Gazment Bardhi dje në Kuvend

Politikë

Kaosi në Kuvend, ndëshkohen Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka! Përjashtohen 10 ditë nga seancat

19 Shtator, 10:53| Përditesimi: 19 Shtator, 12:29

  • Share

TIRANË- Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë dy deputetët e parë që u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së kaosit në Kuvend. Me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për dy deputetët demokratë, që ishin protagonistët e kaosit, në seancën që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u votua edhe programi qeverisës dhe ministrat e kabinetit.

Gazment Bardhi u ndëshkua pasi nuk lejoi kryeministrin Edi Rama të prezantonte programin e qeverisë. Madje, ai u filmua duke hedhur shihe uji në drejtim të tij, si edhe rregulloren dhe Kushtetutën drejt kabinetit qeveritar.

Gjithashtu edhe Fidel Kreka ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë.

Për shkak të kësaj situate, me kërkesë të PS u kalua direkt në votim. Programi i qeverisë dhe kabineti i ri u votëbesuan me 82 vota pro.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?