Kaosi në Kuvend, deputeti i Rithemelimit: Bllokuam vendet e ministrave që të rishikojnë kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore! Përjashtimi në shkelje të rregullores

19 Tetor 2023, 18:17| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 19:23

  • Share

TIRANË- Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë shkaktuar sot kaos në Kuvend. Ata bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige. Kjo situatë solli reagimin e PS, që më pas me vendim të Komisionit të Etikës u vendos përjashtimi i 23 prej tyre.

Por, pavarësisht kësaj situate të krijuar, deputeti Rithemelimit, Luan Baçi, i cili po ashtu u përjashtua, thotë në Report Tv se nuk e kanë bllokuar Kuvendin, por është mazhoranca ajo e cila po bllokon punimet duke mos të drejtat e opozitës. Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Baçi u shpreh se kjo është një lojë e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij e gjithë kjo ‘luftë’ u bë për t’i thënë qeverisë që duhet të rishikojë edhe njëherë kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore.

“Vendi ku duhet të debatojmë, ku duhet të themi fjalën tonë, ne bllokohemi. Qëndrimi ynë sot, nuk e shoh ndonjë qëndrim, pavarësisht se në lajme i vihet fjalë luftë dhe bllokim. S’kemi bërë as luftë, as parlament s’kemi bllokuar. Kuvendi bllokohet nga duke mos pranuar asnjë të drejtë të opozitës. Si opozitarë kemi bërë disa kërkesa, 5 për ngritje komisionesh parlamentare.

Shkuam për të bërë një mbledhje dhe për ti vënë para një përgjegjësie deputetët e PS, kemi qëndruar tek vendet e qeveritarëve në këmbë, duke iu thënë që kur hynë brenda duhet të rishikojmë kërkesat e opozitës. Të parapërgatitur, Felaj doli në një mikrofon të Gjiknurit na përshëndeti duke na thënë s’jeni as kolegë dhe u larguan në mënyrë të paturpshëm, mbledhin komisionin e etikës, pa lajmëruar deputetët që do i përjashtojnë. Ka një afat 48 orë dhe të jenë në komision të shikojnë provat dhe faktet. S’ka punë Rama të na caktojë kreun e grupit, është një lojë e pisët e Ramës.

Sa i takon përjashtimit, Baçi thotë se vendimi është në shkelje të rregullores, pasi i kanë përjashtuar me 11 ditë dhe jo 10 siç e parashikon rregullorja.

“Këtë herë e kanë bërë 11 ditë, nga 20 deri në 30. Çdo veprim i tyre është në shkelje të rregullores kanë uzurpuar të gjitha pushtete. Parlamentin e përdorin si të duan me urdhër të Ramës. Veprim kolektiv dhe politik”, tha Baçi.

Ndërkohë, analisti Agim Baçi si dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj thonë se PS nuk ka përse i rrëzon kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, pasi nuk e vendos ajo.

“Vetëm Rama nuk pranon komisione, që nëse je 35 deputetë ngrihet automatikisht. Nuk i ka lejuar kushtetuta mazhorancës nëse ka apo jo të drejtë”, tha Baçi.

“Mjafton 35 deputetë për të bërë një komision, nuk e vendos PS do e krijojë apo jo”, tha Hasanaj.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?