017 rroft 2017-2025’29 ...

    Përgjigju
  • asl: 20/12/2020 21:56

    Njerez te blere nga pd me diplloma fallco vetem e vetem per te hyre ne politike e per te marre nje roge te majme,keta jane "artistet" labake.

    Përgjigju
  • Leda: 20/12/2020 21:04

    Fakti kur dhe kto pseudo artist qe nuk dija as ekzistencen e tyre kerkojn dorheqjen e Veliut njelloj si rrugecrit qe shkaterruan qytetet deri dje,do thot qe nuk ka dallim mes tyre.Tani sa her do Liloja,Mona e Birisha nuk mund te shkarkohen ministrat e drejtoret.

    Përgjigju
  • Xhaja: 20/12/2020 20:23

    Po kur kercenojne keta zagare! Po kujte i rru*** per ju mor qelbesira!

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 20/12/2020 20:10

    tash asht ndrru ministri, e prap "... bisht qeni mer ja hu ..."

    Përgjigju
  • Toni: 20/12/2020 20:07

    Periudhën më të zezë në këto tetë vjet e kanë kaluar shkërdhatat dhe hajdutët si puna e Budina&company dhe jo populli...

    Përgjigju
  • sula: 20/12/2020 19:41

    Pranej sju vjen njeri juve se jeni legena politik dhe jo artista.Rrini aty se poplli as ju pjerdh fare

    Përgjigju
  • Ardian: 20/12/2020 18:39

    O xhi xhi o pasha o vella o Syzi o mencuri o asllan.. Sipas edmond regjizorit keshtu duhet tiu drejtohet policia protestusve , me dore ne zemer Mire mo mondi shkruaje ne aktin e IV te drames tende. Pastaj mos haro na u mplaken e na u TRASHEGUAN.....

    Përgjigju
  • mali: 20/12/2020 18:33

    RAMA teatri te behet aty ku ishte dhe si ishte...

    Përgjigju
    • Toni: 20/12/2020 20:12

      O “gropa”,teatri aty do bëhet por s’do ketë asnjë lidhje me halenë që quhej “teatër kombëtar”!

  • Aleanca: 20/12/2020 17:41

    Aleanca Budina - Nertan “Pacino”- Monika “Cikolone” & Sali “Deniro”, ne proteste per lirimin Bred Sres Pid

    Përgjigju
  • Trapa jane: 20/12/2020 17:04

    Keta kujtojne se po bejne nje skenar filmi antipolicesk. Le te grumbullohen dhe te shperndahen me reciprocitet."po zhduken provat e shembjes se teatrit "nga telefoni i x y.ti jap nje keshille ketij licajt "merr nje shishe benzine dhe digj vehten publikisht.keshtu teatrit te ri do i vidhet emri "Neri i tanit te licajt "

    Përgjigju
  • Ema: 20/12/2020 17:02

    Po organizojn estrad per krishtlindje ha ha

    Përgjigju
  • Kerkohen te revoltuar: 20/12/2020 16:35

    Pas femijeve Monika po perdor adoleshentet Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri.Javet ne vazhdim do te arrijme edhe tek mosha e trete...

    Përgjigju
  • Thjatro shqiptare: 20/12/2020 16:03

    Protesta qe do te filloi ne oren 18 deti 19 do te behet per Astrit Seranaj. Nga ora 19 deri me 20 per Donald Martini. Nga ora 20 deri me 21 per Gentian Hasanin. Per Ergys Mërtirin keni ne dispozicion nga ora 21 deri 22. Ju njoftojme se java eshte e zene me keta kater...aktoret e Salehut. Ju te tjeret te Ilir Floririt te Monikes javen qe vjen...

    Përgjigju
    • Bebe: 20/12/2020 16:58

      Hahahahahahahahahaha javen tjeter per Klevis Balliun se atehere nuk u be protesta

  • Endri: 20/12/2020 16:00

    Filluan bajgat

    Përgjigju
  • Tirona: 20/12/2020 15:52

    Late nom ku do behen njehere njerez te kulturuar disa pseudointelektuale qe po na dalin me kete proteste te dirigjuar nga ata qe dirigjuan nje proteste me femije dhe tani po mundohen qe te ngrejne popullin ne kete proteste e cila do te deshtoje ashtu sic kane deshtuar te tjerat .....

    Përgjigju
    • @Tirona: 20/12/2020 17:01

      Nuk behen dot se nuk kane kauze po lufte per te rene ne sy. Edhe nje njeri vetem mund te dali te bettase per cfare gjykon se ka te drejte. Nese shumica ste perkrah dmth qe mendon ndryshe prandaj prit radhen. Nuk i imponohesh dot as me ulerime as qurravitje po me arsye dhe model

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?