Lidhja intime e Adjola Lakra me Hekuran Billën, ka ndodhur pas një ftese për miqësi që i dashuri i saj Sebastian Mali i ka bërë Hekuranit, por duke përdorur profilin e Instagramit të Adjolës. Gjithçka ka qenë e mirëmenduar dhe aspak rastësore, pasi Sebastian Mali, nipi i Prel Markut të vrarë në 2006 në Angli, ka vënë në zbatim një plan të mirëorganizuar. Hasmi i tij, Hekuran Billa, kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga qelia e burgut të Fushë-Krujës, dhe për këtë ai së bashku me dajën e tij Viktor Marku kanë filluar të mendojnë për strategjinë e vrasjes së Billës.
Për këtë është përdorur "karremi" Adjola Lakra, një vajzë 26-vjeçare që çuditërisht ra në dashuri me dy persona hasëm të betuar me njëri-tjetrin dhe për çudi me të dy mbante kontakte të vazhdueshme. Sapo Adjola Lakra,është arrestuar policia i ka kërkuar që të dorëzojë telefonin e saj, pasi numri i saj ishte ndër numrat e fundit që kishte biseduar me viktimën Hekuran Billa. Por vajza, 26-vjeçare nuk ka qenë në gjendje të japë një argument duke treguar se aparatin telefon nuk e kishte, pasi e thyeu plotësisht sapo kishte mësuar vrasjes e të dashurit të saj Hekuran Billa. Por një dyshim shumë i fortë është dhe fakti se mbrëmjen e krimit 26-vjeçarja Lakra nuk ka qenë fare në zonën e Komunës së Parisit, aty ku ajo e kishte thirrur Hekuran Billën për takim, pasi siç tregon vajza, ajo ishte vonuar për të shkuar në vendin e takimit, pasi kishte shumë trafik.
Një rrëfim kontradiktor që shton akoma dhe më tepër dyshimet për implikimin e saj në këtë vrasje, duke luajtur me dy porta. Kjo pasi siç ka treguar në polici Adjola Lakra, sapo ka mësuar nëpërmjet lajmeve në telefon se ishte vrarë Hekuran Billa, ajo ka shkuar në pallatin e saj dhe ka parkuar makinën në garazh. Çuditërisht sërish në ambientet e garazhit ka takuar ish-dashurin e saj, Sebastian Mali, i cili sipas saj ishte duke qarë dhe i binte timonit me grushta. Vajza ka treguar se aty ka filluar të qajë dhe ajo, dhe në këto moment e ka parë Lulja, mamaja e Sebastianit dhe e ka pyetur se çfarë ke, por 26-vjeçarja i ka thënë se “…kanë vrarë Lanin…”. Ky takim rastësor brenda në garazh mes dy ish-dashnor të përlotur ka shtuar akoma dhe më tepër dyshimet për Adjola Lakran, njeriun që sipas policisë nxori në pritë të dashurin e saj Hekuran Billa, duke mos i shkuar fare në takim, por e lënë në fatin e qitësve. Në rrëfimin e saj vajza 26-vjeçare ka treguar më tej se ishte lidhur me Sebastian Malin dy vite më parë, kur ajo kishte ardhur në Tiranë, ku dhe jeton me familjen. Në një parukeri është njohur me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malin e më pas ka krijuar një lidhje intime me djalin e saj. Mirëpo sipas saj një ditë Sebastiani i ka marrë telefonin duke i thënë se dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari në instagram me emrin Lani Billa, e më pas i bëri ftesë. “…unë e kam pyetur se kush është ky tipi dhe ai më ka thënë “…është hasmi im…”.
Por më tha mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa më pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë ta pëlqej atë. Nga Billa kam mësuar se ai jetonte në Anvers të Belgjikës dhe do të takoheshin sapo të vinte në Tiranë. Të dy kanë krijuar një lidhje intime në muajin nëntor 2019 dhe takoheshin çdo herë pranë qëndrës “Kristal”, pasi Hekuran Billa, kishte marë një shtëpi me qëra aty. Teksa ka krijuar lidhjen me Hekuran Billën, 26-vjeçaria tregon se filloi të frekuentonte shpesh të dashurin e ri në banesën me qira. Pikërisht në këtë kohë ajo i ka dhënë fund lidhjes me Sebastian Malit, duke i pohuar këtij të fundit se i pëlqente Hekuran Billa, ndërkohë çuditërisht ky çift ndahet pa zhurmë ku sipas Adjolës, Sebastiani i ka pohuar qetësisht se:“…ajo kishte jetën e saj dhe duhet të vazhdonte jetën me të dashurin e ri…”. Një situatë sa sureale dhe ironike për një kapërcim dashurie nga njëri hasëm tek hasmi tjetër, në një kohë kur vajza 26-vjeçare edhe pse pranon se i kishte dhënë fund lidhjes me Sebastian Malin, vijonte të takohej me të herë pas here dhe ta ushqente me informacione të dashurin e parë për Billën./Përgatiti Elton Qyno
Lajmi kryesor:
Nxori në pritë Billën/ Burg për Adjola Lakrën! Pamjet e saj në gjykatë: S'kam marrë para! Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte më tha 'kanë vrarë Lanin'
B.K./ReportTv.al