TIRANË- Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë dy deputetët e parë që u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së kaosit në Kuvend. Me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për dy deputetët demokratë, që ishin protagonistët e kaosit, në seancën që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u votua edhe programi qeverisës dhe ministrat e kabinetit.
Gazment Bardhi u ndëshkua pasi nuk lejoi kryeministrin Edi Rama të prezantonte programin e qeverisë. Madje, ai u filmua duke hedhur shihe uji në drejtim të tij, si edhe rregulloren dhe Kushtetutën drejt kabinetit qeveritar.
Gjithashtu edhe Fidel Kreka ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë.
Për shkak të kësaj situate, me kërkesë të PS u kalua direkt në votim. Programi i qeverisë dhe kabineti i ri u votëbesuan me 82 vota pro.
Komente

Bravo Fidel,ka lezet!se per kete pune te moren,nuk te moren per shkollen e mesme qe e more naten me domate,dhe as per universitetin qe e more naten dhe part time!
PërgjigjuKuvënd i ri, avaz i vjetër. Lumsi ne e lumsi ti Shqipëri që ´gjen qetësi!! Baballarët e kombit janë kthyer në boksier të peshave të rënda. Ne shohim luft gladiatorësh vetëm 25 minuta, në vend që të shohim kuvendin e burrave të kombit.
Përgjigju