Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, por nuk do të hyjnë në konflikt, kjo sipas deklaratës s Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Ned Price, ndërkohë përsëriti qëndrimin e SHBA-së se do jetë përkrah Ukrainës.
Rusia ka akuzuar Kievin se po përgatit sulm me bombë të pisët dhe për këtë arsye, Moska i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të trajtojë këtë çështje.
“Kievi po përgatit të përdorë si "provokim”. Ne do ta konsiderojmë përdorimin e bombave të pista nga regjimi i Kievit si një akt terrorizmi bërthamor”, tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vassily Nebenzia në një letër drejtuar Guterres dhe Këshillit të Sigurimit.
Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së thotë se do të dërgojë një ekip për të inspektuar dy vende në Ukrainë me kërkesë të qeverisë. Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) do të ekzaminojnë vendet nëse ka shenja të "aktiviteteve bërthamore të padeklaruara", thanë zyrtarët. Vendndodhja e objekteve nuk u bë e ditur, por Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi tha se njëra prej tyre ishte inspektuar muajin e kaluar. Kjo vjen mes akuzave ruse se Kievi po përgatitet të përdorë bomba të pista. IAEA tha se mori një ftesë nga qeveria ukrainase për të kryer "aktivitete verifikimi" në dy vende të paspecifikuara, duke shtuar se inspektorët e agjencisë tashmë i vizitojnë të dy vendet rregullisht.
Ndërkohë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar së fundmi se 6,374 civilë kanë humbur jetën dhe të paktën 9,776 u plagosën që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, në Berlin u mbajt Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës, e kërkuar nga kancelari Olaf Scholz dhe nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen: u propozua ideja e një "Plani Marshall", me ndihmë deri në 1.5. miliardë në muaj nga BE.
Rusia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të trajtojë çështjen e "bombës së pistë" që Kievi po përgatitet të përdorë si "provokim".
"Ne do ta konsiderojmë përdorimin e bombave të pista nga regjimi i Kievit si një akt terrorizmi bërthamor", tha ambasadori i Moskës. Vassily Nebenzia i shkroi Kombeve të Bashkuara në një letër drejtuar Guterres dhe Këshillit të Sigurimit.
Moska ka mirëpritur propozimin e presidentit francez , Emmanuel Macron, për të përfshirë Papa Françeskun dhe autoritetet amerikane në bisedimet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, raporton Tass.
Dje, Macron i kërkoi Papës që të thërriste presidentin rus, Vladimir Putin, patriarkun ortodoks rus Kirill dhe presidentin amerikan, Joe Biden, për të "promovuar procesin e paqes" në Ukrainë.
Vlerësimi i qëndrimit të Uashingtonit për planet e Kievit për të përdorur një bombë të pistë ishte i ndryshëm, pasi Rusia e gjykoi "të papranueshëm duke pasur parasysh peshën e këtij kërcënimi", komentoi Peskov.
Të burgosurit rusë të rekrutuar nga mercenarët e Grupit Wagner thuhet se vuajnë nga sëmundje të rënda infektive, veçanërisht HIV dhe hepatiti C, sipas raporteve nga Ukraina këtë të martë,
Grupi Wagner, një rrjet mercenarësh dhe një ushtri de facto private e presidentit rus Vladimir Putin thuhet se ka rekrutuar të burgosur nga burgjet ruse që vuajnë nga sëmundje të rënda infektive, veçanërisht HIV dhe hepatiti C.
Sipas informacionit të mbledhur nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës , zyrtarët ushtarakë rusë janë detyruar të shënojnë luftëtarë të tillë të sëmurë me byzylykë të përshtatshëm në krahë.
Departamenti i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës tha:
“Fenomeni tashmë është bërë i përhapur.”
"Kështu, vetëm nga një koloni korrektuese nr. 5 në fshatin Metallostroy, rajoni i Leningradit, më shumë se njëqind të burgosur me HIV ose hepatit C të konfirmuar u "mobilizuan" në PMC "Wagner".
"Për të "shënjuar" militantët e infektuar, komanda e "Wagner" i detyron ata të mbajnë byzylykë të kuq në rast të HIV-it dhe të bardhë - në rast të hepatitit."
Ai shtoi:
“Midis militantëve të tjerë që janë të detyruar të shërbejnë së bashku me të infektuarit, ka indinjatë në rritje për këtë situatë. Dihet se mjekët rusë refuzojnë sistematikisht të ofrojnë ndihmë për të plagosurit me hepatit ose HIV.
Militantë të kapur me HIV dhe hepatit janë gjetur tashmë në Ukrainë, gjë që konfirmon informacionin për "rekrutim" masiv të të burgosurve të infektuar në PMC "Wagner".
Raketat ruse dhe sulmet me dronë të prodhuar në Iran kanë shkatërruar mbi një të tretën e sektorit të energjisë së Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky, gjatë një konference më 25 tetor lidhur me rindërtimin e Ukrainës.
“Rusia po shkatërron gjithçka, prandaj është shumë e vështirë për ne që ta kalojmë dimrin”, tha Zelensky teksa iu adresuar përmes video-lidhjes konferencës në Berlin.
Në këtë konferencë morën pjesë kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Von der Leyen tha se sulmet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës përbëjnë “akt të pastër të terrorizimit”. Ajo tha se shkalla e shkatërrimit të Ukrainës është “tronditëse”, teksa Banka Botërore vlerëson se dëmi total ka arritur në 350 miliardë euro.
Presidentja e KE-së tha se duhet të lansohet një platformë koordinuese për rindërtimin e Ukrainës “sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësi para fundit të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm”. Gjatë konferencës, Scholz deklaroi se sulmet e vazhdueshme ruse me dronë paraqesin një pikë të re të ulët të luftës së Moskës kundër Ukrainës, por edhe një shenjë të dëshpërimit të Moskës.
Scholz tha se rindërtimi i Ukrainës është një “detyrë brezash” dhe duhet të nisë menjëherë, edhe kur po vazhdon pushtimi rus.
“Këtu bëhet fjalë për krijimin një Plani të ri Marshall për shekullin e 21-të – një detyrë brezash që duhet të nisë tani”, tha ai.
Megjithatë, Zelensky tha se Ukraina ende nuk ka pranuar “asnjë cent” për planin e rindërtimit të shpejtë, që është në vlerë prej 17 miliardë dollarësh. Ai po ashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të mbulojë deficitin buxhetor për vitin e ardhshëm, që pritet të jetë 38 miliardë dollarë.
Ndërkaq, ministri i Komuniteteve dhe Zhvillimit të Territoreve të Ukrainës, Oleksiy Chernyshov, tha se rindërtimi i Ukrainës duhet të nisë tani, kur luftimet po vazhdojnë./REL
Trupat ruse lëshuan dronët kamikaze Shahed nga territori i Bjellorusisë, duke shkaktuar alarmin ajror në Kiev dhe rajonin e kryeqytetit ukrainas. Kjo u raportua nga kreu i shërbimit të marrëdhënieve me publikun e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, koloneli Yuriy Ignat, në Ukrainska Pravda.
"Rusia po fokusohet në infrastrukturat civile, në veçanti energjinë. Pra, ne po punojmë me Ukrainën për të riparuar këtë infrastrukturë tani me 1 miliard euro ndihmë emergjente. Deri tani kemi furnizuar edhe 400 gjeneratorë e më shumë”, kjo u bë e ditur në një postim në Twitter presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila foli sot në Konferencën për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore HAWK. Ky sistem kundërajror është më i vjetër dhe do të merrej nga stoqet e ushtrisë amerikane për t’i ndihmuar forcat e Kievit që të rrëzojnë dronë dhe raketa ruse, thanë zyrtarët amerikanë.
HAWK, është një sistem përgjues i raketave tokë-ajër, me rreze të mesme veprimi dhe nëse dërgohet në Ukrainë, do të ishte një sistem më i avancuar sesa Stinger – që është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze më të shkurtër veprimi – që SHBA-ja i ka ofruar tashmë Ukrainës.
HAWK është i ndërtuar sipas teknologjisë së epokës së Vietnamit, por që atëherë sistemi është përditësuar disa herë. Sistemi HAWK është paraardhës i sistemit të mbrojtjes raketore PATRIOT që prodhohet nga Raytheon Technologies, të cilin SHBA-ja ka thënë se nuk do ta dërgojë në Ukrainë, thanë zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti për agjencinë Reuters.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka premtuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Uashingtoni do t’i japë Kievit sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, pas një vale shkatërruese të sulmeve ajrore të kryer gjatë këtij muaji nga Rusia ndaj caqeve cilivile dhe infrastrukturës ukrainase.
Që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja ka dërguar ndihmë ushtarake në Kiev në vlerë prej 17.6 miliardë dollarësh./REL
Banka Botërore tha të hënën se kishte disbursuar 500 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat urgjente të shpenzimeve të krijuara nga pushtimi rus i 24 shkurtit dhe lufta e vazhdueshme.
Sipas OKB të paktën 6,374 civilë u vranë dhe të paktën 9,776 njerëz u plagosën që nga 23 tetori gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në total, 16,150 njerëz u prekën gjatë bastisjeve.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev. Steinmeier mbërriti me tren në Kiev
Steinmeier dhe Zelensky do të nisin një apel të përbashkët për qytetet dhe bashkitë gjermane për të lidhur marrëveshje afatshkurtra me bashkitë e Ukrainës për të ndihmuar njerëzit gjatë dimrit. Qytetarët ukrainas vuajnë veçanërisht nga shkatërrimi i infrastrukturës energjetike pas sulmeve të fundit me dron dhe raketa ruse.
Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka pohuar se Ukraina mund të përdorë një "bombë të pistë", një pajisje që përmban material radioaktiv si dhe eksplozivë konvencionalë. Ai nuk ka ofruar asnjë provë, ndërsa Ukraina , po ashtu dhe Franca, Britania e Madhe dhe SHBA i kanë hedhur poshtë akuzat.
‘Bomba e pisët’ është një bombë që përmban material radioaktiv, si uraniumi, i cili shpërndahet në ajër kur shpërthen eksplozivi i tij konvencional.
Këto bomba nuk përmbajnë material radioaktiv ‘shumë të rafinuar’, siç përdoret në një bombë bërthamore, por në vend të kësaj ka materiale të tjera radioaktive nga spitalet, stacionet e energjisë bërthamore ose laboratorët kërkimorë.
Kjo i bën ato shumë më të lira dhe më të shpejta për t'u prodhuar sesa armët bërthamore. Ato mund të barten edhe në pjesën e pasme të një automjeti, për shembull. Për shkak se pasojat radioaktive mund të shkaktojnë sëmundje serioze, si kanceri, një bombë e tillë do të shkaktonte panik në e popullatë.
Federata e Shkencëtarëve Amerikanë kanë marrë një shembull për të llogaritur se çarë pasojash do të kishte sulmi me një bombë të tillë, ata kanë llogaritur se nëse një bombë që përmban 9 g (0.3oz) kobalt-60 dhe 5 kg TNT (bombë e pisët) do të shpërthejë në majë të Manhattanit , në Nju Jork, kjo do ta bënte të gjithë zonën e qytetit të pabanueshme për dekada.
Për këtë arsye, bombat e pista njihen si armë përçarjeje në masë. Që materiali radioaktiv në një bombë të pistë të shpërndahet në zonën e synuar, ai duhet të reduktohet në formë pluhuri. Por nëse grimcat janë shumë të imta ose lëshohen në erëra të forta, ato do të shpërndahen shumë gjerësisht për të bërë shkaktuar më shumë dëm.
A është përdorur më parë një bombë e pistë?
Nuk ka pasur ende një sulm me bombë të pista në botë. Megjithatë, ka pasur tentativa. Në vitin 1996, rebelët nga Çeçenia vendosën një bombë me dinamit dhe cezium-137 në parkun Izmailovo të Moskës.
Ceziumi ishte nxjerrë nga pajisjet për trajtimin e kancerit. Shërbimet e sigurisë zbuluan vendndodhjen e saj dhe ajo u çaktivizua.
Në vitin 1998, shërbimi inteligjent i Çeçenisë gjeti dhe çaktivizoi një bombë të pistë që ishte vendosur pranë një linje hekurudhore në Çeçeni. Në vitin 2002, Jose Padilla, një shtetas amerikan që kishte kontakte me al-Kaedën , u arrestua në Çikago me dyshimin se kishte planifikuar një sulm me bombë të pista. Ai u dënua me 21 vjet burg.