Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka bërë ironi pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, që vendosi sot përjashtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën e një dite më parë në Kuvend.
"Shoqa Linditaaa dhe Komiteti i Internim - Debimeve na shpalli përsëri armiq të pushtetit e na dënoi për 10 ditë përfshirë dhe Krishtlindjen si shfaqje e huaj. Kush ka ndonje mik për ndonjëpule kompleksi se gjelin na e hengri Brigadierja", shkruan Korreshi në rrjete sociale.
Lajmi kryesor:
Kaosi në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 3 deputetë! Korreshi e Spaho ndezën flakadanët e ‘fshehur’ nga Piroli
B.K/ReportTv.al