Dalin pamjet/ U nis nga Vlora, kapet gomonia me 700 kg kanabis në Otranto, pranga dy trafikantëve shqiptarë (VIDEO)

30 Gusht 2018, 10:44| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 17:19

  • Share

Falë një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane u bë e mundur kapja e një gomoneje që tentonte të trafikonte plot 700 kg marijuanë nga Vlora drejt brigjeve italiane. Guardia di Finanza e sinjalizuar nga partnerët shqiptarë arrestoi në bordin e saj edhe dy trafikantët D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç, të dy shqiptarë.

Droga e sekuestruar nga policia italiane

Si nisi operacioni i përbashkët
Policia Kufitare e Vlorës kishte siguruar informacione në rrugë operative dhe u  vu në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin. Pasi kanë humbur kontaktet dhe mjeti në ndjekje hyri në ujërat ndërkombëtare, Policia Kufitare njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në Itali finalizuan me sukses operacionin, edhe si rezultat i bashkëpunimit efektiv të forcave policore të dy vendeve, nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. 

Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë. 

Janë në vijim hetimet në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë mbetet e angazhuar për të goditur çdo paligjshmëri, e fton këdo që ka informacion të denoncojë në anonimat, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital!

 

Gomonia e kapur sot në Itali, vjen 5 ditë pasi në Brindizi u kapën në bordin e një gomoneje tjetër, 535 kilogramë kanabis, e dyshuar se vinte nga Shqipëria.Vlera e drogës në treg do të ishte 5 milionë euro. Mediat italiane raportuan se u prangosën 2 shqiptarë nga Vlora. Që prej fillimit të vitit, droga e dyshuar se ka dalë nga Shqipëria me destinacion shtetet e BE-së, vazhdon të ketë si rrugë kalimi, transportin nëpërmjet gomoneve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?