Mbrëmjen e djeshme dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën nga një aksident i dyfishtë në fshatin Varibop në autostradën Levan-Tepelenë (lexo këtu). Report Tv transmeton pamjet e momentit të parë pas aksidentit ku duken trupat e viktimave në rrugë dhe njollat e gjakut nga përplasja fatale. Ndërkohë që pasagjerët e tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes dëgjohen duke bërë thirrje për t’i dërguar me shpejtësi në spital të plagosurit. ‘Kape njëri këtë, hidhe shpejt se gjynah’ dëgjohen zërat e pasagjerëve të tjerë.
Aksidenti i parë ndodhi në momentin kur një kalimtar ishte duke kaluar rrugën dhe u përplas nga një makinë. Në këtë moment kanë ndaluar disa makina, përfshirë edhe disa nga pasagjerët e një autobusi të linjës Athinë-Tiranë për ta ndihmuar. Por një tjetër makinë erdhi me shpejtësi duke i përplasur pasagjerët e autobusit. Nga aksidenti humbën jetën Durim Lamaj 50 vjeç dhe Fetah Shahaj 64 vjec. Ndërsa 5 të plagosurit janë; Jorgji Meraj, Haxhi Lamaj, Sokol Dhima, Mënyre Lamaj dhe Agron Cecollari.
Komente

Ngushellime
PërgjigjuNgushellime
Përgjigju