Foto ilustruese

Politikë

Burime: Kapen në Vlorë 2 persona që po tentonin të blinin vota për LSI-në, u gjenden para dhe bllok shënimesh me emra! U sekuestrohen celularët

20 Prill 2021, 22:18| Përditesimi: 20 Prill 2021, 23:10

  • Share

VLORË- Një tjetër rast i shitblerjes së votës është zbuluar, kësaj here në qarkun e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, njëri me kombësi turke dhe tjetri shqiptar. Sipas të njëjtave burime, vota po blihej në favor të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, megjithatë nuk dihet ekzaktësisht dinamika e ngjarjes.

I arrestuari me kombësi turke është identifikuar me incialet A.B e ndërsa shqiptari me inicialet J.M. Burimet nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije gjithashtu se u është gjetur një bllok me emra, të personave që dyshohet se do u blinin votën si edhe u janë sekuestruar telefonat celular për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale. Arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një operacioni që kishte nisur për një tjetër vepër penale, jo atë të shit-blerjes së votës.

Çështja do t'i kalojë SPAK, e cila ka në kompetencë hetimet për krime zgjedhore, ku siç ka raportuar më herët Report Tv, kjo strukturë do të jetë në terren edhe më 25 prill dhe do të bëjë monitorim në të 12 qarqet për të shmangur krimet zgjedhore!

Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në Pukë, ku kanë rënë në pranga sekseri dhe nën hetim drejtuesi politik i LSI-së, Vasil Shabani dhe Demir Syla, teksa iu gjetën një sasi prej 528 mijë lekësh si edhe një listë me emra. Pas raportimit të këtij rasti, ka ardhur edhe reagimi i LSI-së, ku e kanë mohuar të jenë përfshirë në shitblerje të votave, por po bënin prova për votimin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ergys: 21/04/2021 07:19

    Jane parate qe Like Muti u ka vjedhur shqiptareve.

    Përgjigju
  • dulja: 21/04/2021 05:22

    hee LSI ,lsi nuke hoqe dore nga manipulimet kudo i fute hundet ,ku eshte Ai qe do priste duaret hyyy plerat e kombit

    Përgjigju
  • Cubi: 21/04/2021 05:02

    Ti pres duart qeni I saliut,se na cau gerneten,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ngeli me hanxhar ne dor.

    Përgjigju
  • : 21/04/2021 01:15

    LAJMERIM KA HUMBUR PRESHI-DENTI I SHQIPERISE NESER DUHET TE VEJE NE VLORE TU PRESI DUART KETYRE TE LESHI-ISE SE PO BLEJNE VOTAT URIME PRESHI-DENTIT PER KETE EVENT QE TU PRESI DUART KETYRE TE FLORIRIT

    Përgjigju
  • BENI: 21/04/2021 00:23

    ILIR MUTI ME PARA KA FITUAR CA VOTA ME PARE,,,TANI PO I NGEL SHARRA NE GOZHDE SEPSE POPULLI SHQIPTAR NUK KA NEVOJE PER PARATE E ILIR METES,,,SEPSE ATO PARA JANE PARATE E VJEDHURA POPULLIT SHQIPTAR...

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 21/04/2021 00:21

    Mos i zbuloni identitetin se illir meta jau keput duart! Keshtu ka deklaruar.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 21/04/2021 00:19

    Amon mos fillo me pre duret se do dalin te na kerkojne edhe invaliditet masnej kush i man me lek ato helbete Jon dur premet e LSI

    Përgjigju
  • populli: 20/04/2021 23:42

    Lsi lindi si parti e biznesit me jep te jap.. pse ju ben pershtypje sot !!

    Përgjigju
  • Beni: 20/04/2021 23:21

    Çojani Erdoganit ate turkun,se e sistemo mire.

    Përgjigju
  • O tej: 20/04/2021 23:13

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • Vlora: 20/04/2021 23:07

    Ku e kemi Presidentin. Vlora i kerkon te beje realitet fjalen e dhene. Pse kur vjedh lsi nuk eshte krim zgjedhor???

    Përgjigju
  • FATMIRI: 20/04/2021 22:39

    HOPA NESER ILIRI DO JU PRESI DUART KETYRE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?