Arrestohet Sebastian Mali 22-vjeç, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Hekuran Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë. I riu akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit te Komuna e Parisit. Ndërkohë që si autor të dyshuar për vrasjen, policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun i cili është vëllai i Prelë Markut. Pra, Viktor Marku që është në kërkim dhe nipi i tij, Mali sipas policisë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës. Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të të riut në Tiranë.
Njoftimi i plote i policise
Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Hekuran Billa.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit Hekuran Billes
Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Sebastian Mali 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billes. Shtetasi Sebastian Mali është nipi i shtetasit Prelë Markut i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa.
Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit Viktor Marku, si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.
Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet për ndalimin e shtetasit Sebastian Mali i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.
Lajmi kryesor:
Vëllai e nipi morën hakun për vrasjen në Angli, arrestohet i riu bashkëpunëtor, del videoja që zbuloi vrasësit, si e pritën Billën dhe më pas u larguan për në Pezë
//ReportTv.al