Një konflikti i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në kanosje me armë në Vlorë, ku një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë gjahu një 57-vjeçar.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një 47-vjeçar kishte kanosur me armë gjahu L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
"Si rezultat i veprimeve u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.