Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit/ Neritan Liçaj flet si politikan: Stop vjedhjeve të votave me çunat problematik! Të kërkojë falje për këto 8 vite

20 Dhjetor 2020, 19:28| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 19:42

  • Share

Aktori Neritan Liçaj, në protestën për lirimin e 4 anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka mbajtur një fjalim i cili më shumë se për të drejtat e njeriut, i ngjante një fjalimi politik. Ai tha se kjo qeveri do të duhet të dalë që t'i kërkojë falje qytetarëve për këto 8 vite dhe të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Zotërinjtë e pushtetit abuzues e kanë parë vendosmërinë tonë, në shkurt bëjmë tre vjet, kot e kanë me këto forma, nuk u prodhojmë më asgjë përveç skandale. Kjo mazhorancë nuk është më legjitime dhe gjëja më e mirë ishte t'i vinin gishtin kokës, të lejojnë zgjedhjet e pastra jo me vjedhje se me dhunë nuk e mbajnë dot pushteti. Ne jemi këtu, nuk trembemi, e kemi treguar, nuk intimidohemi kështu që këtu na kanë, për t'i thënë shtetit, sot se këtu flas unë, ata duhet ta kenë parasysh se janë në shërbimin tonë, ministër do të thotë shërbëtor, janë shërbëtorët e mi prandaj ta lënë agallëgun, arrogancën, të ulin kokën, t'i kërkojnë falje për këto 8 vite vjedhje dhe t'i japin zgjedhje zgjedhjeve të ndershme dhe t'i japin stop vjedhjeve me çunat problematik", tha Liçaj.


Lajmi kryesor:

Aleanca për Teatrin ndryshon kauzë: Protestë çdo ditë në shesh për të drejtat tona! Të largohet Ardi Veliu, me të Shqipëria ka njohur periudhën më të zezë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?