‘Kanë përmbajtje radioaktive, armë e shkatërrimit në masë’, çfarë është një 'bombë e pistë' dhe pse Rusia pretendon se Ukraina mund të përdorë një të tillë?

25 Tetor 2022, 08:17| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 08:25

  • Share

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka pohuar se Ukraina mund të përdorë një "bombë të pistë",  një pajisje që përmban material radioaktiv si dhe eksplozivë konvencionalë. Ai nuk ka ofruar asnjë provë, ndërsa Ukraina , po ashtu dhe Franca, Britania e Madhe dhe SHBA i kanë hedhur poshtë akuzat.

‘Bomba e pisët’ është një bombë që përmban material radioaktiv, si uraniumi, i cili shpërndahet në ajër kur shpërthen eksplozivi i tij konvencional.

Këto bomba nuk përmbajnë material radioaktiv ‘shumë të rafinuar’, siç përdoret në një bombë bërthamore, por në vend të kësaj ka materiale të tjera radioaktive nga spitalet, stacionet e energjisë bërthamore ose laboratorët kërkimorë.

Kjo i bën ato shumë më të lira dhe më të shpejta për t'u prodhuar sesa armët bërthamore. Ato mund të barten edhe në pjesën e pasme të një automjeti, për shembull. Për shkak se pasojat radioaktive mund të shkaktojnë sëmundje serioze, si kanceri, një bombë e tillë do të shkaktonte panik në e popullatë.

Federata e Shkencëtarëve Amerikanë kanë marrë një shembull për të llogaritur se  çarë pasojash do të kishte sulmi me një bombë të tillë, ata kanë llogaritur se nëse një bombë që përmban 9 g (0.3oz) kobalt-60 dhe 5 kg TNT (bombë e pisët) do të shpërthejë në majë të Manhattanit , në Nju Jork, kjo do ta bënte të gjithë zonën e qytetit të pabanueshme për dekada.

Për këtë arsye, bombat e pista njihen si armë përçarjeje në masë. Që materiali radioaktiv në një bombë të pistë të shpërndahet në zonën e synuar, ai duhet të reduktohet në formë pluhuri. Por nëse grimcat janë shumë të imta ose lëshohen në erëra të forta, ato do të shpërndahen shumë gjerësisht për të bërë shkaktuar më shumë dëm.

A është përdorur më parë një bombë e pistë?

Nuk ka pasur ende një sulm me bombë të pista në botë. Megjithatë, ka pasur tentativa. Në vitin 1996, rebelët nga Çeçenia vendosën një bombë me dinamit dhe cezium-137 në parkun Izmailovo të Moskës.

Ceziumi ishte nxjerrë nga pajisjet për trajtimin e kancerit. Shërbimet e sigurisë zbuluan vendndodhjen e saj dhe ajo u çaktivizua.

Në vitin 1998, shërbimi inteligjent i Çeçenisë gjeti dhe çaktivizoi një bombë të pistë që ishte vendosur pranë një linje hekurudhore në Çeçeni. Në vitin 2002, Jose Padilla, një shtetas amerikan që kishte kontakte me al-Kaedën , u arrestua në Çikago me dyshimin se kishte planifikuar një sulm me bombë të pista. Ai u dënua me 21 vjet burg.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Grupi Wagner rekruton të burgosur me HIV! Putin: Përshpejtoni vendimmarrjen në Ukrainë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?