Kaosi i PD në Kuvend, progres raporti i BE për Shqipërinë: Qeveria kaloi ligjet pa debat! S'u zbatuan vendimet e Kushtetueses

30 Tetor, 14:44| Përditesimi: 30 Tetor, 14:45

  • Share

1729153061_kaosnekuvend.jpg

Në progres raportin e BE për Shqipërinë përmendet edhe kaosi i opozitës në Kuvend. BE thotë se për shkak se aktiviteti parlamentar u ndërpre nga opozita, qeveria kaloi ligjet pa debat.

Po ashtu, BE thekson se Kuvendi përgjatë periudhës monitoruese të këtij viti, Kuvendi nuk respektoi disa nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë këtu vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës, rregulloren e Kuvendit apo ligjin për Komisionet Hetimore.

Në progres raport thuhet se Parlamenti nuk arriti të emërojë kryetarët dhe anëtarët e disa institucioneve, duke përfshirë Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD).

"Gjatë seancës së vjeshtës 2023, funksionimi normal i Kuvendit ishte dukshëm ndërprerë nga deputetët e opozitës për shkak të kufizimeve të supozuara nga shumica në pushtet për të drejtat e tyre, veçanërisht nga refuzimi i kërkesës së opozitës për ngritjen e një sërë komisionesh hetimore. Si rezultat, ligjet u miratuan nga shumica qeverisëse pa debat. Në mars 2024, shumica në pushtet dhe një pjesë e vogël e Partisë Demokratike të opozitës arritën një marrëveshje, që i riktheu normalitetin aktiviteteve parlamentare.

Gjatë periudhës raportuese, kuvendi nuk ka respektuar disa nga aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese. Këto kishin të bënin me antikushtetutshmërinë e disa ndryshimeve të ligjit për komisionet hetimore të miratuar në dhjetor 2023 dhe për Rregulloren e Kuvendit, si dhe përputhshmërinë e mandatit të deputetes së mazhorancës qeverisëse.

Mbikëqyrja e parlamentit ndaj ekzekutivit mbeti e dobët. Shumica e nismave legjislative janë paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Gjatë periudhës raportuese, Parlamenti edhe një herë nuk arriti të emërojë kryetarët dhe anëtarët e disa institucioneve, duke përfshirë Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD).

Zbatimi nga Parlamenti i kuadrit ligjor për proceset e konsultimit publik mbetet mjaft formale. Ndjekja në kohë dhe transparente nuk sigurohet gjithmonë.

Transparenca më e madhe dhe standarde më të larta etike në procedurat parlamentare janë ende të nevojshme për t'u mundësuar qytetarëve që të kenë akses lehtësisht në informacione rreth aktiviteteve të parlamentit dhe të nxitja e një dialogu politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës", thuhet në raport. 


Lajmi kryesor:

Report Tv siguron Progres raportin e BE për Shqipërinë: Mbështesim objektivin e qeverisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në 2027! Përparim në luftën kundër korrupsionit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?