Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato

Kaosi në Kuvend, ambasadori i BE thirrje partive: Reflektoni realitetin politik! Ka përpjekje për të arritur disa reforma, proces gjithëpërfshirës

11 Mars, 13:59| Përditesimi: 11 Mars, 15:34

  • Share

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u bën thirrje palëve politike që të rikthejnë normalitetin në Kuvend. Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në parlamenti, Gonzato tha për gazetarët se dialogu për të risjellë stabilitetin duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Ai theksoi se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë situatën aktuale politike, në mënyrë që të bëhen dhe reformat e nevojshme.

“E kam thënë dhe disa kohë më parë kur u pyeta pikërisht për këtë çështje. Megjithatë unë përdora fjalët që ne kishim thënë më parë dhe këto fjalë janë që ne dëshirojmë që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe konstruktiv. Duhet gjithashtu të reflektojë realitetin politik në vend”, theksoi ambasadori.

Po ashtu ai komenton edhe nisjen e bisedimeve për të kthyer parlamentin në normalitet.

“Unë e di që ka disa përpjekje që po bëhen në parlament, pikërisht për të arritur disa reforma në vend. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ka bërë të qartë që këto janë çështje të cilat ne besojmë do të zgjidhen së shpejti”, u shpreh Gonzato.

Prej gati 5 muajsh në Kuvend nuk ka një normalitet, pasi grupi i Rithemelimit vijon me skenarin e bllokimit. Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare, mes tyre edhe Bardhin e Rithemelimit me qëllim për të kthyer normalitetin në Kuvend. Në diskutime është edhe komisioni i Reformës Zgjedhore.  


Lajmi kryesor:

Negociatat për të ndalur kaosin në Kuvend, Nikolla ul nesër në tryezë Bardhin e Çuçin! SHBA e BE: Duam parlament tërësisht funksional!


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?