TIRANË- Pas kaosit në Kuvend, ku penguan edhe kryeministrin Edi Rama që të prezantojë programin qeverisës, opozitarët dolën me 3 vendime nga mbledhja e grupit të PD. Kreu i grupit, Gazment Bardhi ndërsa theksoi se Rama dhunoi të drejtat e opozitës, u shpreh se do të kërkojnë ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit dhe votëbesimin e kabinetit ‘Rama 4’.
Për opozitarët, seanca ishte në shkelje të Kushtetutës, ndërsa Begajt i bëjnë thirrje që të mos i thërrasë ministrat për betim.
“Kërkojmë përsëritjen e seancës solemne kushtetuese të paraqitjes së programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje Begajt të marrë praktikën parlamentare të asaj çfarë ndodhi për të konstatuar që votimi është antikushtetues se është kryer jashtë rregullave të caktuara nga Kushtetuta dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e Këshillit të Ministrave, pa pasur procedurë të rregullt parlamentare”, tha Bardhi pas mbledhjes së grupit.
Edhe përse nuk i kanë votat, grupi i PD duket se ka marrë edhe një vendim politik, kur thotë se do nisin procedurat për shkarkimin e kryeparlamentarit të ri, Niko Peleshi. Këtë të fundit, përpos se tha se ka shkelur rregulloren dhe Kushtetutën, Bardhi e quajti edhe një kukull që komandohet nga Edi Rama dhe Klodian Zoto.
“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por nj kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama”, tha Bardhi.
Grupi i PD u mblodh menjëherë pasi seanca në Kuvend ku penguan fjalën e Ramës u mbyll për 25 minuta. Kalimin pa debat të programit, Berisha e quajti një akt si të diktatorit koreano-verior Kim Jong Un dhe se sipas tij ishte një skenar i parapërgatitur.
“Ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime”, tha Berisha.
Kreu i PD-së tha se Rama shpalli luftë dhe se asgjësoi vullnetin e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Me aktin e tij, shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi, vullnetin e shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Ramës, republikës parlamentare, Kushtetutës së kësaj republike. Shpalli luftë, të hapur, me një skenar të përgatitur bashkë me kreun e Kuvendit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij”, tha Berisha.
Me fuqinë që i japin 83 kartonët në mandatin e tij të katërt, Edi Rama ia bëri edhe njëherë të qartë opozitës, se pavarësisht hapësirës për të folur edhe në respekt të zgjedhësve demokratë, nuk mund të tejkalojnë kufirin etik të çdo parlamenti të BE, pasi përgjigjja siç kryeministri theksoi do jete e njëjtë si sot, hapje e votimit dhe përfundim i parakohshëm i seancës.
Pas seancës rekord të ditës së sotme që votoi pa diskutime programin qeverisës të PS, Partia e Lirisë bëri akuza në adresë të qeverisë dhe mazhorancës socialiste.
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, tha Kryeministri Edi Rama shmangu përballjen me opozitën ditën e sotme, duke lënë në mes prezantimin e programit.
“Sot kuvendi nuk miratoi dhe as mandatoi një qeveri të re por e zhyti vendin edhe më thellë në paligjshmëri, korrupsioni, krim dhe varfëri. Programi gjoja qeverisës nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete dhe as u jep përgjigje pyetjeve të përditshmërisë së shqiptarëve përse sot Shqipëria ka taksat dhe tarifat më të larta në rajon ndërkohë që kemi pagat dhe pensionet më mizerabël. Përse nuk do të jemi vend fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon? Përse do vijojë të rritet borxhi publik dhe varfëria do thellohet?
Në programin e ri qeverisës Kosova nuk përmendet në asnjë paragraf. Si është e mundur që një Kryeministër shqiptar të mandatohet për herë të 4 kur vizioni i tij politik është lufta ndaj qytetarëve dhe një strategji antikombëtare. Përse Shqipëria do vijojë të mbetet vend i pasigurt për jetën? Për këto pyetje Edi Rama nuk mund të përgjigjej sot para opozitës dhe sikundër e pamë të gjithë, me arrogancën dhe shkeljen e rëndë të Kushtetutës askush nuk mund të ketë iluzionin që në BE mund të na e garantojë në qeveri që në 12 vjet nuk arriti të garantojë ujë të pijshëm dhe që vjedh fondet e BE-së.
Edi Rama ju shmang sot përballjes me opozitën edhe për faktin se është autor i kapjes për fyti të sistemit të drejtësisë, duke e renditur Shqipërinë si të vetmin vend në Europën demokratike ku ka të burgosur politik dhe regjimi heton përndjek shantazhin dhe kërcënon këdo që i del përballë”, u shpreh Blushi.
Kreu i grupit të PL theksoi se Partia e Lirisë do t’i bashkohet mocionit të PD për të kërkuar shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Gazment Bardhi foli pas mbledhjes së grupit të PD, duke thënë se Edi Rama dhunoi të drejtat e opozitës. Bardhi tha se Rama s’do t’ia mbyllë dot gojën opozitës, ndërsa sulmoi edhe Niko Peleshin, duke e quajtur një kukull të komanduar të Ramës dhe Klodian Zotos.
“Në sallën e kuvendit duhet të sillet brenda rregullave, të prezantojë përbërjen e anëtarëve të këshillit dhe më pas secili prej nesh ishim përgatitur për të zhvilluar debat konstruktiv parlamentar. Rama nuk do ti diktojë sjelljen opozitës, s’do ia mbyllë gojën, dhe do duhet të respektonte kushtetutën dhe solemnitetin e një seancë që është e vetmja që rendin e ditës e ka të caktuar nga kushtetuta, Gjatë fjalës së Ramës, kryetari i Kuvendit, një kukull e komanduar nga Zoto dhe Rama i dha dy herë fjalën për të bërë propozime kreut të grupit të PS dhe ndërkohë që sipas rregullores për çdo propozim ka të drejtën e fjalës, një folës pro dhe një folës kundër. Në emër të grupit kemi kërkuar dy herë fjalën për të shprehur qëndrimin tonë për deputetë e mazhorancës. Ta nisësh seancën e dytë përsëri me shkelje të Kushtetutës, rregullores dhunoi të të drejtave të opozitës, këtë mund ta bëjë vetëm kukulla e Klodian Zotos”, tha Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se opozita do të nisë procedurat për t kërkuar nga parlamenti shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Ky vendim i opozitë vjen pasi sipas tyre, Peleshi në vetëm 2 seancat e para që ka drejtuar, ka shkelur rëndë Kushtetutën.
“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por një kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama.
Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën.
Do të ketë vendime hap pas hap të grupit parlamentar”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi tha pas mbledhjes së grupit të PD, se kanë vendosur që të kërkojnë ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë.
“Kërkojmë përsëritjen e seancës solemne kushtetuese të paraqitjes së programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje Begajt të marrë praktikën parlamentare të asaj çfarë ndodhi për të konstatuar që votimi është antikushtetues se është kryer jashtë rregullave të caktuara nga Kushtetuta dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e Këshillit të Ministrave, pa pasur procedurë të rregullt parlamentare”, tha Bardhi.
Në mbledhjen e grupit të PD, Sali Berisha u tha deputetëve se duhet të kalojnë në veprime pas kaosit në seancë ku penguan kryeministrin Edi Rama të prezantojë programin. Berisha tha se asnjë shqiptar nuk e kishte menduar se Rama mund të sillej kështu ndaj Kushtetutës.
“Ne duhet të kalojmë në veprime, veprime dhe vetëm veprime. Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për Kushtetutën, për parlamentin, për qytetarin. Kjo mbledhje sigurisht që është emergjente, e jashtëzakonshme sepse situata është e jashtëzakonshme. Asnjëri nga ne, asnjë shqiptar nuk do përfytyronte se ky bastard i xhelatëve komunistë, mund të sillej ndaj Kushtetutës dhe parlamentit në këtë mënyrë.
Kështu që unë u ftoj ju të diskutojmë, të vendosim bashkërisht për përgjigjen që do t’i japim këtij akti të pashembullt. Këtij akti që tejkalon edhe imagjinatën më të sëmurë, përveç imagjinatës së tij, i cili këtë e kishte të përgatitur, sepse e paralajmëroi disa herë që do votojmë po nuk dëgjuat Diellën.
Këtu kemi të bëjmë me një kompleks, me një konglomerat. Në bashkëfajësi të plotë me të është presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim. Droga është kryefjala e këtij regjimi në çdo anë, por ne duhet të marrim vendimet tona. Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm”, tha Berisha.
Komente

O kriminela kaloni ne veprim se per te zezen e kokes tuaj e keni .Rames dhe qeverise uk keni se çfar ti beni , sovrani i dha 83 votat per te çuar perpara Shqiperine .
Përgjigju