Gazetarja Afrovita Hysaj

Kanosi ndërmjet telefonit gazetaren për shkak të një lajmi, vihet nën hetim pronari i një televizioni në Vlorë

24 Tetor 2023, 23:00| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 11:25

  • Share

VLORË- Albert Deliaj, pronari i televizionit TV 6+1 Vlora, është vënë në hetim nga policia e Vlorës, pasi ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, për shkak të një lajmi, gazetaren Afrovita Hysaj.

Lajmi i publikuar kishte të bënte me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Policia njofton se në lidhje me ngjarjen, drogimin dhe përdhunimin e 26-vjeçares, është shpallur në kërkim për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi A. D., 57 vjeç, banues në Vlorë pasi: Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.10.2023, për vënien në pranga të 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike, sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë rast. Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit O. T., A. C. dhe G. M., për të nxitur 26-vjeçaren që të konsumojë lëndë narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njoftimi i plotë i policisë.

E reja u gjet në rrugë pa ndjenja mëngjesin e të shtunës nga policia. Policia ka arrestuar 2 shtetas, Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon dhe ka shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin pasi akuzohet se dyshohet të kenë detyruar të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të me dhunë. Kjo referuar komunikatës së Policisë. Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keno: 25/10/2023 10:00

    Populli i Vlores e mban mend qe ky TV i degjeneruar filloi te shfaqte filma porno qe ne 1996. Mbasi e kercenuan se do ti vinin flaken, nuk i shfaqi me. Ca pret nga pjella e nje te degjeneruari. Tani kane bere leke sic duket e jane trimeruar.

    Përgjigju
  • Genci: 25/10/2023 09:31

    Ky pronari i pseudotelevizionit qe ne fakt eshte nje gjobaxhi institucionesh nje njeri ordiner kumarxhi pirranec duhet te mari ndershkimin e merituar per kanosjen qe ka bere.Llumi Vlores fshatar i zbritur nga dhite

    Përgjigju
  • Ermali: 25/10/2023 08:39

    Gazetari ka të drejtë te nxjerre ne pah padrejtësitë e bëra ne kurriz te njerzëve te thjeshte ! Kërcënimet ti martin mbrapshtë këta qe ju duket se kane kapur stratosferen me dorë ! Ashtuuuuu bjeruni kokës nxirruani lakrat e palara ne shesh ti njohë më mirë populli !

    Përgjigju
  • Eri: 24/10/2023 23:08

    Pergezime gazetares për kurajon dhe forcën për të denoncuar rastin dhe vënien para përgjegjësisë të personit të katërt VK. Si ka inicialet ashtu qënka vërtetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?