Tre deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën 8 minutëshe të një ditë më parë në parlament. PS kërkoi përjashtimin e Saimir Korreshit, Edmond Spahos dhe Kastriot Pirolit të cilët vijuan zbatimin e skenarit të kaosit në seancë.
Në mungesë të 13 të përjashtuarve, këta 3 deputetë ndezën disa tymuese. Ishte Kastriot Piroli që furnizoi me flakadanë Korreshin e Spahon, që i ndezin tymueset teksa socialistët miratonin rregulloren e re të përjashtimeve.
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës do të zhvillohet në orën 16:00 ndërsa edhe këta deputetë do të ndëshkohen përmes rregullores së vjetër me 10 ditë përjashtimi maksimal, derisa ajo e miratuar një ditë më parë me 74 vota pro, që parashikon përjashtim deri në dy muaj të nisë zbatimin.
Sipas rregullores së re parashikohet përjashtimi maksimal 2 muaj. Një ditë më parë, Gazment Bardhi paralajmëroi se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë rregullore.
Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka bërë ironi pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, që vendosi sot përjashtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën e një dite më parë në Kuvend.
"Shoqa Linditaaa dhe Komiteti i Internim - Debimeve na shpalli përsëri armiq të pushtetit e na dënoi për 10 ditë përfshirë dhe Krishtlindjen si shfaqje e huaj. Kush ka ndonje mik për ndonjëpule kompleksi se gjelin na e hengri Brigadierja", shkruan Korreshi në rrjete sociale.
Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli të cilët zhvilluan kaosin në seancën e një ditë më parë teksa kolegët e përjashtuar të Rithemelimit u përplaseshin me gardën në oborrin e parlamentit, janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi.
....rruges u kenaqem me shakate e kripura te Duces...nga Ushnjaaa!!!
PërgjigjuKorreshi vjen nga shqipja e vjeter ‘ korr dhe shi pa firo ‘ . Je bere si vellai i Arit!
PërgjigjuKoreshi preshi tani te shkoj te ushqej gjelat e detit se i del me mire se karrigia e deputetit qe i ve flaken vazhdimisht! Edhe kalamajt e kopshit kane me shume mend se keta kerricat e opozites!
Përgjigju