Politikë

Kaosi në Kuvend/ Nënkryetarja e Kuvendit: Opozita sjellje të pahijshme, programi do prezantohet! Baçi: Rama kërkoi konflikt! Xhunga: Berisha bën teatër në Parlament

18 Shtator, 22:00| Përditesimi: 18 Shtator, 23:04

  • Share

Programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan ditën e sotme me 82 vota pro në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.

Kjo temë ka qenë në fokus të emisionit ‘Frontline’, në Report Tv, ku e ftuar në studio Klodiana Spahiu, nënkryetarja e Kuvendit, tha se sjellja e opozitës nuk ishte aspak e hijshme.

Spahia tha se programi i qeverisë do të prezantohet në vazhdim për të gjithë qytetarët.

‘Seanca do të ishte normale dhe të flitej nga secili deputet 10 minuta dhe u ra dakord nga opozita. Por opozita bënë sjellje aspak të hijshme. Kjo është një nga seancat më të rëndësishme. Qytetarët do donin të dëgjonin programin e qeverisë Rama 4. Më vjen keq që situata u krijua e tillë që s’u arrit që të zbatohej rregullorja sepse u kërkua që të mos shkelej rregullorja. Të gjithë presin që të dëgjojnë programin e qeverisë dhe do të gjendet një mënyrë që ta dëgjojnë pa zhurma dhe pa shkelje të rregullores mbase edhe jashtë atij ambienti. Por ne jemi kundër asaj lloj sjellje të opozitës, kjo opozitë kaq e reduktuar, duhet që të vinte me të njëjtën mënyrë sjellje’, tha ajo.

Analisti Agim Baçi tha se Rama kërkoi konflikt me opozitën gjatë seancës në Kuvend. Ai theksoi se qytetarët duhet që të njiheshin me programin qeverisës.

‘Kryeministri duhet që të shpjegonte programin. Je zgjedhur edhe duhet që ti shpjegosh shqiptarëve sepse je kryeministri dhe duhet që të tolerosh, ti krijon mundësit që kundërshtari politikë të marrë pjesë. Kjo nuk do të thotë se meqenëse opozita sillet kështu kryeministri Rama duhet që të ketë këtë sjellje’, tha ai.

Analisti Albi Xhunga, në një lidhje skype, tha se dy partitë politike janë në bashkëqeverisje me njëra-tjetrën.

‘Ato që bëhen në Kuvend janë aktrim. Votuan kodin zgjedhor bashkë, Berisha dhe Rama kanë halle të përbashkëta, dhe ajo në Kuvend është një teatër që niset nga Berisha dhe këta janë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dhe kur kanë nevojë për njëri tjetrin ata bëhen bashkë. Këta janë bashkë dhe hallin e kanë të përbashkët dhe halli quhet SPAK dhe SHBA që e mbështet SPAK. Ky është problemi i vërtetë. Çfarë premtoi Rama në fushatë na premtoi BE. Një shtet që ekonominë e ka të kapur dhe ka një sistem shëndetësor të mjerueshëm. Çfarë ka bërë Rama në këto 12 vite’, tha ai.

Shemsi Prençi, u shpreh se Rama kërcënoi opozitën dhe mori rolin e kryetarit të Kuvendit.

‘Ditën kur do të miratohej programi i qeverisë kryeministri nuk duhet që ta provokojë opozitën. Po në seancën kur miratohet programi nuk lexon programin por vendosi kushte duke i thënë unë ju nxjerr nga salla për pak minuta’, tha ai.

Ora 22:55
Kaosi në Kuvend nga opozita, Xhaferri: Përsëritje e seancës, presidenti të mos dekretojë ministrat

 

Deputeti i PD Besart Xhaferri, teksa komentoi seancën e sotme në Kuvend, ku programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan me 82 vota pro, tha se ajo ishte e mbushur me shkelje të Kushtetutës dhe rregullores parlamentare.

Ai deklaroi se opozita iu drejtua presidentit të Republikës me një shkresë zyrtare që të mos dekretojë ministrat e rinj dhe të mos miratojë seancën. Xhaferri shtoi se opozita nuk do të qëndrojë në heshtje përballë këtyre shkeljeve.

‘Vendimet që janë marr sot kanë dal edhe publikisht që patjetër që kanë qenë të maturuara, dhe ne i jemi drejtuar presidentit të Republikës me një shkresë edhe pse ai është një zgjatim i Edi Ramës që të mos dekretojë ministrat dhe mos të miratojë seancën e sotme dhe në këtë mënyrë ne mund të kërkojmë përsëritjen e seancës. Është edhe diçka, që fjalimin e kryeministrit nuk duhet që ta ndërpres asnjë deputet as nga mazhoranca dhe as nga opozita dhe fjala e tij u ndërpre nga një ministre që është ‘Diella’. Këta e quajnë atë si ministre, nëse ajo s’është ministre atëherë kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita do të kundërshtonte sepse pati shkelje të rregullores, sot duhet të ishte një seancë maratonë dhe nuk ndodhi. Jo për 5 minuta të kalosh seancën më të rëndësishme’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?