Kanosi nxënësit me thikë teksa luanin në Lungomaren e Vlorës, 30-vjeçari me probleme mendore dërgohet në spitalin psikiatrik

28 Prill, 17:12| Përditesimi: 28 Prill, 17:14

  • Share

VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar personin me probleme të shëndetit mendor, i cili një ditë më parë në Lungomare ka kanosur me thikë disa nxënës të shkollës të cilët kanë qenë duke luajtur.

Policia njofton se ai është lokalizuar sot, 28 prill, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares.

30-vjeçari A.M., është vënë në hetim dhe është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?