TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur pezullimin nga detyra të Enkeleda Kapedanit deri në përfundim të hetimeve, pas video të publikuara në TikTok, teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari, ndonëse Kapedani nuk ka qenë e atij mendimi.
"Sot, në datën 7.6.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin nga detyra të magjistrates Enkeleda Kapedani, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, deri në përfundimin e procedimit disiplinor. Në vijim të procedurave, Këshilli, pasi dëgjoi argumentet përkatëse, vendosi pezullimin nga detyra të magjistrates deri në përfundimin e procedimit disiplinor, si dhe i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë hetime të mëtejshme për shkeljen disiplinore që i atribuohet.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, i angazhuar për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, siguron opinionin publik se i kushton vëmendje të veçantë sjelljes etike të gjyqtarëve jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe jashtë saj. Nga ana tjetër, Këshilli garanton respektimin e të drejtave kushtetuese të gjyqtarëve, në lidhje me prezumimin e pafajësisë dhe zhvillimin e procesit të rregullt ligjor, deri në përfundimin e procedimit disiplinor, thuhet në njoftimin e KLGJ.
E përlotur në seancë, në mbrojtje të vetes së saj, Kapedani tha se e gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën. Kapedani tha se ajo po “bëhet kokë turku e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”. Ajo është e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm.
“Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e mija, i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik. Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion”, tha ajo në seancë.
Nisur nga kjo, përpara se të pezullohej, njoftoi vendimin se ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv.kryetares së Gjykatës së Elbasanit. Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.
Enkeleida Kapedani
KLGJ pezullon deri në fund të hetimeve të Enkeleda Kapedanit.
Enkeleda Kapedani në mbrojtjen e saj para ILD-së ka deklaruar s epo bëhet ‘kokë turku’ nga persona që nuk i kanë arritur qëllimet e tyre, teksa njoftoi s eka paraqitur dorëheqjen nga posti i zv. kryetares së Gjykatës së Elbasanit.
“Cfarë veprimi denigrues, nuk ishin veprime të pahijshme të dosjeve, të sallës apo të ndonjë tjetër, mos po konsumojë drogë apo po takoja palë apo ndonjë kriminel? Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e mija, i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik.
Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion. Kam paraqitur dorëheqjen zi zv. kryetare e Gjykatës së Elbasanit”, tha ajo.
Në Këshillin e Lartë Gjyqësor kryegjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka deklaruar se prej 7 vitesh në detyrën e gjyqtares nuk është proceduar asnjë herë me shkelje.
"E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive. Kam mbaruar me mesataren 9.75 në universitetin e Tiranë. Bëj cdo ditë nga 10 deri 15 gjyqe. Të drejtosh Gjykatën e Elbasanit është sfidë më vetë", tha ajo.
Zonjes i behet nje verifikim i vendimeve qe ka dhene dhe pasurise. Nese del e paster, nuk ke pse e shkarkon kur autoritetet duket se ia kane futur gjume per rastet e gjyqtareve super te korrruptuar dhe te lidhur me krimin.
Përgjigjupo cfare na duhen lotet e krokodilit asaj ne ato video i ka folur subkonshienca. ajo ka nje subkonshience njesoj si mjedisi aty ne shqiperi, te ciulen e kam shume frike te me vendose fatin nqs do bjere ndonje here rasti. ajo ta nxjer gishti pas seance dhe ti nuk e mer vesh... asaj vertet qe me pushtetit e mare i ka hyre vetja ne qejf, e kur te mallkojne te thote : tu futte vetja ne qejf! te tjerat jane thjesht retorike, jam i sigurt qe do jemi ku e ku me mire pa kete bjonde te lyer.
Përgjigju