Policia u ka ardhur në ndihmë qindra qytetarëve që janë prej 3 ditësh në Kakavijë duke pritur kalimin në Greqi. Ata kanë shpërndarë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.
Gjithashtu, për të normalizuar qarkullimin, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar konfuzion janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë në mbështetje të punonjësve të Policisë Rrugore. Ndërkohë, nga ana e drejtuesve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe drejtuesve të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë janë marrë e po merren takime të shpeshta me qëllim ndikimin nga ana e Policisë greke të autoriteteve shëndetësore greke për të shtuar personelin me qëllim që të kryhen në kohë më të shpejtë tamponët për COVID-19. Policia u bën apel qytetarëve që të mos dynden drejt Kakavijës, pasi në ditët e ardhshme pala greke do të kufizojë akoma më shumë lëvizjet drejt shtetit grek.
Lajmi kryesor:
Radha në Kakavijë/ Pa ujë e bukë, shqiptarët 3 ditë në pritje për testin që të ikin në Greqi! Radha e makinave 20 km! Shtohen mjekët dhe tamponët në kufi
//ReportTv.al