Kronikë

Kapedani qan në seancë: Po bëhem ‘kokë turku'! Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtar që ka dhënë jetën për këtë profesion

7 Qershor 2021, 14:07| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 14:13

  • Share

1622455775_kapedani.png

Enkeleda Kapedani në mbrojtjen e saj para ILD-së ka deklaruar s epo bëhet ‘kokë turku’ nga persona që nuk i kanë arritur qëllimet e tyre, teksa njoftoi s eka paraqitur dorëheqjen nga posti i zv. kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

“Cfarë veprimi denigrues, nuk ishin veprime të pahijshme të dosjeve, të sallës apo të ndonjë tjetër, mos po konsumojë drogë apo po takoja palë apo ndonjë kriminel? Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e mija, i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik. 

Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion. Kam paraqitur dorëheqjen zi zv. kryetare e Gjykatës së Elbasanit”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

'Sfilonte' në zyrë/ Kapedani dorëhiqet si zv. kryetare, përlotet në seancë: Po bëhem kokë turku, mos lejoni që krimi të fitojë mbi mua! KLGJ e pezullon deri në fund të hetimeve


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?