Radha në Kakavijë/ Pa ujë e bukë, shqiptarët 3 ditë në pritje për testin që të ikin në Greqi! Radha e makinave 20 km! Shtohen mjekët dhe tamponët në kufi

14 Gusht 2020, 08:13| Përditesimi: 14 Gusht 2020, 17:26

  • Share

KAKAVIJË- Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi.  

Ditën e sotme, siç shihet në pamjet me dron të sjella nga Report Tv, radha e makinave ka shkuar deri në 20 km, teksa 5 persona, mes tyre të moshuar dhe fëmijë kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe ka ardhur ambulanca për t'i marrë.

Kjo situatë është krijuar për shkak se Greqia ka vënë si kusht bërjen e tamponit për të kaluar kufirin dhe ai mundësohet falas për kategoritë që lejohen të hyjnë. Arsyeja e dytë është se në datën 16 gusht në Greqi hyn në fuqi vendimi se cdo person që hyn në vend duhet të karantinohet 7 ditë dhe qytetarët duan të shkojnë përpara kësaj date duke krijuar radhë të gjata. Arsyeja e tretë është se në Kakavijë ka 2 mjekë të cilët punojnë 12 orë ndërsa numri i lartë i qytetarëve nuk mund të përballohet, pasi identifikimi, marrja e të dhënave dhe bërja e tamponit kërkon kohën e duhur. Arsyeja e katërt është se pala greke është e mbyllur në harkun kohor 22:00-06:00, duke kufizuar një pjesë të madhe të punës.

Pikërisht për këto 4 arsye të sipërpërmendura, vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës. Qytetarët shprehen të indinjuar, ku i bëjnë apel shtetit shqiptar për të ndërhyjë, pasi thonë se shumica e tyre kanë ardhur për ripërtëritjen e kartave të identitetit/ pasaportave dhe pak prej tyre për të kaluar pushimet.

Në Kakavijë ka forca të shumta policore që kanë arritur të normalizojnë pak situatën. Por në kufi vetëm dy infermierë po punojnë një herë në 4 orë, pasi ata pushojnë një orë.

Nga autoritetet policore shqiptare të kufirit mësojmë se policia ka qenë e pranishme në Kakavijë për të parë situatën nga afër. Në bisedime me policinë greke kufitare prej tyre është mësuar që e gjithë situata kaotike krijohet vetëm prej personelit të reduktuar të autoriteteve shëndetësore për të bërë tamponin, që është me detyrim për këdo që do të kalojë në Greqi. Pra personeli kufitar është me kapacitet të plotë, por e gjithë radha dhe pritja e gjatë prej ditësh është bërë për shkak të mungesës së personelit mjekësor.

Ora 16:14
Qytetarët bllokohen në Kakavijë, Hajdari: Qeveria të lërë pushimet dhe të zgjidhë urgjentisht këtë situatë

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur e shqetësuar për fatin e emigrantëve shqiptarë, të cilat prej tre ditësh po presin në radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës.

Qytetarët shqiptarë ndodhen në kushtet e vështira të vapës së madhe, mungesës së higjienës dhe ujit të pijshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari i ka bërë thirrje qeverisë që të lërë pushimet dhe deklaratat boshe, por të gjejë një zgjidhje konkrete për këtë situatë. Ajo është ofruar personalisht për t'u angazhuar në zgjidhjen e situatës, përmes bisedimeve me homologë grekë.

Deri në këto momente, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikën kufitare edhe pas orës 22:00. Ndërkohë që deri tani pala greke ka rritur testimet në 330 në orë, nga 200 testime në orë që ishin më përpara.

"Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë radhët e stërgjata në Kakavijë.

Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin. Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve. Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!! Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës", shkruan Rudina Hajdari.

Ora 14:53
Kaosi në Kakavijë/ Burime: Greqia shton numrin e testeve në orë! Do bëhen mbi 400 tamponë

Pas negociatave me autoritet shqiptare, pala greke ka rënë dakord për të rritur numrin e testimeve në orë për qytetarët që duan të hyjnë në Greqi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga 100 teste që bëheshin në orë, Greqia ka rritur numrin e tyre duke e çuar në 200. Ndërkohë, referuar po të njëjtave burime brenda ditës së sotme, do të kalojnë 400 tamponë në orë. Kjo vendim vjen me qëllim për të normalizuar situatën e krijuar në Kakavijë, ku qindra qytetarë prej 3 ditësh janë në pritje për të kaluar në tokën greke.

Ora 14:46
Në mes të rrugës nën 40°C/ Policia shpërndan shishe uji për qytetarë që po presin në radhë në Kakavijë (VIDEO)

Policia u ka ardhur në ndihmë qindra qytetarëve që janë prej 3 ditësh në Kakavijë duke pritur kalimin në Greqi. Ata kanë shpërndarë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu, për të normalizuar qarkullimin, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar konfuzion janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë në mbështetje të punonjësve të Policisë Rrugore. Ndërkohë, nga ana e drejtuesve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe drejtuesve të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë janë marrë e po merren takime të shpeshta me qëllim ndikimin nga ana e Policisë greke të autoriteteve shëndetësore greke për të shtuar personelin me qëllim që të kryhen në kohë më të shpejtë tamponët për COVID-19. Policia u bën apel qytetarëve që të mos dynden drejt Kakavijës, pasi në ditët e ardhshme pala greke do të kufizojë akoma më shumë lëvizjet drejt shtetit grek.

Ora 12:09
Qytetarët apel shtetit: Të flitet me doganën greke që të mos e mbyllin kufirin gjatë natës (VIDEO)

Ndërsa temperaturat shënojnë 40 gradë celsius, situata vështirësohet edhe më shumë për qytetarët që janë lënë në mëshirë të fatit në Kakavijë. Ata shprehen të revoltuar për kamerën e Report Tv, duke bërë thirrje për organet kompetente që kufiri të mos mbyllet gjatë natës.

"Kam ardhur që në 2 të mëngjesit, kemi ecur vetëm 500 metra, policët bënin indiferentin na thoshin që s'kemi ç'të bëjmë", thotë një qytetar.

"Kemi ardhur që në orën 1, s'kemi as ujë për të pirë, kemi nevojë të shkojmë për nevoja personale, s'dimë si t'ia bëjmë", thotë një grua në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.

"Kam ardhur që në orën 1 e gjysmë, është shumë keq nuk lëviz fare, se dimë a do të lëvizim apo jo, po presim në mes të vapës", thotë një qytetar tjetër.

Ndërsa një tjetër thotë se ka ardhur me bukë e ujë për 2 ditë. "Kemi ardhur me bukë e ujë për 2 ditë, jemi përgatitur por do e kapim 3-shin, i bëjmë thirrje vendit që të flasin me doganën greke që të mos e mbyllin nga ora 10 deri në 6", thotë ai.

Ora 12:00
Kaosi në Kakavijë/ Nëna me 4 fëmijë në mëshirë të fatit: I kam të vegjël, plasën vape (VIDEO)

Qytetarët po kalojnë momente të vështira duke pritur në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ndërsa po përballen me vapën dhe mungesën e ujit. Ata shprehen të revoltuar për kamerën e Report Tv. Një ndër ta është edhe një nënë me 4 fëmijët e saj e cila po lufton me vapën në mes të rrugës.

"Gjithë natën kemi këtu, jemi mërzitur shumë, fëmijët plasën vape janë të vegjël, nuk e di a do të kthehemi, kemi gjithë këto harxhime, s'dimë si t'ia bëjmë", tha një nënë e 4 fëmijëve.

Ora 11:54
Kaosi në Kakavijë/ Ministria e Jashtme: Pala greke po shtohet numri i mjekëve

Pas kaosit të krijuar prej 3 ditësh në pikën e kalimit kufitar në Kakvijë, ka reaguar ministria e Jashtme e cila ka bërë me dije se do të shtohen mjekët që bëjnë tamponin. Në deklaratën zyrtare, ministra bën me dije se pala greke ka njoftuar se do të marrë masa të tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

"Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa të tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit. Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën", njofton Ministria.

Ora 11:26
3 ditë në Kakavijë/ Qytetarët bllokojnë me gurë hyrjen për në Shqipëri (VIDEO)

Të revoltuar pasi prej 3 ditësh po qëndrojnë në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë për të kaluar në Greqi, qytetarët kanë zgjedhur që të bllokojnë rrugën për të gjithë ata që vijnë nga Greqia për në Shqipëri. Si pasojë e zemërimit për situatën e krijuar, qytetarët kanë marrë këtë vendim, pasi nuk po gjejnë asnjë zgjidhje për problemin e tyre.

1597397290_bllokohetrrugamegure.jpg

Ora 11:23
Qytetari në Kakavijë: Një 13-vjeçare iku me urgjencë në spital, nuk e lanë as të kalonte (VIDEO)

Qytetarët janë të lodhur dhe të revoltuar në pritjen 3-ditore ne Kakvijë për të kaluar në Greqi. Njëri prej tyre tha se një 13-vjeçare iku me urgjencë në spital dhe nuk e lanë as të kalonte në kufi, pasi gjendja e saj u përkeqësua nga vapa e lodhja. Gjithashtu edhe dy të moshuar janë larguar me ambulancë në spitalin e Gjirokastrës për shkak të vapës së madhe.

Ora 11:20
Në kulmin e krizës në Kakavijë, ministri Gent Cakaj fik telefonin (VIDEO)

Teksa në Kakavijë situata paraqitet kaotike, me qytetarë që po vuajnë mes temperaturave të larta, mungesës së ujit të pijshëm dhe të higjienës, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është "zhdukur". Report Tv tentoi që të kontaktonte me ministrin, por celulari i tij rezulton i fikur. Në kulmin e krizës, ministri mbyll telefonin, duke mos iu gjendur pranë qytetarëve që prej 3 ditësh po qëndrojnë në pritje në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë.

Ora 11:18
Qytetarët në Kakvijë kalojnë momente të vështira në mes të rrugës, nën 40°C nuk kanë as ujë për të pirë

Qindra qytetarë shqiptarë apo të huaj që kanë ngecur në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë po kalojnë momente të vështira, ku po përballen me 38 deri në 40 gradë celsius, por edhe mungesë të lëngut jetësor, ujit.

Ora 10:19
Pamje me dron nga kaosi i krijuar në Kakavijë, qytetarët presin prej 3 ditësh për të shkuar në Greqi

Pamje me dron të siguruara nga Report Tv tregojnë vargun e makinave prej 20 kilometrash nga Kakavija deri në Gjirokastër të qytetarëve që kanë 3 ditë që presin për të bërë tamponin e detyruar për të shkuar në Greqi.

Ora 09:03
Radha në doganë/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një qytetareje

1597393376_rradha.jpg

Gjendja shëndetësore e një qytetareje në Kakavijë është rënduar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se prej mbrëmjes së djeshme ajo ka shfaqur probleme shëndetësore. Qytetarët prej 3 ditësh po qëndrojnë në radhë në pritje për të kaluar drejt Greqisë, mes temperaturave të larta, diellit të fortë, por edhe gjatë natës.  

Ora 09:00
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Parësore shtresat vunerabël, të kalojnë menjëherë kufirin

Për situatën e pazakontë të krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ka reaguar edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili i bën thirrje ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të marrin masa të menjëhershme për kategoritë më vunerabël që prej ditësh presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë.

"Radhët e gjata, temperaturat e larta dhe mungesën e shërbimeve të higjienës e ndjejnë më shumë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe njerëzit me probleme me shëndetin" shprehet Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku shton se "këto shtresa duhet të jenë në fokus parësor të autoriteteve për të kaluar menjëherë kufirin".

Grumbullimi dhe qëndrimi i gjatë në rrugë rrit shanset për t'u prekur nga COVID-19 dhe për këtë komisioneri kërkon që ministritë të ndërmjetësojnë me autoritetet greke për rritjen e numrit të personave që kalojnë kufirin.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson rëndësinë e masave pozitive të përkohshme, në përputhje me protokollet e OBSH për luftimin e pandemie COVID19, për të gjetur një pikë mirëkuptimi me qytetarët dhe autoritetet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 14/08/2020 16:41

    Te mos lejohet asnje grek me hy ne shqiperi. Shtet me rrezikshmeri te larte covit 19. Kaq. Edhe shihe si è hapin kufirin. Po deshen ma, hiqi Anastasit te drejten me ndej ne shqiperi. Kaq. U kry bac

    Përgjigju
    • Shoku: 14/08/2020 17:56

      Anastasin Turi e ka bo Likja me pashaporte shqiptare nuk ke ca i bo.

    • Tura: 14/08/2020 17:05

      o maestro jane shqiptare qe duan te ikin andej e jo greke qe duan te vijne ketej ... po helbete ti anapodho i lexon lajmetse ku do ilene tere ata kafshe qe vijne verdalle e bllokojne ruget ne kohe COVID, nje zot e di. greket me pas 2 pare mend e mbyllin kufirin dhe keta arixhijte e makinave le te piqen ne diell se ju hengri b**** te udhetonin ne kohe te veshtira. cdo gje nis me nje zgjedhje .....

  • BENI: 14/08/2020 16:27

    PO c'fare prisni mor te mjere,,prisni tju dhjesin ne koke,,,, familjaret e atyre qe jane bllokuar ne kakavije ,,te vijne ne tirane para ministrise te jashtme dhe te bllokojne brenda kete qelbesiren e kosoves qe edi rama na e pruri si minister,,,,,dhe te thyejne me gure xhamat e ministrise,,,,pse rrini te heshtur or te mjere,,ngrihuni--korrini dhe shtypini,,,katundare dhe punetore nga shkodra ne vlore...

    Përgjigju
  • Patrioit: 14/08/2020 16:12

    Akoma nuk e kane kuptuar shqiptaret se nuk kane se perse te presin ndonje te mire ngs greku.

    Përgjigju
    • patriotja: 14/08/2020 17:06

      bravo djali. po ja qe te gjithe jane stoike dhe duan te shkojne ne ate ane te kufurit ... si i behet?

  • xxx: 14/08/2020 16:07

    Greku me mire ta mbylli kufirin ashtu si e ka mbyllyr BE se sa te turturoje shqiptaret ne kete forme pa uje dhe temperatur 40 grade

    Përgjigju
    • Alb: 14/08/2020 17:27

      BE nuk e ka mbyllur kufirin per shqiptaret me leje qendrimi atje, te njejte jane edhe shqiptaret qe ndodhen ne kakavije.Ata jane rezidente ne shtetin grek jetojne dhe punojne atje dhe normal kane te drejte te kalojne per ne Greqi,por fatkeqesia jone eshte qe kemi patur gjithmone shtet karagjoz qe gjithmone i ka braktisur shqiptaret

  • Shteti: 14/08/2020 15:38

    Nuk perben asnje cudi, shtet i marre fund prej kohesh, por jemi nje popull bageti e i pa gdhendur qe heshtim, heshtim, prosvalemi, nenshtrohemi pa piken e dinjitetit. Ku eshte banditi kryeminister ku eshte, duke u shellerur buze detit bashke me shpurren e tij. Edhe 100 vjet keshtu do vuaje populli i lashte shqiptar persakohe hesht e nenshtrohet perballe nje klase politike mafjoze.

    Përgjigju
  • Sheep: 14/08/2020 15:26

    Sa popull dele jemi prandaj jemi ketu ku jemi sot keta paskan ardhur per pushime dmth per qef kur e gjithe bota eshte e izoluar shqipot duan pushime ca faj ka shteti shqiptare ketu haha me kujtohet kur ishte koha e karantines kufiri ishte i mbyllur qytetaret kerkonin te kalonin kufirin. Por te dashur emigrant problemi qendron te pala greke te shteti plere ne te gjitha kuptimet ku jetono ju qyqetar.

    Përgjigju
  • Beeeeee: 14/08/2020 14:50

    Shqipot mire qe ankohen po flasin dhe greqisht pastaj qutetaret duan te ikin si dele perpara dates 16 gusht sepse detyrohen te karantinohen per 7 dite. E ca faj ka shteti shqiptare ketu pervec se duhet te kishte mjeke edhe ne doganen shqiptare per kryerjen e tamponeve.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/08/2020 14:00

    Tallin menderen grekeria,se Shqiperia nuk ka minister te jashtem,kryeministrihallemadh i Shqiperise po i qane hallin Bjellorusise si kryetar i OSBE dhe merre me lang se mishi u hang. Deri sa te kemi KLANSEKTIN PS,PD,LSI MJERE NE!

    Përgjigju
    • meri: 14/08/2020 15:07

      Nuk mundet as M.Jashtem dhe as K.Ministri te detyroj nji shtet tjeter,qe te futi ne teritorin e vet persona te Infektuar,dhe te ver ne rrezik qytetaret e vendit te vet.Ne venset e BE rregullat jan thuajse te njejta,edhe ne Itali ,kush futet nga vendet me numer te lart te prekurish nga COVID,eshte i detyruar te bej tamponin.

  • Kusho: 14/08/2020 13:51

    Tallin by**en me shqiptaret. Te dyja qeverite. A e shikon qeveria jone se ca po behet? Nuk ka ndonje deklarate? Virus, pa virus, e njejta situat ne kufi.

    Përgjigju
  • Alvanos: 14/08/2020 13:30

    Digjni posten greke ne kufi digjni athinen sot ne proteste ta marrin vesh njeher e mire kush jane shqiptaret

    Përgjigju
    • Hahaha hihihi: 15/08/2020 09:40

      Siga se mos djegin dhe selanikun...ketu e hedhin shu*en perpjet se atje te hane...sa kam qeshur

  • Bo bo: 14/08/2020 13:26

    Un do vrisja veten dhe ne greqi nuk do shkoja,ca rrine akoma shqiptaret ne ate vend te falimentuar dhe me njerez me injorant se shqiptaret vete

    Përgjigju
    • Eni: 14/08/2020 17:30

      Rrine nga halli se vendi i tyre i vjedh dhe poshteron me keq se greku

  • Rilindja: 14/08/2020 13:24

    Edi Rama është zyrtatisht ministri i jashtëm i Shqipërisë. Ai duhet të jetë aty me njerëzit dhe të kërkojë urgjentisht takim me palën greke. Bashkë me Gentin ose t’i dalin zot situatës ose të qërohen dhe t’ua lënë vendin djemve më të aftë ta drejtojnë Shqipërinë. Përfundimisht Rilindja nuk përfaqëson Partinë Socialiste, por është vetëm një klan që ka kapur Partinë. Ka ardhur koha të shporen përfundimisht nga drejtimi i partisë kjo farë e keqe.

    Përgjigju
  • Shoku: 14/08/2020 13:08

    Nuk e kuptoni qe Greqia e ben kete cdo vit se nuk do qe euro ti dali nga shteti saj dhe tani ne kete kohe te gjitha shtetet evropiane kane vene karantinen qe paraja mos te dali, po pse o mjerane nuk rrini atje dhe beni plazh po hani dynjane kot poshte e lart, Greqia ka plazhet me te bukura ne bote,merrni ne qafe familjet e femijet rrugeve, o kthehuni ne shqiperi te gjithe o rrini atje se ngelet rrugeve cdo vit po kete muhabet.

    Përgjigju
  • Irisi: 14/08/2020 12:50

    Ta gezojme rilindjen me termet e me tampon dhe radhe kilometrike per te ikur nga vendi...votojeni prape o shqipo

    Përgjigju
  • Boll: 14/08/2020 12:25

    ..asht ora me vendos me punu tokën e lanë djerrë në Shqipni..,e me nis me jetu në Mëmëdhe!..

    Përgjigju
  • Ardi: 14/08/2020 12:20

    Ne cdo shtet pavaresisht situates, funksjonojne emergjencat civile, dhe ne kto raste dergohen disa ekipe te cilat shperndajne uje dhe asistojne ekipet mjeksore. Ktu te ne emergjencat civile funksjonojne si vend ku disa marrin rrogen nfund tmuajit. Kemi nji drejtor emergjencash, ish drejtor i pergjithshem i policise qe pas shume e shume skandalesh e sistemuan aty, ashtu si ndodh perhere, sa te harrohen episodet. Po ky ishte ky drejtori Çako nkohen e termetit?? Su bo i gjalle askund!! Ku eshte ky zotria nket periudhe qe emergjencat duhet te jene ne gatishmeri, qofte dhe per faktin se eshte sezoni veror!!! Mos te flasim per min.e Jashtem qe llogjikisht per ne si shqiptare eshte i jashtem sepse nuk eshte shtetas shqiptar por i republ. Se kosoves. Nuk di se me clloj gjuhe apo reagimi duhet te vendose ky popull per kto palaçot qe kemi neper institucione

    Përgjigju
    • Une: 14/08/2020 13:03

      Nuk ka lidhje ministria e jashtme me cfare ndodhe brenda territorit shqiptare por eshte detyre e ministrise se brendshme, te mbrotjes dhe emergjencat civile te ndihmojne njerezit ne kohe krize.

  • Alb: 14/08/2020 12:02

    O zote sa keq kena perfunu si pupulle.

    Përgjigju
  • Soni: 14/08/2020 11:51

    Cakaj eshte nje nga deshtimet e Rames...pa lidhje po fare me pozicionin....si shumica e administratoreve te piktorit

    Përgjigju
  • Dhimitri: 14/08/2020 11:42

    Te kishte shtete kta persona si turturojne prindite dhe femiet ne rradhe mbi 40c dhe rrecikojne jeten e tyre ne burge. Dhe medja krize haaaaaaa turpe te keni ku e shofni krizen ni grupe budallashe si kane lujte nga medja e kokes ka njerze nga Evropa si jane te ngelure ne shtete te nryshme tashe 7 muje dhe sprete kushe ne rradhe neper kufi veqe presine te permirsohet situata.

    Përgjigju
  • aaaaaaa: 14/08/2020 11:01

    Ikni nga Kapshtica o Shqipo....nuk ka as radhe as tampon

    Përgjigju
  • Une: 14/08/2020 10:47

    kthehuni ne shtepite tuaja se torturuat femijet.

    Përgjigju
  • vera: 14/08/2020 10:28

    RRINI Mor njerez neper shtepite e juaja,,,punoni tokat e juaja,,,,mjaft ju shfrytezoi greku,,,kthehuni dhe te perbysim edi raman,saliun,ilir meten sepse keta jane shkaktaret qe ju kane detyruar te emigroni nga ky vend i bekuar....

    Përgjigju
    • fix: 14/08/2020 13:43

      ne kanale i hedhin ata qe presin leke nga partia se ne fshatin tim punojne, shesin e mbajne nga dy shtepi vetem me krahe. po sa per te mos ardhur ketu,po faleminderit kush se do kete vend le ta gjeje rrugen e te na lere rehat

    • Blanckard: 14/08/2020 12:46

      Po moj shoqe ke te drejte ti punojn tokat dhe ti hedhin neper kanale sic ndodh gjithmon. Po thuaj pse vini ne kte vend te mbaruar

  • Jorgo: 14/08/2020 08:58

    Ca t’ju beje shteti shqiptar, a e dinit se duhet bere tamponi ne kufi ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?